Siria, vend në Lindjen e Mesme, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të mërkurën, njoftuan zyrtarë nga të dyja vendet.
Në një njoftim në Facebook, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se marrëveshja për njohjen e Kosovës nga Siria u arrit me mbështetjen e princit të kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud, të mërkurën, në Riad.
Ajo e falënderoi presidentin e Sirisë, Ahmed al-Sharaa, për vendimin për njohjen e Kosovës si dhe për mbështetjen e tij për popullin e saj.
Osmani udhëtoi këtë javë për në Riad të Arabisë Saudite, me ftesë të Muhamed bin Salmanit, për të marrë pjesë në Forumin e Iniciativës për Investime në të Ardhmen.
“Populli i Kosovës dhe ai i Sirisë kanë vuajtur e sakrifikuar shumë për ta arritur lirinë. Prandaj kjo njohje e ndërsjellë sot nuk është vetëm e sovranitetit shtetëror, por edhe njohje e sakrificës së shumë brezave për të jetuar të lirë”, shkroi Osmani.
Ministria e Jashtme e Sirisë tha se vendimi për njohjen e Kosovës “buron nga bindja e Sirisë në të drejtën e popujve për vetëvendosje dhe nga angazhimi i saj për promovimin e parimeve të paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe në botë”.
“Kjo vendimmarrje është pjesë e politikës së Sirisë që synon zgjerimin e urave të bashkëpunimit dhe hapjes ndaj vendeve mike, në një mënyrë që shërben interesave të përbashkëta dhe forcon lidhjet e miqësisë midis popujve”, thuhet në njoftim të kësaj Ministrie në X.
Damasku pret “me padurim” vendosjen sa më të shpejtë të marrëdhënieve diplomatike ne Kosovën dhe zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh në fushat politike, ekonomike dhe kulturore, në mënyrë që të shërbejë interesave të përbashkëta të të dyja vendeve dhe popujve miqësorë, theksoi ajo.
Siria, për më shumë se një dekadë, ka qenë ndër vendet më të izoluara të botës, e dërrmuar nga lufta civile, dështimi i ekonomisë dhe sanksionet e mëdha ndërkombëtare.
Nga janari i këtij viti, ky vend udhëhiqet nga Al-Sharaa, i cili i kishte udhëhequr luftëtarët e opozitës në rrëzimin e presidentit Bashar al-Assad, duke i dhënë fund sundimit pesëdekadësh të familjes së tij.
Sa shtete e njohin Kosovën?
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se u është mirënjohjes presidentes Osmani për përpjekjet e saj të suksesshme dhe të gjithë atyre që ndihmuan që Siria të bëhet shteti më i fundit që e njeh vendin.
“Me padurim presim të forcojmë lidhjet ndërsa vendi hyn në një kapitull të ri dhe vendimtar të historisë së tij”, shkroi ai në X.
Njohja nga Siria është e treta këtë vit për Kosovën, pasi më herët dy shtete afrikane, Sudani dhe Kenia, e njohën atë.
Njohjet nga këto vende vijnë pas një rënie të ritmit të njohjeve të Kosovës në vitet e fundit. Para tyre, shteti i fundit që e njohu atë ishte Izraeli në vitin 2021.
Siria është bërë tani shteti i 120-të që e njeh Kosovën, një vendim që pritet ta zemërojë Serbinë, e cila e lufton vazhdimisht pavarësinë e fqinjit të vet.
Serbia kishte reaguar me zemërim ndaj njohjeve të fundit të Kosovës, pasi vazhdon ta cilësojë Kosovës si pjesë të veten edhe 17 vjet pas pavarësimit të saj.
—-
FOTO: Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, princi i kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud (në mes) dhe presidenti sirian, Ahmed al-Sharaa, në Riad, 29 tetor.
REL

Urime Vjosa Osmani!
Para se gjithash eshte Merite e Vjosa Osmanit,Diplomate e Larte e nivelit Boteror,qe ka Maredhenje te shkelqyera me gjithe kreret e Botes.Shteti i konsoliduar i Albin Kurtit,qe i vu kufirin tek thana gjithe armiqve te Kosoves.
“Shtet i konsoliduar i Albin Kurtit” ? Ha ha ha ha, 10 muaj pa qeveri dhe me kryeministër në detyrë , e pa shëmbullt në Evropë .
“Vjosa Osmani diplomate e lartë e nivelit evropian” ? Me siguri demua do ketë hedhur nja dy dopio . Po të kam thënë bre demo , mos e tepro me alkoolin se pastaj të duket injoranti shkencëtar .
Kujt i erren syte nga sukseset e Kosoves,te deToxikohet,
120 shtete e kane njohur?
Mijevjecarin tjeter do ta njohin edhe te tjeret.
Qipron e pushtuar e njeh vetem Turqi-ja dhe ka 51 vjet qe nuk po e denojne per kete pushtim.
Mjere keto Pashalleqe si Albanistani apo Kosovistani qe jane product i Perandorise Osmane.
Genitceret e turqizuar te vetequajturit skiptare nuk duhet te harrojne qe te paret e tyre nuk ishin Turq ne Identitet apo Kombesi por kishin per Kryeqytet Kostantinopolin Polis kjo ne Nder te Perandorit Ilyre Greke Megas Kostantinos.
Mjere ky popull i nenshtruar dhe pa histori.
O koqe,pushtimin e Qipros e provokuan greqiret e tu,qe bejne cte duan me shqipot,se turku i qin ne sume.
Ky që komandon tani në Siri ky që ndoqi “doktor” Asadin është njeri i turqve. Se Turqit e ndihmuan të merrte pushtetin. Normale që meqë Turqia ka interesa në Kosovë Siria si shtet satelit i Turqisë do e njihte Kosovën