Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Situatë kritike në Gjyqësor
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Situatë kritike në Gjyqësor
AnalizaLajmi i fundit

Situatë kritike në Gjyqësor

Published: May 11, 2024
Shpërndaje

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ofroi të premten një panoramë thuajse të zymtë të sistemit gjyqësor, gjatë një takimi të organizuar me gjyqtarë të të gjitha niveleve, në “Ditën e Drejtësisë”.

Ai foli me tone kritike veçanërisht ndaj Këshillit të Lartë Gjyqësor, por dhe pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv që duhet “të përmbushin detyrimet e tyre kushtetuese e ligjore, në funksion të parimeve dhe vlerave, mbi të cilat vepron një shtet i së drejtës”.

Zoti Sadushi renditi mangësi të theksuar në burime njerëzore, materiale e financiare, ndërsa ngriti alarmin për numrin “e frikshëm të dosjeve të prapambetura, prej 60.000 çështjesh”.

- Publicitet -

Sipas tij, nuk po kuptohet se një situatë e tillë “po çon drejt kolapsit dy gjykatat e apelit, që pas disa viteve do transferohet përsëri në Gjykatën e Lartë”.

Ai kujtoi se “një vit pas fillimit të funksionimit të hartës gjyqësore, perceptimi i opinionit publik për administrimin e drejtësisë nuk rezulton të jetë i kënaqshëm”, ndërsa vuri në dukje krijimin e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për të gjithë vendin, e cila ende po funksion me vetëm 26 nga 78 gjyqtarë që duhet të ketë.

Në takimin me gjyqtarët, zoti Sadushi e përshkroi gjenden si “problematike, në mos edhe kritike, për shkak të nivelit të performancës së administrimit të drejtësisë, mangësive në kryerjen e analizës dhe diagnostikimit të problemeve, mungesës së vizionit në planifikimin strategjik për të kuptuar se çfarë duhet bërë, dhe në veçanti për të ndërgjegjësuar dy pushtetet e tjera se në çfarë gjendje ndodhemi dhe se ku duhet të shkojmë”.

Ai deklaroi se “përgjegjësia rëndon mbi të gjithë Ne, gjyqtarët, ashtu, si edhe mbi Këshillin e Lartë Gjyqësor, që nëpërmjet reagimit institucional dhe legjitimitetit të vendimmarrjes duhet t´i dëshmojmë ekzekutivit dhe legjislativit se sistemi i drejtësisë nuk zgjat dorën për lëmoshë”.

Kreu i Gjykatës së Lartë foli për kushte aspak normale në të cilat zhvillojnë aktivitetin gjyqtarët kur përmendi “godina të amortizuara dhe me kufizime të ndjeshme të hapësirës së duhur për punë; zyra të pamjaftueshme dhe më e rënda, në disa gjykata, pa salla gjykimi, ku seancat gjyqësore zhvillohen në zyrat e gjyqtarëve dhe pa regjistrimin e procesit në audio; një sistem elektronik, pothuajse anakronik; dhe problematika të ndjeshme në mënyrën e administrimit dhe të arkivimit të dosjeve, të çështjeve të sigurisë, apo të krijimit të hapësirave të përshtatshme për publikun”.

Ai deklaroi se vetë gjyqtarët në veçanti nga KLGJ, nuk duhet të pranojnë faktin “që dy gjykatat e apelit të kryeqytetit të mos kenë mjaftueshëm zyra dhe salla gjykimi për gjyqtarët”, duke lënë të kuptohej hapur se nuk duket as të ketë ndonjë zgjidhje afatshkurtër apo afatgjatë për to.

“Mungesat e ndjeshme” në burime njerëzore, kryesisht në këshilltarë/ndihmës ligjorë, sekretarë gjyqësorë dhe stafin ndihmës administrative, ishin një tjetër problem shqetësues i ngritur nga zoti Sadushi, sipas të cilit “menaxhimi i burimeve njerëzore nuk duhet parë si një rol administrativ, por si rol strategjik e thelbësor për suksesin e gjyqësorit”.

Edhe në këtë pikë ai drejtoi gishtin ndaj KLGJ-së e cila siç u shpreh ai nuk ka “një strategji të qartë se si mund të realizohet përmbushja e këtij detyrimi, kur pengesat për të shtuar numrin e ndihmësve ligjorë, sekretareve gjyqësore apo të stafit administrativ rezultojnë të jenë sa ligjore, aq edhe financiare e strukturore, sidomos kur planifikohet buxheti dhe nuk parashikohet dhe as insistohet te ekzekutivi dhe legjislativi për nevojën e rritjes së numrit të punonjësve në gjykata”.

Po ndaj Këshillit të Lartë Gjyqësor ishin dhe kritikat lidhur me buxhetin financiar që parlamenti akordon për gjykatat. “KLGJ, nuk duket se e ka kuptuar drejt pavarësinë buxhetore të gjyqësorit. Në disa raste janë vënë re prirje për të konfonduar mbikëqyrjen administrative me mbikëqyrjen gjyqësore”, tha ai.

Kryetari i Gjykatës së Lartë renditi më pas, të paktën 11 “fakte” siç i quajti, por që në të vërtetë duket të jenë probleme që nuk kanë gjetur zgjidhje në 6 vite të ekzistencës së KLGJ-së. Ai bëri të ditur se me përjashtim të Gjykatës së Lartë, të gjitha të tjerat “nuk drejtohen nga kryetarë të zgjedhur, por nga zëvendëskryetarë”.

Po ashtu “kancelarët e gjykatave, që janë personat përgjegjës dhe me peshë kryesore në miradministrimin e gjykatave, vazhdojnë të jenë ende të pakonfirmuar në detyrë”. Ai ngriti problemin e trajtimit financiar të gjyqtarëve, një pjesë e të cilëve siç deklaroi kanë paditur KLGJ-në “duke kërkuar detyrimin e Këshillit dhe të gjykatave për të respektuar standardin kushtetues të mos prekjes së pagës dhe shpërblimin sipas ligjit”.

Zoti Sadushi përmendi “vonesa të pajustifikuara në procesin e vlerësimit etiko-profesional”, “mosrespektimin e afatit ligjor për përfundimin brenda muajit qershor të çdo viti të procedurave të transferimit paralel dhe ngritjes në detyrë”, si dhe kritikoi “përfshirjen në procedurë të miratimit të normës mesatare të ngarkesës së gjyqtarëve, pa përgatitur më parë një studim të detajuar dhe gjithpërfshirës”.

Sipas kreut të Gjykatës së Lartë “nuk ka një planifikim strategjik mbi numrin e përgjithshëm të gjyqtarëve këshilltarëve/ndihmësve ligjorë e stafit administrativ për 5 vitet e ardhshme, ndërkohë që sistemi ynë nuk plotëson as gjysmën e numrit mesatar të gjyqtarëve për 100.000 banorë”.

Si për të shpjeguar motivet e ngritjes së gjithë këtyre problematikave, në mbyllje të fjalës së tij, zoti Sadushi tha se forumi i gjyqtarëve “është vendi më i përshtatshëm për t’u shprehur dhe për të nxitur KLGJ-në për të adresuar me forcë tek qeveria dhe parlamenti nevojat imediate të sistemit gjyqësor”.

n.s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
14 Comments
  • HAJRO LIMAJ says:
    May 11, 2024 at 7:51 am

    Kryetari i Gjykates se Larte,Z.Sadushi, parshtroi para publikut situaten teper te veshtire,ne te gjitha fushat te pushtetit te trete te shtetit,pushtetit te drejtesise.Pushteti legjislativ, kuvendi dhe pushteti ekzekutiv ne kundershtim me kushtetuten miratojne ligje dhe i realizojne vetem per trajtimin maksimal tw qeveritareve dhe deputeteve, kur pushtetin kryesor te demokracise:pushtetin gjyqesor e kane sakatuar dhe e kane braktisur duke mos i krijuar dhe trajtuar kushtet minimale te kryerjes se detyres.Ky eshte shkaku qe njerzit vine verdalle me vite dyerve te gjykatave,qe nuk marrin te drejtat dhe lirite qe u takojne. Populli kerkon drejtesi,por fajtoret kryesore me kete situate jane kryeministri dhe kuvendi.Me paga jo reale,me ndertesa mjerane,pa salla gjyqesore, pa numurin e nevojshem te gjyqatareve, kur administrata eshte e mbi kaluar, mbyllen gjykatat e rretheve, etj etj.Veprimtari anti kushtetuese, anti ligjore, anti popullore, anti njerezore.
    Hajro Limaj
    Drejtor i Institutit te Politikave te Sigurise kombetare

    Reply
  • demo says:
    May 11, 2024 at 9:47 am

    Komenti z.Limaj i vertete.Kryeministri me langojt ne Parlament,,nxjerrin ligje per te DeLegjitimuar Gjykatat dhe SPAK,,
    Te mos hetohen,Te mos denohen se kane vjedhur vete.
    E gjithe Reforma ne Drejtesi Amerikane shkon per lesh.
    Ambasada Amerikane duhet te reagoje ndaj Ligjeve te fundit te Miratuar me shumice votash ne Parlament,qe perjashtojne qeverritaret nga kontrolli Drejtesiswe.

    Reply
  • Drejtesi me part-time says:
    May 11, 2024 at 10:01 am

    Situate kritike eshte pak te thuhet ne gjygjesor. Situate tutele e plote e Pushtetit mbi gjygjesor, kjo eshte ne realitet.
    Dhe shembulli eshte ajo Irena Gjoka Gjygjtarja qe e kaloi ate Veting duke mos treguar 10 vite denim ne Greqi per te mos u futur ne vende te BE per tentim hyrje me Vize fallco! E kesaj” i ra shorti ” te gjykoje edhe Belerin edhe Berishen ashtu si donte Pushteti.
    Irena Gjoka pra dekonspiroi edhe Veting ne kete rast duke treguar se ate e kalon ke do Pushteti dhe nuk e kalon ke nuk do Pushteti. Duke mbyllur syte ne raste flagrante me denime si i Gjokes e duke perdorur “mos justifikim pasurie” per ata qe nuk i do.
    Se si mund te dale akoma ajo Gjoka te drejtoje nje gjygj kur ka denim se ka perdorur Vize fallco, se si mund te tentoje Gjoka te denoje Belerin per blerje votash kur vete ka perzenie nga Greqia per 10 vite si fallsifikatore Vize kete pastaj s’ka Veting qe e merr persiper ta kaloje me tutje.

    Reply
  • Kristaq Pano says:
    May 11, 2024 at 10:27 am

    Drejtesia e Saliut shkaterroi demokracine e sapo lindur! Te shohim cfare do te beje Rama me miqte tane te dashur Amerikane! Duhen edhe nje brez tjeter te behet! Hapat e para po i ben Edi Rama!

    Reply
  • Niko says:
    May 11, 2024 at 11:17 am

    Edi Rana eshte shkaktari dhe kerkush tjeter. Por ai ka te gjithe pushtetet ne dore dhe kerkush nuk mund ti kerkoje llogari. Ai ka vetem nje axhende : babezine per karriken e pushtetit dhe etjen per te hyre me hile dhe pa merite ne histori. Per keto e vret mendjen dite e nate. Axhenda kryesore : roli i kryeministrit per shqetesimet e qytetareve, eshte ne plan te dyte e trete.Ka realizuar 3-4 detyra dhe i tund me mburrje keto per te eklipsuar 7-8 te tjera te parealizuara ose perkeqesuara.
    Shume tregues te rendesishem te jetes kane bere hapa pas , por ai defiçitet, mosrealizimet, perkeqesimet , nuk i pranon asnjehere, i relativizon duke i krahasuar treguesit ” me vitin 1938″( qeverite e kaluara) e jo me objektivat e kohes dhe duke i mbuluar me propagande mashtruese e shpelarje truri. Ketu edhe Opozita eshte e diskretituar totalisht dhe nuk meriton pushtet.Çeshtja e 60 mije dosjeve gjyqesor e te prapambetura( 30 mije te krijuara nen qeverisjen “e ndritur” te Rames per 7 vite) ka zgjidhje por nuk ka vullnet, ne mos qofte e qellimshme.Rama dhe klani i tij nuk kane kohe te merren me kete gangrene se jane te zene me aksionet pef futjen ne sistemin e drejtesise te njerezve te tyre. Perveç listave qe futen nga “dera”(shkolla e magjistratures) ku nje pjese e madhe vijne nga klanie e jo sipas merites, baterdia behet duke futur me shumice nga “dritarja” plepiste te klanit( behen gjykates e prokurore njerez pa shkolle magjistraure nga radhet e ndihmesve ligjore ne gjykata dhe OPGj ne Prokurorite). Se e kane patur te veshtire keta” udheheqes te ndritur” te pergatisnin kontigjente te mjaftueshem dhe te denja gjyqtare e prokurore nga shkolla e magjistratures ne kets 8 vjet. Jo nje po 4-5 kontigjente. Po nuk kane dashur.Ka djem te zote Shqiperia dhe te aresimuar posaçerisht per politike qe te drejtojne me sukses punet , por Partite politike jane te “vdekura”, demokracia ne to, de fakto eshte nul dhe de jure emertim fomal e fallso te cilat zgjedhin e mbajne ne krye te vendit persona jashte profesionit te cilet ne moshen 50 vjeç behen drejtues politike dhe bejne çmos te rrine gjithe jeten ne ato poste. Fatalitet per Shqiperine e qytetaret kjo kenete 33 vjeçare.

    Reply
  • Kujtimi says:
    May 11, 2024 at 11:18 am

    Po pra more Taqke po i ben Rama ato hapat e para e ate Drejtesine nga e para – ja, lexo komentin me lart “Drejtesi me part-time” qe te kuptosh se sa para jane hapat e Rames.

    Reply
  • pinoku says:
    May 11, 2024 at 12:21 pm

    Pêr mua problemi i problemeve në drejtësi ka të bëjë me inkriminimin dhe korrupsionin galopant të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ky është problemi i problemeve. Gjyqtarë që janë bêrê me vila duke mbrojtur kriminelët! Llafet e Sadushit janë justifikime për të mbuluar paaftësinë e tyre dhe papërgjegjshmërinë.

    Reply
  • Vangjeli nga Devolli says:
    May 11, 2024 at 2:24 pm

    Une mendoj se praktikisht jane disa drejtime korrupsioni (=shperdorim /abuzim/ me poziten zyrtare .
    E para eshte ajo qe Kryetari i Qeverise e shtjelloi kur nje zyrtar shperdoron poziten per perfitim personal prej prones shteterore , mbasi kjo sjell te ardhura me te medha per individin shperdorues .
    Se dyti eshte kur nje person zyrtar shperdoron detyren shteterore per te perfituar me lloj-lloj lojrash prej direkt individit privat , p. sh. vecanerisht per te moshuarit qe kerkojne vleresimin korrekt te kontributeve te derdhura per pensionin e pleqerise manipulohen nga perfaqesues te Sigurimeve Shoqerore per te bere derdhje ne banke me leke ne dore .
    Se treti eshte kur nje person zyrtar , p.sh. noter , i cili konsiderohet si deshmitar ne rolin e perfaqesimit te shtetit , kryen lloj-lloj lojrash si interpretime te dokumentuara me shkrimin e vete atij , por kjo vetem nga shperdorimi per qellime perfitimi nga se ka pozititen e tij te perfaqesimit duke anashkaluar te drejtat ligjore te Kadastres dhe ato
    te Gjykates , pra per te favorizuar perfitimin e nje individi ndaj nje individi tjeter , por sigurisht kjo edhe per vet-vehten e tij , pa patur frike aspak frike nga ligjiet ne fuqi .
    Se katerti eshte kur vete personat e demtuar e cojne ceshtjen per ne gjykate , ndersa gjykata shtyn diten e gjykimit sepse pala e paditur , (pra personi zyrtar shperdorues ) , nuk paraqitet para gjykatesit pa bere as nje justifikim per mungese paraqitje , ndersa Gjykata i jep kohe te paditurit deri sa ky perfaqesues zyrtar te deshiroje te vije para gjykatesit .
    Atehere kur te gjithe keta shperdorues te pozites zyrtare nuk i tremben aspak forces ligjore si mund te ndjeje populli i thjeshte se po vepron drejtesia ligjore ?!
    —–
    Ne kete shtet ku jetoj une si emigrant kam degjuar se eshte ne fuqi nje ligj qe kur nje person zyrtar konsideroret perfundimisht i koruptuar , krahas te tjerash ky i koruptuar humbet edhe vjetersine per pension pleqerie qe ka lidhje me poziten zyrtare qe Gjykata e vlereson te korruptuar .
    Po pse nje ligj i tille nuk funksionon ne Shqiperi ?
    Sepse ligjvenes dhe ligj zbatus ne nje forme apo tjeter jo qe nuk i tremben forces se Zotit dhe as forces se Ligjit , mbasi e kane si per natyre pune qe te “ngjyejne” gishtin ne mjaltin e korrupsionit .
    —–
    Ju lutem me kundershtoni nese une mendoj gabim.

    Reply
  • BARDI says:
    May 11, 2024 at 2:33 pm

    Shikoni organikat e institucioneve qeveritare jane plot me njerez dhe kjo se i duhen votat.Turp i madhe qeveria e mepareshme kishte gjithse 84 persona inkludu ne kete organik shofer e pastruese.Pluse qe pergjigjeshin per te gjitha problemet e ekonomis,bujqesis, e te tjera qe po ti numrosh thua si ja kane dale ata bashkepuntor ne kryeministri,qe 15 dite i kishin ne terren etj etj.Po sot vetem demagogji e korrupsio drejtojn,veetem Kryeministria ka 400 pununjes qe duhen vetem per vota.Pa folur me institucioneve te bashkive qe numuri tyre rrine terditen kot duke lozur me kompjuter e ne kafene.Sa po vjen fushata harxhohen pageat edhe per 50000 vende pune qe jane bosh vetem per vota.Ne drejtesi e ne polici numuri eshte i zvogluar se jane policit e bashkive e te tjera qe mungojn se parat i duhen per tenderaShikoni ne shihni nje polic neper ruget e Tiranes,jane me makina dhe vetem policin rrugore sheh ne qytet.Mediat me keto probleme nuk merren fare se nuk te len PD dhe PS se i qajne hallin njera tjetres se te dy e kane mendjen te korrupsioni dhe votat.

    Reply
  • P S E ? says:
    May 11, 2024 at 4:53 pm

    Zoti Hajro Limaj , a ke marre vesh zotrote qe kur ka nisur vetingu ne drejtesi , sa do vazhdoje , sa koka prokuroresh dhe gjygjtaresh ka “prere” dhe me sa shume probleme jane edhe ata , aktualisht neper detyra , bile qe e kane kaperxyer “ylberin ” , apo vetingun ? Kete situate e krijoi vetingu , ju . . . , me ssa duket kerkoni nje tjeter shkolle plepash per pergatitje juristesh e magjistratesh ! K/ministri vetem 3 dite me pare theksoi se pagat e punonjesve te drejtesise jane edhe me te larta se sa ato te pushtetareve me te larte te ketij vendi ! A e kupton se cfar po flet , apo rend edhe ti pas berihajes , pa folur per z. Sadushi qe eshte gati te dale ne proteste para bashkise me garnizonin e FOLTORES ?! Populli pret drejtesi nga ju , pret t`i shtroheni punes . Sa per problemet e tjera te pajisjes dhe akomodimit , keni tge drejte , kembengulni qe t`iu plotesohen .

    Reply
  • Lul says:
    May 11, 2024 at 6:52 pm

    Përse paguajmë nga taksat tona:
    1 Këshillin e Emërimeve në Drejtësi,
    2. Këshillin e Lartë Gjyqësor
    3. Këshillin e Lartë të Prokurorëve
    4. Ministrinë e Drejtësisë
    Me nga 3 milionë lekë të thata rrogë çdo anëtar, kur nuk mblidhen të emërojnë gjyqtarë dhe prokurorë të rinj në vend të të shkarkuarve?
    Apo që t’ia lëmë OJQ-së së Delina Ficos të gjykojë dosjet tona me “procedura të përshpejtuara në dhomë këshillimi”?

    Reply
  • HAJRO LIMAJ says:
    May 11, 2024 at 7:19 pm

    i DASHURI ” P S E ? ”

    Vetingu po nuk u krye ndaj qeveritareve,deputeteve dhe te gjithe drejtuesve te pushtetit vendor nuk ka shtet te paster, ligjor dhe demokratik. Sa e ka rrugen deputeti ? 3,5 milion te vjetra plus mbledhje e komisioneve plus dietat e sherbimeve 4.5 milion ne muaj. 140 deputete + ministrat qe nuk jane deputet+ presidenti me ekipin etij etj etj dhe shumica e popullit flet me vete.Pushteti gjyqesor u shkaterrua ne numur, kur mund te plotesohet nga shume te tjere, gjykatat ne rrethe u mbyllen, infrastruktura per hibret.A keni sy more zoteri.A e degjon televizorin ne 0re 07.30 se cfare qajne njerzit per mos zgjidhjen ne kohe te problemeve gjyqesore ?.

    Reply
  • Kap ça t'kapësh says:
    May 12, 2024 at 8:22 am

    “Korqari” aka “Një qytetar”; “Po,Po”; “I tillë je sa herë hap gojën”, etj. nuk mund të duronte më dhe pas gjithë këtyre viteve anonimiteti, papritur e pa kujtuar doli me emër e mbiemër. Doli bash cullak si dikur afendikoi. Korqar magari e hoqi maskën për t’i treguar afendikoit se për të është gati të shesë gjithshka, edhe shpirtin, e bile t’ja çojë dhe gruan veresie në shtrat.

    Po ku jeshe mo Krustaqiu i Panollopës se iu thanë sitë afendikoit. Tani që i ule brekët përdhe shko ke sheshi dhe ngije sumën përpjet. Shko e bëj sikur falesh se hoxhës majë minaresë do i bëhej shumë qefi.

    Reply
  • Tom says:
    May 14, 2024 at 7:01 pm

    Kemi dosjen prwj 6 vitesh dhe akoma skemi seance….kjo eshte drejtesia? Ti pime lengun. Nje gjyq divorci qe dikur donte 1 muaj te mbyllej sot do vite…tmerr

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë dekada ëndrra dhe kujtime: Klasa e vitit 1966 bashkohet sërish, atje ku nisi gjithçka
  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?