Dimal Basha është kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës, pas disa muajsh seancash të dështuara për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
Gjatë procesit të votimit, Basha arriti të sigurojë 73 vota për, 30 kundër dhe tri abstenime. Në votat pro ishin dhe votat nga Partia Demokratike e Kosovës.
Zgjedhja e Bashës kryeparlamentar i hap rrugën konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re, pas një ngërçi të gjatë politik, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Por kush është Dimal Basha?
Dimal Basha ka lindur më 12 tetor 1979 në Prishtinë dhe jeton në qytetin e Ferizajt.
Studimet e larta i ka përfunduar në “John Jay College of Criminal Justice” në New York, duke diplomuar me vlerësimin më të lartë në drejtimin “E Drejta Penale Ndërkombëtare.”
Dimali gjithashtu ka përfunduar studimet Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare, me fokus në “Konflikt dhe Siguri,” në Universitetin “The New School University,” po ashtu në New York.
Dimali ka punuar në zyrën e ish-Kongresmenit Eliot Engel, si dhe si Analist i të Dhënave Kualitative në Gjykatën Federale të ShBA-së.
Përveç kësaj, ai ka ushtruar një karrierë të suksesshme menaxheriale në Angli dhe ShBA.
Në politikë, Dimal Basha ka shërbyer si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës për dy mandate, duke përfaqësuar Lëvizjen Vetëvendosje!
Ai ka qenë anëtar në Komisionin për Punë të Jashtme, Komisionin për Legjislacion, Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së dhe Komisionin për Stabilizim-Asociim.
j.l./ dita

Po ky me këtë CV prej shkencëtari , çdo në atë parti të qelbur VV ? Bylmezi Albin Kurti , pse nuk e nxirrte më parë këtë kandidaturë , po e la vëndin pa institucione 9 muaj , e na këmbëngulte për nja dy plehra femrash ?
Suksese ne detyren e rendesishme dhe te nderuar te Kryetarit te Kuvendit te Kosoves,zoti Dimal,me ate emer te bukur Ilirjan.
Te qofte Puna e Mbare per forcimin dhe prosperitetin e Shtetit Dardan te Kosoves ne te gjithe Territorin cep me cep.Te formohet sa me shpejt Qeverria e Kosoves martyre,Per te mire te Atij populli te rrenjeve kombetare,se Aty i kemi syte!
Suksese ne pune, por nga foto u duka si vella me Lule Bashen tone. Tani e ka rradhen ky I joni sepse shume po flitet per nje vende ne kabinetin Rama. Mos u habisni, keshtu u be dhe me bregun. Kjo eshte PD qe ne duam, 80% te huazuare nga PPSH ose pinjollet e tyre.
U bë edhe Prishtina me një Basha edhe ky i shkolluar jashtë vëndit ça u duk interesante angazhimi i tij në zyrën e Engel por nuk thuhet se te kongresisti mund të ketë punuar ose belesh ose me 500€ në muaj
Kosova ka nje Inteligjence te formuar ne Universitetet e Kosoves dhe ne Universitetet me te njohura te Perendimit.Ashtu si ka sportiste,artiste te niveleve boterore.(Sa medalje ari ka fituar Kosova ne dy tre perfaqesime ne Olimpiadat,Shqiperia nuk i ka marre per 100 vjet,qe nga olimpiada Berlinit 1936).Me kete bagazh te Larte Intelektual dhe Teknik,imperative eshte Industria Armatimit.Pa Industri nuk ka zhvillim.Duhen ngritur themelet e Industrise se Armatimit.Experienca shqiptare e grabitjes se vetvetes,e veteshkaterrimit,,i ngjan asaj kurves,qe i thote burrit:-Ma gris xhamadanin,se me poqi krahni me nje burre rruges,,nuk ma mban NAMUZI ta vesh.