Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Po bëjnë presion t’i marrin me forcë aeroportin e Vlorës? Reagon Behgjet Pacolli
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Po bëjnë presion t’i marrin me forcë aeroportin e Vlorës? Reagon Behgjet Pacolli
KronikeLajmi i fundit

Po bëjnë presion t’i marrin me forcë aeroportin e Vlorës? Reagon Behgjet Pacolli

Published: August 28, 2025
Shpërndaje

Sipërmarrësi Behgjet Pacolli ka reaguar pas aludimeve që erdhën për shkak të një vizite të tij të papritur në Kryeministri ku takoi shefin e qeverisë, Edi Rama.

Në media u raportua se Pacollit po i bëjnë presion për t’i marrë aeroportin e Vlorës, por biznesmeni i njohur i rrëzon këto pretendime.

Artikulli u botua në faqen Kapitali që drejtohet nga gazetari Klodian Tomori. Në artikull nuk përmendeshin emra. Por faqja Prapaskena që drejtohet nga gazetari Adriatik Doçi raportoi se Behgjet Pacolli shkoi me urgjencë të Rama sepse po tenton Sinan Idrizi t’i marrë me forcë Aeroportin e Vlorës me dhëndrin e Erdoganit.

- Publicitet -

Sinan Idrizi është një biznesmen shqiptar i cili është aksioneri kryesor i Air Albania dhe është gjithashtu president i klubit shqiptar të futbollit Flamurtari FC.

Por Pacolli thotë se artikulli është i pavërtetë dhe se “aeroporti tashmë po hyn në një fazë të re zhvillimi profesional, Mabco ka nisur procesin e riorganizimit të brendshëm, që lidhet vetëm me menaxhimin normal”.

Reagimi i Pacollit:

Është e padrejtë të krijohen histori me insinuata. Artikulli i gazetës Kapitali është po aq i shtrembëruar sa edhe i padrejtë.

Unë, së bashku me drejtorin e kompanisë Mabco, koncesionare shumicë e Aeroportit të Vlorës, kemi qenë në Kryeministri thjesht për një vizitë kortezie, ku informuam për ecurinë e punimeve në aeroportin e Vlorës.

Nuk është aspak e vërtetë, as korrekte, të thuhet se ka pasur ndonjë presion apo kërkesë për t’u përfshirë qeveria, ashtu siç raportojnë disa media.

Në fakt, duke qenë se aeroporti tashmë po hyn në një fazë të re zhvillimi profesional, Mabco ka nisur procesin e riorganizimit të brendshëm, që lidhet vetëm me menaxhimin normal.

Duke marrë shkas nga leximi me i thellë i një shkrimi në media, dua të konfirmoj që puna për përfundimin e aeroportit të Vlorës po ecën përpara me sukses dhe me mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare! Ne mezi presim që ta përfundojmë aeroportin në afat për ti dhënë Shqipërisë dhe bregdetit të saj të bukur dhe një destinacion tjetër.

Vendimet e aksionerit te VIA nuk janë asgjë tjetër përveçse procedura rutinë që kanë të bëjnë me procese normale qe kane lidhje me garancine ndaj institucioneve financiare për mos transferimin e kuotave sa kohe qe kreditë e marra apo që do merren në lidhje me zhvillimin e aeroportit nuk janë shlyer.

Pjesë nga artikulli që u shpërnda sot në media dhe solli reagimin e Pacollit:

“… Axhenda e Edi Ramës ka qenë e ngjeshur me takime ditët e fundit, teksa kryeministri thuhet se ka nisur konsultimet për qeverinë e re.

Por mes vizitave të shumta, në zyrën e shefit të qeverisë, pati dhe një vizitë disi të pazakontë.

Dy ditë më parë, mediat raportuan se në Kryeministri mbërriti me urgjencë edhe ish Presidenti i Kosovës, biznesmeni Behgjet Pacolli.

Ndonëse vizita e Pacollit u raportua si e lidhur me konsultimet politike, baca nga Kosova kishte një tjetër hall. Pacollit po i bëjnë presion për t’i marrë aeroportin e Vlorës me forcë.

Kapitali kontaktoi kompaninë Vlora International Airport për këtë çështje, por kompania nuk pranoi të flasë.

Megjithatë Kapitali ka mundur të shtjerë në dorë dokumenta zyrtarë që faktojnë se koncesioni i aeroportit të Vlorës është nën sulm.

Në datën 21 gusht, asambleja e ortakëve të shoqërisë Mabco Construction, e cila zotëron 98 për qind të aksioneve të aeroportit të Vlorës, u mblodh me urgjencë në Lugano të Zvicrës.

Në rendin e ditës të mbledhjes jashtë radhe kishte vetëm një pikë totalisht të pazakontë dhe shumë të çuditshme.

“Sot me date 21.08.2025, shoqeria Mabco Constructions SA ortake ne shoqerine “Vlora International Airport -VIA” sh.p.kvendosi kufizimin e çdo transferimi pronesie (te kaluar, te tashem apo te ardhshem) te kuotave te zoteruara nga Mabco ne kapitalin themeltar te VIA, deri ne nje vendimmanje te dyte, dhe te regjistrimit te tyre ne Qendren Kombetare te Biznesit,” thuhet në vendim.

Vendimi i pazakontë i Mabcos

Pra shoqëria ka marrë vendim që të mos lejojë asnjë shitje aksionesh në aeroportin e Vlorës.

Kjo është njësoj sikur një qytetar të marrë vendim për të ndaluar shitjen e shtëpisë së tij, kur në fakt i vetmi që mund ta shesë shtëpinë është po vet qytetari.

Çfarë e shtyn një kompani të marrë një vendim të tillë?

Në fakt, kjo është mbrojtja që Pacolli po i bën vetes nga Zvicra për presionet që po i bëhen në Tiranë për t’i marrë aeroportin. Ose dalja nga një marrëveshje potenciale jopublike.

Dhe mënyra se si është formuluar vendimi flet për shitje aksionesh apo marrëveshje në të kaluarën. Kjo hedh dyshime të tjera.

Skandal ndërkombëtar

Skandali i rëndë tashmë është ndërkombëtarizuar. Kapitali ka mësuar se kompania ka vënë në dijeni zyrtarisht të paktën dy ambasada në Tiranë se po tentojnë t’i rrëmbejnë biznesin.

Kjo ishte me sa duket se arsyeja se pse Edi Rama e priti me urgjencë Behgjet Pacollinnë zyrën e tij në kryeministri.

Në fakt, pritja e Pacollit në ambientet e kryeministrisë është po ashtu e pazakontë. Edi Rama preferon që skandale kaq të mëdha t’i zgjidhë në privat, larg syve të publikut.

Por këtë herë Edi Rama nuk e zhvilloi takimin privatisht në një nga vilat e tij të shumta qeveritare, por zgjodhi që pritjen ta bëjë në Kryeministri publikisht.

Dhe dikush që është mjeshtri më i madh i llogarive në këtë vend nuk bën asgjë pa një arsye.

Mos e ka bërë Mehmeti me kokën e tij…

Pritja publike e Pacollit në kryeministri është në fakt edhe një mesazh, përmes të cilit Edi Rama po distancon formalisht veten nga skandali që po shpërthen.

Kjo rrezikon dikë tjetër; zëvendësen e tij në qeveri, Belinda Balluku.

Zonja Balluku është titullarja e autoritetit kontraktor për koncesionin e aeroportit të Vlorës. Ajo bashkë me Edi Ramën, janë dy njerëzit e vetëm në Shqipëri që kanë fuqi për t’i rrëmbyer biznesin Behgjet Pacollit.

Por siç koha e ka treguar tashmë në më shumë se një rast, kur intrigat korruptive të qeverisë shpërthejnë në publik, bëhet gjithmonë një kurban dhe kurbani nuk është asnjëherë Edi Rama.

A do të jetë skandali i Aeroportit të Vlorës tërmeti që do të lëkundë pozitat e ministres më të fuqishme të qeverisë. Kjo mbetet për t’u parë, por tani Belinda Balluku është seriozisht në rrezik.

Gjithsesi skandali i Aeroportit të Vlorës sapo ka shpërthyer. Gjatë ditëve në vijim me shumë gjasa do të publikohen të tjera detaje..”

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • demo says:
    August 28, 2025 at 9:38 pm

    Vallahi o Behgjet
    Se e ke ndertuar vete
    Ruhu se te ha fshehte
    Tinez si qen i qete.

    Reply
  • Vlora says:
    August 29, 2025 at 3:51 am

    Shtet mafioz
    Zhduken njerëz
    Zhduken biznese

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 50 milionë Euro apartamente të sekuestruara, çfarë ndodh me blerësit?
  • Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  • Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  • Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  • Policia e Tiranës reagon për turistët italianë të dhunuar: U përfshinë në konflikt me një grup të miturish, nuk pranuan të bënin kallëzim

Komentet e Fundit

  1. E on Koçeku për konsullatën serbe: S’ka krahasim me Bujanocin, vetëm 54 serbë të vetëdeklaruar janë në Shkodër
  2. Fjala on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. Anonymous on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  4. Abdiel Pollard on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona
  5. golda mayer on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?