Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Situata në Lindjen e Mesme, dy aeroplanmbajtëse amerikane do të qëndrojnë në gatishmëri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Situata në Lindjen e Mesme, dy aeroplanmbajtëse amerikane do të qëndrojnë në gatishmëri
AktualitetBote

Situata në Lindjen e Mesme, dy aeroplanmbajtëse amerikane do të qëndrojnë në gatishmëri

Published: August 26, 2024
Shpërndaje

Shefi i Pentagonit urdhëroi që dy aeroplanmbajtëse luftarake të vazhdojnë të qëndrojnë në Lindjen e Mesme, një ndryshim në planet e mëparshme të ushtrisë amerikane. Shtetet e Bashkuara nuk ishin të përfshira në sulmet e së dielës, por ofruan informacione zbulimi rreth sulmeve të Hezbollahut, sipas një zyrtari të lartë amerikan.

Gjenerali amerikan C.Q. Brown, Shefi i Shtatmadhorisë amerikane, arriti në Izrael të dielën si pjesë e një vizite rajonale që ka për synim parandalimin e përshkallëzimit të situatës. Ai pritet të takohet me zyrtarë të lartë ushtarakë izraelit. Ndërkohë, grupi militant Hamas njoftoi se ka refuzuar kushtet e reja të Izraelit për armëpushim në Gazë.

Në një deklaratë për televizionin e Hamasit ‘Al-Aqsa TV’ të dielën, zyrtari i Hamasit, Osama Hamdan hodhi poshtë kushtëzimet e reja të Izraelit dhe tha se janë të rreme paralajmërimet mbi mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje.

- Publicitet -

Udhëheqësi i grupit Hezbollah, Sayyed Hassan Nasrallah, tha të dielën se grupi i tij do të vlerësojnë ndikimin e sulmeve me raketa dhe dronë nga objektivave ushtarake izraelite para se të përcaktojnë nëse do t’i vazhdojnë sulmet.

Në një fjalim televiziv ai tha se Hezbollahu e kishte realizuar sulmin “sipas planit”, duke hedhur poshtë pretendimet e ushtrisë izraelite se sulmet e tyre parandaluese kishin frenuar një sulm më të gjerë. Ai foli 12 orë pas shkëmbimit më të fortë të zjarrit ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut që nga fillimi i luftës në Gazë dhe tha se grupi militant qëllimisht nuk kishte vënë në shënjestër civilët dhe infrastrukturën publike, përfshirë aeroportin Ben Gurion.

Nasrallah tha se objektivi kryesor i sulmit ishte një bazë ushtarake e zbulimit, që ndodhet 110 kilometra në brendësi të territorit izraelit. Deri më tani ky është sulmi i vetëm që ka depërtuar kaq thellë në territorin izraelit dhe vetëm 1.5 kilometra larg Tel Avivit./ VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve
  • Janë përmendur në dosjen “Balluku”, largohen nga detyra drejtuesja e KESH dhe kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil
  • “Urdhër nga lart”: Gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
  • PS mbledh Asamblenë Kombëtare të shtunën në Gjirin e Lalëzit
  • Hungaria e Orbánit dhe Shqipëria e Ramës: biznese qeveritare, dyshime për korrupsion dhe “miqtë” e huaj

Komentet e Fundit

  1. anti25642654censurë on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  2. anti25642654censurë on Fjalimi i Gjergj Fishtës në Konferencën e Paqes 1919
  3. anti25642654censurë on Fjalimi i Gjergj Fishtës në Konferencën e Paqes 1919
  4. aqif kapertoni on ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  5. anti25642654censurë on Ndryshimet demografike pas rënies së Skënderbeut dhe hebrenjtë e Vlorës sipas arkivës osmane

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?