Dr. Dorian Koçi
Botuar në DITA
Debati nëse Ali Pashë Tepelena dëshironte të krijonte shtetin e vet të pavarur shqiptaro-grek apo dëshironte të rrinte nën Perandorinë Osmane, është tashmë i tejkaluar, të paktën, përsa u përket dy viteve të fundit të jetës së vet 1820-1822, pasi kërkesa e tij drejtuar princit Meternik për hartimin e një kushtetute dhe marrëveshjet e ndryshme me elitat greke të “Filiqi Eterisë” pas vitit 1818 tregojnë se ai e kishte ndërmarrë këtë hap. Për më tepër, një vëzhgim i detajeve shtetformuese të Pashallëkut të tij na ndihmon të kuptojmë se ai po përgatitej prej kohësh për shkëputjen e madhe. Sigurisht, kjo dëshirë dhe ky qëllim nuk u shfaq që në fillimet e ngjitjes së tij në pushtet dhe se ideja për t’u shkëputur nga Perandoria Osmane evoluoi në varësi të zhvillimeve në Ballkan. Në fund të shekullit XVIII dhe fillimi të shekullit XIX, territoret bregdetare dhe perëndimore ballkanike kaluan përmes një procesi të dyanshëm zhvillimor, që qe sa përfshirës, po aq edhe i veçantë, në krahasim me krahinat e tjera të Perandorisë Osmane. Rritja cilësore e pranisë perëndimore në kuadrin e tri Perandorive franceze, britanike dhe ruse solli idenë se sovraniteti shumëshekullor osman mund të ishte i lëvizshëm. Jehona e betejave dhe e fitoreve të largëta të osmanëve të shekullit XVI dhe XVII, filloi dalëngadalë të zhbëhej dhe realitetet e fitoreve Napoloniane filluan të ndikojnë në mendimin politik të kohës. Në këtë kohë nisi të zërë vend shqetësimi diplomatik: Çdo të bëhet me këto territore në rastin e një tërheqjeje të mundshme të osmanëve. Ky është momenti historik kur Ali Pashë Tepelena fillon bisedimet diplomatike me rusët, francezët dhe anglezët dhe hyn përfundimisht në spiralet e një loje politike rajonale, që shpeshherë i kaloi përmasat dhe caqet e kësaj loje. Në varësi të evoluimit të këtyre bisedimeve dhe ideve, Ali Pashë Tepelena, adoptoi një qëndrim moderues, duke kapërcyer shpeshherë dhe vetveten nga një pasha me botëkuptim osman në një princ me prirje europiane. Këtë përshtatje të tij ndaj rrrethanave dhe situatave politike ia njohën dhe bigrafët e tij të hershëm. Pouqeville dhe De Beauchamp shkruajnë se në kontaktet e para me francezët që kishin zotëruar Ishujt e Jonit, në 1798, Ali Pasha përbetohej për idealet e veta jakobine. Me rastin e një udhëtimi në në gjirin e Ambrakisë, Ali Pasha e siguroi komandantin francez të Prevezës se ishte nxënësi më besnik i jakobinëve dhe se dëshironte të mësonte vallën carmagnole/karamanjol[1] valle revolucionare,e cila luhej më 1793, duke i konsideruar jakobinizmin dhe orgjitë e tij në një religjon të ri.[2]
Në këtë kuadër mund të shpjegohet interesi i tij i dëshmuar për eksperimentet dhe shkencat ekzakte, lejimi i pikturimit të tij dhe i sarajeve, informimi i vazhdueshëm me anë të shtypit europian, si edhe interesi për simbole të veçanta, që ishin karakteristikë për monarkët europianë.Si superior që është në aspektin e njohurive që ka në krahasim me shumicën e pashallarëve të tjerë shkruan Beauchamp, ai i mban sytë hapur nga ajo që ndodh në Evropë, kërkon ti përkthejnë gazetat, rri gjithmonë në korrent me ngjarjet nëpër vilajetin e tij pa kërkuar t’ia sjellin përpara për të mësuar ose nxjerr; diçka të re nga ai; mandej i krahason lajmet për ngjarjet që i afrojnë ose i dërgojnë pushtetarët.[3] Një aspekt tjetër i rëndësishëm i simboleve evropiane të qeverisjes apo mentalitetit të tij politik është vetëpërcaktimi i Ali Pashë Tepelenës sipas modeleve të heronjve të antikitetit, gjë shumë e rallë mes pashallarëve të tjerë. Dëshiron- thotë Beauchamp- se është Pirrua modern. Me të vërtetë, nëse jo bujaria dhe fisnikëria e Pirros, në të haset shqetsimi i tij, mendjeprehtësia, vështrimi në çështjet diplomatike dhe ushtarake.[4] Identifikimin me Pirron ia njohën edhe bashkëkohësit e tij. Në rastin kur ndërtoi kështjellën e Porto Palermos në hyrjen e portës kryesore ka pasur një mbishkrim në gjuhën greke, të cilin e përktheu në shqip në vitin 1932 mësuesi Janko Pali. Mbishkrimi në shqip është në formën poetike si më poshtë:
Nuset e himariotëve më ngritën me kujdes
Armike për armiqtë, për miqtë besnike për besë.
Zili më pat Faethoni dhe Pirrua nakar.
i Tepelenës më sundoi hero Aliu i parë,
Autori i tyre është i panjohur por mendohet se janë të shkruara ndoshta nga Jani Vilarai apo Psalidha ne greqisht per Ali Pashë Tepelenën dhe te sjella kaq bukur ne shqip nga mesuesi Jani Pali nga Qeparoi ne vitet 30′. Mbishkrimi është shkruar në gjuhën popullore greke(dhimotiki) dhe në vargun heksametër, një lloj si vargjet e poemave heroike homerike. Në fillimin e shekullit të XIX, Ali Pasha Tepelena përfaqësonte një figurë të admirueshme për popullsinë e Pashallëkut të Janinës. Ajo që të bën përshtypje është krahasimi me Faethonin dhe Pirron. Vargu: “zili ma pat Faethoni dhe Pirrua nakar” i japin Aliut përmasa mitologjike dhe heroike.[5]
Mes gjithë këtyre sjelljeve europiane, spikasin dy elemente të rëndësishme: heraldika, si një nga elementet më kuptimplote dhe përfaqësuese e një shteti që nga mesjeta dhe hartimi i një kushtetute, që ishte karakteristikë e shteteve të reja që po lindnin. Konsulli francez pranë oborrit të Ali Pashë Tepelenës, Fracois Pouqeuville, kur shkruan për hartimin e një gramatike në greqishten e re dhe të një vepre letrare, që himnizonte jetën dhe bëmat e Ali Pashë Tepelenës (që ka shumë mundësi të bëhet fjalë për poemën e Haxhi Shehretit), përmend edhe stemën zyrtare që Ali Pashë Tepelena e kishte porositur në Vjenë. Pukëvili thotë se një dijetar në artin e heraldikës kishte krijuar për të një emblemë. Dijetari ishte banor i Bergamos, qytet gjithmonë i gatshëm që t’i pajisë me pemë gjenealogjike shumë të lashta pinjollët e rinj të pavarur të Europës, që dëshirojnë të ribashkohen me të parët ose që sajojnë marifete. Emblema paraqiste një luan në sfondin e një gryke të shqyer,[6] që rrokte tre këlyshët e luaneshës, emblemë e dinastisë tepelenase.[7]
Pasqyrimin e kësaj heraldike dhe steme e gjejmë edhe në artin grafik, që ka shoqëruar botimin e veprave të udhëtarëve të huaj rreth Ali Pashës. Në serialin e grafistit britanik, W. Davenport (Historical Portraiture of leading events in the Life of Ali Pasha, Vizier of Epirus. Surnamed the Lion, in a Series of Designes, London” (Portretizimi Historik i ngjarjeve kryesore në Jetën e Ali Pashës, Vezir i Epirit i mbiquajtur Luan, në Serialin e Vizatimeve, Londër, 1823), paraqiten simbolet perëndimore të Ali Pashës. Gravura e këtij seriali mban mbishkrimin:”Ali Pasha, with his Brave Officers, Resisting the Turkish Generals, Sent with the Death-Firman to Demand the Vizier’s Head “(Ali Pasha, me oficerët e tij trima, duke u bërë ballë pashallarëve turq, ardhur me fermanin e vdekjes në dorë, për të kërkuar kokën e vezirit).[8]
Ali Pashë Tepelena kishte realizuar, ndërkohë që vuloste me tagrin e pashait, edhe simbolet e ardhshme mbretërore, me të cilat paraqitej në botën e Perëndimit e që ndoshta, do t‘i shfaqte fare hapur vetëm pas fitores kundër Perandorisë Osmane. Në gonfalonin[9] që mbante, kur paraqitej në botën e Perëndimit, paraqiten këto simbole: një luan i kuq në ecje të egërsuar në mbrojtje të tre të vegjëlve të tij, gjithashtu të kuq. Simbolet janë vendosur në sfond të bardhë. Mbi luan, në pëlhurë ka zbukurime të ndryshme. Pëlhura e gonfalonit qarkohet nga një shirit i kuq me thekë, gjithashtu të kuq. Pëlhura qëndron mbi një bosht horizontal, i lidhur fjongo pas qafës së një heshte me anë të një kordoni të artë, i cili përfundon në të dyja anët me nga një xhufkë, gjithashtu të artë. Pra, siç shihet, në gonfalon kemi një luan, që simbolizon fuqinë e Aliut, siç e ndeshim edhe në këngët e popullit: “Kush e njeh Ali asllanë (asllan=luanë)”. Ali asllani kishte edhe tre luanë (asllanë) të vegjël, që simbolizojnë tre djemtë e Aliut: Myftarin, Veliun dhe Saliun. [10]Koha e ngjizjes së këtyre simboleve duhet kërkuar pas vitit 1813, kur të dy djemtë e Aliut shpallen pashallarë, si edhe para vitit 1820, kur Aliu u shpall prej sulltan Mahmudit II “fermanli”. Ato mesa duket ishin një vazhdim logjik i kontakteve më të hershme diplomatike e kulturore të Ali Pashë Tepelenës me fuqitë perëndimore. Intensifikimi i marrëdhënieve të tij diplomatike në periudhën 1797-1811 shënon një kthesë thelbësore në evolucionin që e çoi Aliun në shkëputjen nga Perandoria Osmane dhe nga mekanizmat e tij të pushtetit, dhe bëri që ai t’i kthehej, sakaq, një modeli më perëndimor të bazuar në parimet e statizmit dhe nacionalizmit.[11] Mes Fuqive Perëndimore me të cilën ai vendos një kontakt diplomatik të gjatë ishte Britania e Madhe. Marrëdhëniet e ngushta me Britaninë, të nisura që herët me konsullin Morier dhe të përforcuara nga majori Leak, ka shumë mundësi që të kenë ndikuar në krijimin e heraldikës së tij të re. E themi këtë sepse në fillimet e veta, ashtu siç dëshmohet nga udhëtari dhe studiuesi suedez, Jacob Jonas Bjornstahl, Ali Pasha kishte si heraldikë të tij, flamur ose ziilfikar një copë me dy shpatat e famshme me dy tehe të Aliut, Kalifit IV, i cili është figura qendrore e adhurimit të bektashive. Në këtë mënyrë, edhe njëherë tjetër, lidhja e Ali Pashë Tepelenës me këtë sekt përforcohet edhe më shumë nga ky detaj.[12] Edhe vula personale që mbante Ali Pashë Tepelena, kishte një nënshkrim në persisht “Le të jetë aty një shpresë nga Ali –asker”, një referencë tjetër kjo për kalifin Ali dhe një provë tjetër për devocionin e tij ndaj bektashizmit[13] Siç mund të vihet re, ka një kapërcim të madh simbolik nga flamuri dhe heraldika, që Ali Pashë Tepelena, mban në fillimet e karrierës së tij, kur ai ishte vetëm një feudal lokal, që kërkonte të vendoste sundimin e vet mbi një territor të caktuar dhe për të përfituar një status të veçantë në hierarkinë osmane dhe heraldikës së re perëndimore, që ai mban në vitin 1813. Në këtë kapërcim të madh cilësor duhet vërejtur një lloj sofistikimi ideologjik, përsa i përket zhvillimit të ushtrimit të pushtetit dhe të ambicieve të tij, që u mungon pashallarëve të tjerë osmanë në rajon, si Pasvinoglusë apo dhe Bushatllinjve të famshëm shqiptarë, që ndoqën hap pas hapi rrugën e rebelimit. Ky detaj në dukje i parëndësishëm, nënvizon në fakt karakterin reformator të Ali Pashës: Në qasjen simbolike që i bënte Perëndimit, donte ta afirmonte veten e vet si një princ të denjë europian dhe territoret që sundonte pashallëkun e Janinës), si një territor të tërë, që mund të rilindte një etnitet shtetëror të pavarur nën dinastinë e tij. Pasi shpalosi shkëlqimin dhe fuqinë e tij të sovranit, Veziri i Janinës filloi të hapi rrugë të ndryshme , të ngrijë fshatra, të ndërtojë kala dhe të bëjë ndërtime vërtetë mbretërore në shumë pika të Epirit. Mëse njëherë gjatë intervaleve të shkurtra paqeje, ai e kishte bërë të ditur dëshirën e tij të zjarrtë për të ndërtuar institucione ose monumente madhështore në shërbim të përgjithshëm.[14]
E veçanta tjetër në këtë heraldikë nuk është prania e luanit, e një totemi dhe kafshe, që pasqyrohet gjithandej në heraldikën europiane (në Shqipëri ky simbol ka qenë i pranishëm nëpërmjet Republikës së Venedikut, me luanët e famshëm të Shën Markut), por ngjyra dhe sfondi i bardhë dhe i kuq, që të kujton flamurin e Anglisë. Në vitin 1813, kur ende nuk kishin mbaruar luftërat europiane, të shkaktuara nga rritja e fuqisë së Francës, përmes gjeniut të vet ushtarak dhe shtetformues Napoleon Bonapartit, roli i Ali Pashës, si një aleat i qëndrueshëm i Anglisë në rajon, qe përforcuar aq shumë, sa shpeshherë qëndrime sfiduese ndaj Portës së Lartë ishin anashkaluar pa zhurmë nga Divani Perandorak, si pasojë e presionit dhe e trysnisë që ushtronte ambasadori anglez në Stamboll. Kontakti i parë i Ali Pashës me britanikët daton në vitin 1803, kur iu drejtua ambasadorit britanik në Stamboll, William Hamilton, me një letër, ku i propozonte bashkëpunim të ngushtë kundër Francës, duke i paraqituar një listë ofertash dhe vendosjen e një konsullate të përhershme britanike në Janinë.[15]Që nga ky moment do të fillonte një intensifikim i marrëdhënieve diplomatike midis dy palëve: Anglezët do të ecnin me shumë kujdes, pa u angazhuar drejtpërsëdrejti në premtime të mëdha, edhe pse ofertat e Ali Pashës ishin shumë bujare, duke përfshirë furnizimet me lëndë drusore, ujë, ushqime, bagëti, kuaj dhe përdorimin e porteve të tij në Adriatik për përdorim ushtarak dhe civil[16]. Në momentet e para, shqetësimi kryesor i anglezëve ishte ta përdornin Ali Pashën si mburojë ndaj depërtimit francez në Greqi, pa reflektuar dhe pa një patronazh të veçantë mbi të.[17] Të dyja palët do të ecnin me shumë kujdes në marrëdhëniet diplomatike midis tyre, derisa do të vinte Paqja e Tilsitit më 1807, kur anglezët do të ishin shumë më të interesuar për vazhdimësinë e Perandorisë Osmane dhe jo për disintregitetin e saj. Në bisedimet që do të zhvilloheshin midis majorit Leak, përfaqësuesit special të qeverisë britanike në Janinë dhe Sejid Ahmet Efendiut, agjentit të Ali Pashë Tepelenës të akredituar në Londër, pala angleze e shmangu diskutimin rreth pavarësisë së Ali Pashës, që qe nënkuptuar në bisedimet e mëparshme. Në të kundërt, pas diskutimeve që qenë përqendruar mbi të ardhmen e Pargës dhe mbështetjes, që Ali Pasha do t’u jepte britanikëve, nga ana e këtyre të fundit iu ofrua një skemë e një mbretërie të pavarur greko-shqiptare. Në këtë mënyrë Anglia e rriste misionin e Pashait, duke identifikuar Revolucionin Grek dhe përpjekjet e tij për pavarësi pothuajse identike. Duke u mbështetur në autoritetin e Pashait tepelenas dhe organizmin e Pashallëkut, i cili de facto gëzonte një lloj pavarësie, do të ishte më pak e rrezikshme dhe më pak e lodhshme, për britanikët për të arritur pavarësinë e grekëve. Në një moment, kur do të ndodhte revolucioni, do të ishte më pak e kushtueshme për ta rrëzuar këtë tiran shqiptar, sesa të përfshiheshin në veprime revolucionare, pa një mbështetje të fuqishme nga brenda sistemit otoman. Në përputhje më këtë lloj politike, britanikët ia shfaqën projektet e tyre të ashtuquajtura rreth Shqipërisë, Sejid Ahmetit duke i përmendur mundësinë e kësaj mbretërie nën sovranitetin e Ali Pashës, ku të gjithë ishujt e Jonit do t’i dhuroheshin, të paktën me një kusht, që t’i siguronin Britanisë disa privilegje tregtare dhe përdorimin e portit të Panormos.[18]
Siç mund të identifikohet lehtë, oferta e britanikëve qe shumë më cilësore dhe më e lartë se ajo që pati ofruar Franca në fillimet e marëdhënieve diplomatike midis dy palëve. Prej këndej, është e lehtë të kuptosh një lloj filobritanizmi, që Ali Pasha e shfaqte edhe në publik dhe që jo rallëherë e bënte xheloz Pukëvilin, konsullin e përgjithshëm të Francës në Janinë. Pavarësisht faktit se politika britanike do të ndryshonte në rajon në varësi të ngjarjeve ndërkombëtare, ku një rol të madh do të luante Koncerti Europian i Fuqive të Mëdha Europiane, i arritur në Kongresin e Vjenës, mbështetja britanike do të ishte e madhe te Porta e Lartë, deri te negociatat për cedimin e Pargës më 1818. Një rast i tillë i paprecedent qe uzurpimi i pashallëkut të Beratit më 1809 dhe mbajtja rob e Ibrahim Pashë Vlorës, përfaqësues i një prej familjeve më fisnike të Shqipërisë së asaj kohe dhe mbështetja diplomatike, që i dha Britania për të eliminuar komplotin francez të rrëzimit të tij nga pushteti me anë të Lidhjes Shqiptare, të promovuar dhe të mbështetur nga francezët. Po kështu, në bazë të kësaj aleance dhe shërbimeve të bëra ndaj Perandorisë Britanike, në kohën e luftërave Napoleoniane, në kulmin e dobësisë së Perandorisë Osmane, kur ajo lëshonte vetëm territore në Europë dhe nuk ndërmerrte asnjë pushtim të ri, Ali Pasha do të përfitonte qytetin e Pargës, për ta përfshirë brenda zotërimeve të veta. Kjo aleancë e fortë do të prishej në vitin 1818, kur pas zotërimeve që kishte marrë për të respektuar Aleancën e Shenjtë të Vjenës, Anglia nuk do t’i jepte më mbështetje Pashait tepelenas dhe do ta braktiste në fatin e vet. Një rol të rëndësishëm për të mos arritur një marrëveshje konkrete dhe finale midis Ali Pashë Tepelenës dhe Britanikëve, për sa i përket çështjes së dorëzimit të Pargës, ka qenë kundërshtimi i Robert Adairit, ambasadori fuqiplotë britanik në Stamboll, i cili i gjeti kërkesat e Ali Pashës shumë ekstravagante dhe të papranueshme. Megjithëse shumë herë ai nënvizonte natyrën sine qua non të bashkëpunimit me Ali Pashën kundër Francës dhe forcimin e tij përkundrejt rivalëve, ai sugjeronte gjithashtu kërkimin e mjeteve të tjera, manovrave diplomatike alternative të pavarura nga influenca e tij, pa dëmtuar marrëdhëniet me të.[19] Për fat të keq, ky propozim për qëndrimin kundrejt Ali Pashës, u pranua nga qeveria Britanike. Ndërsa heraldika ishte influencë britanike, kërkesa drejtuar princit Meternik, për të pasur një Kushtetutë për Mbretërinë greko-shqiptare, dukej se ishte jehonë e lidhjeve të hershme diplomatike me Francën. Në fillimet e kontakteve të tij diplomatike me Francën, Ali Pashë Tepelena qe influencuar nga fjalori i ri diplomatic, si Kushtetutë, liri, barazi, vëllazëri etj., që promovonte Revolucioni Francez. Madje, pati qenë vetë Napoleoni, si drejtues i armatës franceze në Itali, që pati hyrë në kontakte të drejtpërdrejta me të. Kjo gjë kishte ndodhur ngaqë Franca dhe fuqitë e tjera, të interesuara në Çështjen Lindore, ishin të interesuara për Mesdheun, përfshirë Ballkanin jugor. Ishin territore që u bënë një zgjatim i tyre, në mos epiqendra e betejave mbi pushtetin mes fuqive të mëdha, në të cilat fuqitë autonome lokale të kohës siguruan influencë më të madhe, sesa të përfshiheshin në dominime të huaja[20] Napoleoni, në një letër që i dërgonte ministrit të Punëve të Jashtme të Francës, Tajellerandit, theksonte se deti Adriatik dhe brigjet shqiptare kishin shumë më tepër interes për Francën, sesa e gjithë Italia.[21]Po përse Ali Pashë Tepelena nuk iu drejtua Francës, si vendi i konstitucionalizmit dhe i kontaktit të parë diplomatik, që pati pasur që në vitin e largët 1798? Përse, ndërsa ishte i rrethuar në kështjellën e Janinës, vendos për t’u ofruar shtetasve të vet një kushtetutë të modelit europian?
Nga viti 1818, pas dorëzimit të Pargës, Britania i pakësoi lidhjet e saj me Ali Pashën, për sa u përket marrëdhënieve tregtare. Për më tepër, britanikët preferuan të mbeteshin indiferentë ndaj fatit të tij dhe i hodhën poshtë kërkesat e tij për ndihmë, kur Porta e Lartë shpalli rebel. Lëvizjet e fundit politike të Ali Pashës tregojnë se pavarësia e tij nuk ishte më në rendin e ditës të Fuqive të Mëdha. Në këtë mënyrë, është për të shënuar se vetmia politike e Pashait në vitet e fundit të jetës, e shtyu atë të kërkojë mënyra për tu bërë aleatë me heteristët, revolucionarët grekë kundër kërcënimit osman. Ai dërgoi agjentët e tij te revolucionarët për të përfituar bashkëpunimin e tyre për një shtet të pavarur greko-shqiptar. Ali Pasha shpalli gjithashtu kalimin e tij në ortodoksi dhe e deklaroi veten si anëtar të Filiqi Eterisë së famshme revolucionare.[22]Mes gjithë këtyre përpjekjeve të dëshpëruara, duke qenë se kishte informacion të bollshëm për prirjet iluministe të heteristëve, ai vendosi të ndërmerrte edhe hapin për t’i ofruar mbretërisë greko-shqiptare një kushtetutë nën shembullin e kërkesës më të hershme, që pati bërë iluministi Riga Ferreos. Në letrën që i dërgon princit Meternik, Kryeministrit të Perandorisë së Shenjtë Romake, me qendër në Vjenë, ai parashtroi ndihmën për të hartuar një kushtetutë të modelit europian për nënshtetasit e vet. Studiuesja Flemming, në veprën e vet “Bonaparti Mysliman”, nënvizon faktin se termi “konstitucional” ishte shumë i vagullt për Aliun. Nuk është e qartë, nëse ai e kuptonte mirë çfarë ishte kushtetuta. Fakti që iu drejtua Meternikut, i cili ishte një nga qeveritarët europianë, që e vlerësonte më pak konstitucionalizmin, të bën të mendosh se nuk e dinte, por është e qartë se i kuptonte implikimet simbolike.[23]
Nuk ka dyshim se gjatë kontaktit të gjerë dhe të ngushtë, për më se 20 vjet me diplomatë dhe udhëtarë të shumtë, që vizituan pashallëkun e Janinës, Ali Pasha shpeshherë zhvilloi dhe ofroi një sjellje, që e bënte të mundur sa më shumë përafrimin e tij me kulturën e bashkëbiseduesve, duke lënë mënjanë fanatizmin fetar, konceptet mbi pushtetin dhe dallimet midis dy qytetërimeve. Në këtë përpjekje ai luajti një rol kryesor duke iu përshtatur në kulturë dhe aksion politik shijeve perëndimore. Vet pashai ishte i ndikuar nga idetë e “reja” evropiane si shteti, demokracia, ateizmi dhe kushtetuta. Aliu ishte shumë i interesuar ndaj këtyre aspekteve të kulturës evropiane dhe në një farë mënyre filloi ti japë vetes formë në përputhje me to.[24]
Por, siç është vërejtur edhe nga studiues të tjerë, Ali Pashë Tepelena, zotëronte shumë mirë lojën politike klanore në Shqipëri, por kishte edhe një nuhatje të admirueshme për ekuilibrin e forcave në Europë. Në këtë kontekst, kërkesa e tij nisur princit Meternik, hartuesit të Aleancës së Shenjtë dhe të politikës së Koncertit Europian të Fuqive të Mëdha, ishte një lëvizje taktike, që synonte të merrte një konsensus të drejtpërdrejtë për lindjen e shtetit më të ri në Europë, sesa t’u drejtohej fuqive të tjera, që gjithsesi do të pyesnin sërish te Meterniku, si hartuesi dhe garantuesi i kësaj Aleance. Edhe sikur Ali Pashë Tepelena të dëshironte ta shmangte princin Meternik, sërish si një garantues i ekulibrit europian, ai do të ndërhynte, siç ndërhyri dhe në “Krizën e Orientit” më 1840, kur u vërejt se Perandoria Osmane mund të arrinte një marrëveshje të drejtpërdrejtë me Mehmet Ali Pashën e Egjiptit, kur ky synonte të krijonte një etnitet të ri në Egjipt, pothuajse të pavarur nga Perandoria Osmane.[25] Ekzistenca e kësaj kërkese dëshmohet nga ditari personal i princit Meternik përkundër pretendimeve se ajo nuk ekziston, nisur vetëm nga mospërputhja e datave. Studiusi shqiptar Ardian Klosi shkruan në pasthënien e përkthimit të veprës së Pouqeuville-it në shqip se-më 3 mars Aliu(kohë për të cilën shkruhet se është hartuar letra) nuk jetonte më dhe koka e tij rrinte e ekspozuar që prej 23 shkurtit në hyrje të Portës Perandorake.[26] Në fakt data e vrasjes së Ali Pashë Tepelenës është 24 janar 1822 dhe sipas kalendarit të ri data 5 shkurt 1822, por ekzistenca e kërkesës së Ali Pashës drejtuar Metternikut vërtetohet edhe nga burime të tjera[27] . Pretendimet e ngritura për mosegzistencën e letrës më shumë sesa u përgjigjen realiteve historike, janë pjesë të paragjykimeve kulturore e politike ndaj figurës së Ali Pashës. Që në gjallje të tij Ali Pashë Tepelena u pa si një “despot oriental” tipik nga udhëtarët evropianë qofshin turistë kulturorë apo dhe përfaqësues diplomatikë. Rrjedhimisht si i tillë nën influencën e rrymës së Filo-Helenizmit që ishte shumë prezent në atë kohë dhe në kundërshtim me çfarë shprehte popullsia greke, ai konsiderohej si dhunues e shtypës të asaj ç’kishë mbetur nga Greqia e Lashtë[28]
Një faktor tjetër imponues, që mund ta ketë shtyrë Pashanë tepelenas për t’iu drejtuar Meternikut, ka qenë edhe ekzistenca e një komuniteti të madh tregtarësh nga pashallëku i tij në Vjenë. Dr. Henri Holland dëshmon se Austria ishte partneri më i madh tregtar i pashallëkut të Janinës. Ai shkruan më 1813 se vitet e fundit, lidhjet tregtare të vendit kryesisht me kompanitë greke në Trieste dhe shumë nga mallrat e importuara, ishin gjermane[29] . Nisur edhe nga ky fakt, mes një France, që ishte treguar gjithmonë armiqësore ndaj tij, një Rusie që nuk kishte një kushtetutë të shkruar dhe një Anglie, që e kishte braktisur në fatin e vet, alternativa e Austrisë tingëllonte më bindëse dhe mund të jepte frytet e dëshiruara, nëse merrej seriozisht. Një ndikim të madh duhet të kenë pasur në këtë vendim edhe njerëzit më të afërm të Ali Pashës në diplomaci, ose një nga këshilltarët e tij Lluka Vaja, vëllai i Thanas Vajës, i shkolluar në Vjenë për mjekësi dhe dhëndër i iluministit grek, drejtorit të Akademisë së Janinës, Psalidhës. Simbolet europiane të përdorura nga Ali Pashë Tepelena, dëshmojnë ekzistencën dhe ngjizjen e një mendësie tjetër shtetformuese, krahasuar me atë të pashallarëve të tjerë otomanë. Kjo lloj mendësie, që evoluoi së bashku me rritjen e Pashallëkut, kontaktin me botën perëndimore dhe adaptimin e disa elementeve shtetformuese moderne, është lakmuesi kryesor, që e dallon atë nga bashkëkohësit e vet dhe e bën atë karizmatik dhe tërheqës për të gjitha kohët. Epoka protonacionaliste, që lindi gjatë sundimit të Ali Pashës, ndërtoi kolonat e formimit të identitetit të popullsisë së pashallëkut të tij, e cila sipas territorit, preferencave gjuhësore dhe atyre të besimit fetar, u nda në shqiptarë dhe grekë. Rebelimi i tij, edhe pse nuk mori ngjyresat e forta të një revolte të mirëfilltë nacionaliste, ndihmoi shumë në krijimin e identitetit kolektiv kundërshtues ndaj Perandorisë, që shqiptarët adoptuan në vitet e mëvonshme. Në këtë sens nuk mund të thuhet se kjo popullsi iu përgjigj dhe e kuptoi tërësisht mesazhin nacionalist, që Ali Pasha Tepelena, i drejtoi kur u rebelua ndaj pushtetit qendror, por nuk mund të lihet pa përmendur se në këtë kundërvënie ajo shumë shpejt gjeti orientimin e vet nacionalist. Rebelimi i tij shënon kundërvënien e parë serioze të një pushteti lokal mysliman shqiptar, me pushtetin qendror perandorak osman dhe si e tillë, përbën një rast të veçantë studimi dhe prandaj meriton vëmendjen e duhur të historiografisë evropiane.
Bibliografi
Alfons De Beauchamp, Ali Pashë Tepelena, Fryma, Prishtinë, 2003.
Ardian Klosi, Pasthënie, në: François Pouqeuville, Ali Tepelena, K&B: Tiranë, 2009.
Dorian Koçi, Gjenealogjia e Ali Pashë Tepelenës, Streha, Tiranë, 2014.
Edward Lear në Shqipëri, Plejad, Tiranë, 2009,
Faik Konica. Ali Pasha i Tepelenit, Albania, viti 6, nr. 2, shkurt 1902.
François Pouqeuville, Ali Tepelena, K&B: Tiranë, Tirana, 2009.
George Sinoue, Faraoni i fundit, Globus R, Tiranë, 2006.
Henry Holland, Mjek te Ali Pasha, Migjeni, Tiranë, 2008.
- Demir, Tepedenli Ali Pasha and the west: A history of his relations with France and Great Britain 1798-1820, Master Thesis. Department of History, Bilkent University, Ankara, December 2007.
John W.Begally, Ali Pasha and Great Britain, Oxford, B. Blackwell, 1938.
Katherine Flemming, Bonaparti Mysliman. Tiranë, Dituria, 2002.
- S. Stavrianos, “The Balkans since 1453”, C. Hurst & Co, London, 2000.
- Gjoka, Epigrafi e një poeti. – Vilata apo Psalidha? Gazeta Tribuna, Athinë, 26 nëntor, 2004.
- D. Skoitis, From Bandit to Pasha: The first steps in the rise to power of Ali of Tepelen 1750-1784, International Journal of Middle East Studies, 1971.
William Davenport, Historical Portraiture of Leading Events in the Life of Ali Pacha. Frontispiece. Ali Pacha, and his brave Officers, resisting the Turkish Generals, sent with the Death-firman to demand the Vizier’s Head, London, M’ Lean, 1823.
[1] “La Carmagnole” është titulli i një kënge franceze të krijuar dhe bërë popullore gjatë Revolucionit Francez, shoqëruar nga një valle e egër me të njëjtin emër që mund të jetë sjellë edhe në Francë nga piemontezët. Ajo u këndua për herë të parë në gusht 1792 dhe u shtua me radhë gjatë ngjarjeve revolucionare të 1830, 1848, 1863–64 dhe 1882-83. Autorët nuk dihen.Titulli i referohet xhaketës së shkurtër të veshur nga militantët e klasës punëtore sans-culottes, e adoptuar nga kostumi i fshatarëve piemontezë të emërtuar për qytetin e Carmagnola.Kënga bën fjalë në mënyrë sarkastike për triumfet mbi Mbretëreshën e Francës, Marie Antoinette (Madame Veto), Mbretin Louis XVI (Monsieur Veto) dhe monarkistët francezë në përgjithësi. Shih për më tepër Chisholm, Hugh, ed. (1911). “Carmagnole” . Encyclopædia Britannica. Vol. 5 (11th ed.). Cambridge University Press. pp. 354–355. Pouqeuville dhe De Beauchamp e përmendin në tekstet e tyre si shenjë të përshtatjes kulturore të Ali Pashë Tepelenës.
[2] Alfons De Beauchamp, Ali Pashë Tepelena, Fryma, Prishtinë, 2003, f.54.
[3] Alfons De Beauchamp, Ali Pashë Tepelena, Fryma, Prishtinë, 2003, f.102.
[4] Alfons De Beauchamp, Ali Pashë Tepelena, Fryma, Prishtinë, 2003, f.102.
[5] M. Gjoka, Epigrafi e një poeti. – Vilata apo Psalidha? Gazeta Tribuna, Athinë, 26 nëntor, 2004, f.17; Dorian Koçi, Gjenealogjia e Ali Pashë Tepelenës, Streha, Tiranë, 2014, f. 182-183.
[6] Ka shumë, mundësi që gryka të pasqyronte grykën e Tepelenës, vendlindjes së Ali Pashë Tepelenës. Shih për më tepër: Edward Lear në Shqipëri, Plejad, Tiranë, 2009, f.206. Ai përshkruan në këtë mënyrë grykën e Tepelenës. “Ishte gati ora tre e pasdites kur gjarpërimet e fundit të lodhshme të luginës na nxorën përpara malin e madh të Trebeshinës dhe fqinjin e tij, malin e Hormovës, që tani dukeshin qartë nga rrëza deri në majë. Të dy lartoheshin qetësisht me nuanca vjollcë të ndezur nënë majat e mbuluara nga dëbora vezulluese. Nën ta bashkimi i dy lumenjve të Vjosës dhe Bënçës, krijon kepin e Tepelenës, ku pallati me muret e rrënuara e xhamia me tone të argjendta i japin skenës (një nga sublimet e më të thjeshtat në Shqipëri dhe, pa dyshim, e ngarkuar me lidhje historike të lashta e të reja), një aureolë të çuditshme romantizmi ëndërrimtar”.
[7] François Pouqeuville, Ali Tepelena, K&B: Tiranë, Tirana, 2009, f. 299; Alfons De Beauchamp, Ali Pashë Tepelena, Fryma, Prishtinë, 2003, f 197-198; Dorian Koçi, Gjenealogjia e Ali Pashë Tepelenës, Streha, Tiranë, 2014, f.189-192.
[8] William Davenport, Historical Portraiture of Leading Events in the Life of Ali Pacha. Frontispiece. Ali Pacha, and his brave Officers, resisting the Turkish Generals, sent with the Death-firman to demand the Vizier’s Head, London, M’ Lean, 1823.
[9] Gonfaloni, gonfanon, gonfalone (për konfalone të hershme italiane) është një lloj flamuri ose flamuri heraldik, i njohur gjithashtu si Salebi (Emri i përdorur në seritë dramatike historike Diriliş: Ertuğrul) shpesh me majë, me bisht dallëndyshe ose me disa shirita, dhe pezulluar nga një traversë në një mënyrë identike me vexillumin e lashtë romak. Fillimisht u adoptua nga komunat mesjetare italiane dhe më vonë nga esnafët, korporatat dhe rrethet lokale. Dallimi midis një gonfanoni me bisht të gjatë dhe një standardi është se një gonfanon shfaq pajisjen në zonën pa bisht dhe standardi shfaq distinktivë përgjatë gjithë gjatësisë së flamurit.
[10] Dorian Koçi, Gjenealogjia e Ali Pashë Tepelenës, Streha, Tiranë, 2014, f. 189-190.
[11] Katherine Flemming, Bonaparti Mysliman, Dituria, Tiranë, 2002, f. 161.
[12] N. D. Skoitis, From Bandit to Pasha: The first steps in the rise to power of Ali of Tepelen 1750-1784, International Journal of Middle East Studies, 1971, f. 237.
[13] Po aty, faqe 237.
[14] Alfons De Beauchamp, Ali Pashë Tepelena, Fryma, Prishtinë, 2003, f. 163.
[15] I. Demir, Tepedenli Ali Pasha and the west: A history of his relations with France and Great Britain 1798-1820, Master Thesis. Department of History, Bilkent University, Ankara, December 2007, f. 77.
[16] John W.Begally, Ali Pasha and Great Britain, Oxford, B. Blackwell, 1938. f. 84.
[17] I. Demir, Tepedenli Ali Pasha and the west: A history of his relations with France and Great Britain 1798-1820, Master Thesis. Department of History, Bilkent University, Ankara, December 2007, f. 78.
[18] John W. Begally, Ali Pasha and Great Britain, Oxford, B. Blackwell, 1938. f. 68.
[19] I.Demir, Tepedenli Ali Pasha and the west: A history of his relations with France and Great Britain 1798-1820, Master Thesis. Department of History, Bilkent University, Ankara, December 2007, f. 84.
[20] I. Demir, Tepedenli Ali Pasha and the west: A history of his relations with France and Great Britain 1798-1820, Master Thesis. Department of History, Bilkent University, Ankara, December 2007, f. 29.
[21] L. S. Stavrianos, “The Balkans since 1453”, C.Hurst&Co London, 2000, f. 201.
[22] I. Demir, Tepedenli Ali Pasha and the west: A history of his relations with France and Great Britain 1798-1820. Master Thesis. Department of History, Bilkent University, Ankara, December 2007, f. 96.
[23] Katherine Flemming, Bonaparti Mysliman. Tiranë, Dituria, 2002, f. 162.
[24] Katherine Flemming, Bonaparti Mysliman, Tiranë, Dituria, 2002, f. 214.
[25] George Sinoue, Faraoni i fundit, Globus R, Tiranë, 2006, f. 401-402.
[26] Ardian Klosi, Pasthënie, në: François Pouqeuville, Ali Tepelena, K&B: Tiranë, 2009, f. 528.
[27] Shih për më tepër: Katherine Flemming, Bonaparti Mysliman, Tiranë, Dituria, 2002, f.. Faik Konica. ”Miafton të përkthejmë një copë nga Kuitimet e Princit të Metternih-ut, Kanzlarit t’ahershëm të Perandorisë austriane: “…. Ali pasha më dërgoj më 3 mars 1822- thotë Prici i Metternih-ut – një njeri të besës me një letrë në të cilën, duke më lëvduar shumë, më lutej t’i dërgoj një këshillëtar për të bërë një Constitution (a Kanun themeltar të Shtetit) për Shqipërinë…”. Ali Pasha i Tepelenit, Albania, viti 6, nr. 2, shkurt 1902.
[28] Katherine Flemming, Bonaparti Mysliman, Tiranë, Dituria, 2002, f. 208.
[29] Henry Holland, Mjek te Ali Pasha, Migjeni, Tiranë, 2008, f. 34-35.
Bibliografia qe ke rreshtuar eshte gje tjeter dhe KONKLUZIONET PERSONALE QE KE MBUSHUR KETE PELLG jane tjeter gje.Aliu nuk u rebelua kurre kunder Portes.U perpoq te shmange gjithmone nje perplasje koke me koke me Porten.
U perpoq te beje nje rezistence mjerane,kur Porta ju versul,qe rezultoi nje katastrofe.As 1 mije topat as nje mije gege e dy mije toske nuk mbajten.
Kapedani dhe shtetari modern evropian,me kulture Rilindjes Europiane ishte Skenderbeu,qe u Kryengrit Haptazi kunder Turqve pushtues Osmanllinj dhe Mblodhi gjithe kreret dhe Fuqite e Vendit(kuvendi Lezhes) ne Qendresen qe po pregatiste.Pastaj lidhi Aleancat e fuqishme Nderkombetare si Diplomat i klasit IMe Alfonsin e Napolit,Papen e Romes,qe i pati mbeshtetje ne ditet me te liga.Ky Skenderbeu e konsideronte veten pasardhes te Pirros Epirit,sepse njihte me rrenje Historine e lashte iliro-arberore,aq sa ishte dija e athershme.Ali Tepelena ishte nje halldup qe s`njihte te jatin,jo Pirron e Epirit.Ali Tepelena kur i erdhi veza te bytha,kur e sulmoi ushtria Stambollit,nuk kishte forca Aleate,sepse te gjithe rreth e rrotull i beri Hasem.Laberine,Karhiq e Hormove i masakroi ne Han te Valarese,Sulin dhe Camerine i masakroi. ,Bejleret e Camerise dhe Laberit e Himares.Kush do e mbronte Ali kasapin?Do ta mbronte Filiqi Eteria dhe Patrikana e Stambollit,qe e yshten te reistoje ca muaj sa ti marrin florinjte me gjithe kapedane per te formuar Greqi.Me Thesarin e Aliut u be Greqia.
Ky Kurthaxhiu i famshem sherbeu si kerme per te ushqyer Greket e Filiqi Eterias.Anglia dhe Franca e braktisen,E sikterrisen,kurse Rusia edhe ne ditet e tij me te lavdishme e kishte konsideruar nje dallkauk,qe nuk vlente as si mish per top.Kjo ishte diplomacia Aliut, or ti Dorian qe ke zbuluar qe lexonte gazeta evropiane,nje ANALFABET,qe fliste shqipen e se emes,por kishte ndot ta perdorte,sepse fliste nje greqishte shatra patra,qe nuk dinte as ta shkruante,as ta lexonte..
Sa me teper shtohet distaqnca nga Aliu,aq me shume pallavra boshe prodhon fantazia semure e pallavraxhijve te rinj.Jane te prirur per te antazuar teori konspirative.I bejne herojte e tyre sikur linden dje,me kompjuter dhe internet lidheshin me teletajp.Aliu pasha me Napolonin,edi Rama me Macronin.
Ali Pasha ka vlere kur vjen puna te debatohet per Epirin shqiptar apo grek? ngase shqiptari Ali Pasha Tepelena ishte zot i Janines jo rastesisht… Ali Pasha nuk mund te krahasohet me shqiptarine e Enver Hoxhes, megjithate Aliu nderohet… Te dy keta jane te vdekur, pra e kane perjetuar vdekjen dhe per pasoje e dine te verteten, se cfare eshte vdekja fizike. Fatkeqesisht ato nuk dine asgje nga vdekja e tyre politike, perdorimi qe u behet nga te gjallet – ne dobi te ketyre te fundit… Kjo eshte Historia…
edhe me heret gjate lashtesise ka patur simbole te beeeee, ne trojet tona, jemi urupian te lindur si trafikant droge, o milet, nuk eshte kasapi ai me sepate ne dore, rrini te qete, shkoni me qetesi drejt vdekjes.
rrofte e qofte allbania urupiane.
rrofshin e qofshin trafikantet e droges.
Demo,mos e ke gje fjalen per Skenderbeun e Spiropalit apo per ate qe vendosem per Arbereshet ?
Demo po flet sikur i ke mbajtur pishen Aliut….ule pak fodullekun
Dy fshatra zoteronte i ati Ali Tepelenes,Karjanin dhe Becishtin ne Tepelene,.Me dy fshatra nuk je as pojak i fshatit,jo bej e pasha.Kur u martua Hankua me Veli Tepelenen,ky ishte edhe Disdar i kalase.Ofiqi nuk ishte i trashegueshem.E fitonte me i forti.Veli Tepelenen e vrau pretendenti dhe Hanko mbeti pabukse me dy femije jetime.U mbeshtet te kocobashi Hormoves Mihal Duka,i thirrur Caush Hormova.
Ali Tepelena e filloi karuieren si hajdut,rrugesh,kacak ferrash.Po te mos e kishte krushk nga Konicat Kurt Pashen e Beratit,ky do ta kishte varur bashke me banden,dhe nuk do te ndodhnin ato zullume qe ndodhen.Epiri Suli,Cameria edhe sot do te ishin Shqiperi.Po prej ketij felliqsire,keshtjella e shqiptarise ne Cameri,,Suli u cfarros,u be grek,u be mitra qe polli Greqine.
Zot i Janines ka qene Alizot Pashai nga dere e Alizoteve te Gjirokastres.Kete e perzuri hajduti Ali tepelena kur shkoi ne Frontin Rus.I zuri vendin.,I vodhi Pashallekun e Janines.
Prandaj vllahet e Sigurimitb te shtetit,kocollari,Koci,avash,avash,se ju hiku Enveri Anese,po ju mbeti Aliu i Hanko Kapese.
E keni degjuar LAVDERATEN:BIR KURVE????????????
Ja per keta te dy e perdorte populli qe ishin pjella te kurvave Esmihan Konices dhe Gjylo Cucit,,Prandaj ishin pa nder,pa seder,kriminele gjakpires,qe I BENE GJEMEN ATDHEUT.