Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Situata mund të bëhet kaotike”, planet e Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Situata mund të bëhet kaotike”, planet e Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë
BoteLajmi i fundit

“Situata mund të bëhet kaotike”, planet e Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Published: December 25, 2024
Shpërndaje

Presidenti i zgjedhur Donald Trump është zotuar se do t’i japë fund shumë shpejt luftës në Rripin e Gazës, ndërsa ka paralajmëruar se ‘situata do të bëhet kaotike’ nëse Hamasi nuk i liron pengjet deri më 20 janar, ditën kur ai merr zyrtarisht detyrën.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Patsy Widakuswara i hedh një vështrim mundësive për arritjen e paqes, ndërsa administrata e Presidentit Biden po kërkon arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi.

Vuajtje të papërshkrueshme gjatë 14 mujave të fundit, ndërsa Izraeli vazhdon operacionin ushtarak në Gazë, si hakmarrje pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023.

- Publicitet -

Dhjetëra persona, mes tyre amerikanë, po mbahen ende peng nga grupi që Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur si terrorist.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka paralajmëruar se nëse pengjet nuk lirohen para se ai të marrë detyrën më 20 janar, përgjigja do të jetë shkatërruese.

“Ata duhet ta gjejnë vetë se çfarë do të thotë kjo, por një gjë është e sigurt se nuk do të jetë diçka e mirë”, tha ai.

Zoti Trump ka marrë meritat për arritjen e një armëpushimi muajin e kaluar mes Izraelit dhe Hezbollahut në Liban, që u ndërmjetësua nga Shtetet e Bashkuara dhe Franca.

Por planet e tij për Rripin e Gazës janë të paqarta.

“Presidenti Trump mund të ketë disa burime për të rritur presionin ushtarak ndaj Hamasit. Nuk mendoj se kjo do të jetë diçka më e ashpër sesa operacioni i izraelit gjatë 14 muajve të fundit. Por, mund të ketë një element tjetër, megjithëse shpresoj që nuk do ta ketë këtë qasje, për të tkurrur një pjesë të ndihmave humanitare”, thotë Ahmed Fouad Alkhatib nga Këshilli i Atlantikut.

Ndërkohë, administrata akutale po kërkon shtim të ndihmave humanitare në Gazë dhe po angazhohet deri në ditën e fundit të Presidentit Biden në Shtëpinë e Bardhë për arritjen e një armëpushimi, tha Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.

“Gaza duhet të transformohet në një vend ku do të garantohet që Hamasi nuk do të jetë në udhëheqje, po ashtu edhe Izraeli, për të mundësuar qeverisjen, sigurinë dhe rindërtimin e Gazës”, tha zoti Blinken.

Ky synim është ende i paarritshëm, pavarësisht përpjekjeve diplomatike të Uashingtonit me Turqinë, Egjiptin dhe Katarin.

Analistët thonë se një armëpushim mbetet i pasigurt, qoftë para apo pas inaugurimit të zotit Trump në janar. Por, periudha e tranzicionit shihet nga të dyja palët si një moment mundësish, tha të mërkurën këshilltari i sigurisë kombëtare, Jake Sullivan.

“Për ne është me rëndësi që si administrata në largim Biden ashtu edhe administrata e re Trump, të tregojnë fuqinë tonë, të punojnë më ngushtë se zakonisht duke u siguruar se po dërgojmë një mesazh të qartë dhe të përbashkët tek miqtë dhe të gjitha palët në Lindjen e Mesme”, thotë zoti Sullivan.

Mesazhi i përbashkët nga të dy udhëheqësit është se Shtetet e Bashkuara duan që konflikti të përfundojë. Deri tani, këto thirrje nuk janë dëgjuar nga asnjëra palë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • mali says:
    December 25, 2024 at 10:43 pm

    E mo ,se keshtu e marin ne fillim me revan por jeta tregon ndryshe.
    Ligjet e shoqerise nuk I ben presidenti I amerikes .

    Reply
  • paqe qe eshte ne vetem ne fjalor says:
    December 26, 2024 at 5:05 am

    PO ORE mali ,TRAMPme nje eufori prej nacisisti po mban deklarata se ai do te zgjidh gjithe problemet .Por eshte amerika qe shet miliarda arme per te vrare popullin e pafajshem kudo ne bote Deklaratat para emerimit ligjor jane genjeshtrat ecdo te zgjedhuri ne cdo vend te botes.Tramfi nuk este nje duferfuqi hyjnore por nje megalloman i njojtur ne bote nga kushdo

    Reply
  • God bless America says:
    December 26, 2024 at 7:43 am

    Presidentit Trump i jane lene ne dere te White House nje deng me telashe nga deshtaku torollak Biden.
    Luftera ngado qe do ti duhet tu jape fund e ndoshta Trump e ka zgjidhjen ne strategjine e tij te fokusimi ne ceshtjet e brendeshme te Amerikes. Nese kete do kishte bere edhe paraardhesi e nuk do fuste hundet sa andej-kendej mbase ato telashe nuk do ishin aq sa jane sot neper bote.

    Reply
    • prec ulaj says:
      December 26, 2024 at 1:16 pm

      Ashtu ja la edhe Trump luften ne Afganistan Bidenit, kjo ishte lufte direkte e Amerikes, ndersa keto jane lufte me keshillim .
      Trump mbytet ne nje pellg me uje. Eshte totalisht i paafte per te zgjidhur ndonje ceshtje te jashtme, kete e vertetoi ne 4 vitet e Presidences, vetem fryhet si kaposh.

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dilni, z.President!
  • Mazhoritari si “fjalëkalim” për normalitet demokratik dhe protesta që i ve kapak protestave
  • “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Besnikëria, mbi meritën

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. Detari on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  3. demo on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  4. Pensionisti i Porcelanit on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  5. Fatma on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?