Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Skadon armëpushimi, rifillojnë sulmet në Gazë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Skadon armëpushimi, rifillojnë sulmet në Gazë
Uncategorized

Skadon armëpushimi, rifillojnë sulmet në Gazë

Published: December 1, 2023
Shpërndaje

Luftimet mes Hamasit dhe Izraelit rifilluan në Gazë pas ndërprerjes shtatëditore që bëri të mundur shkëmbimin e pengjeve me të burgosur palestinezë dhe hyrjen e ndihmave humanitare në enklavën e shkatërruar. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë të premten se rifillimi i luftimeve vjen pas shkeljes së armëpushimit të përkohshëm nga Hamasi dhe një sulmi me raketa nga grupi militant ndaj Izraelit.

Ndërkohë gazeta New York Times njofton se Izraeli kishte njohuri paraprake për një plan të detajuar të Hamasit për të sulmuar Izraelin, por zyrtarët e zbulimit e nënvleftësuan duke menduar se Hamasi nuk kishte aftësi për ta kryer atë.

Dokumenti prej afro 40 faqesh me emrin e koduar “Jerico Wall” i analizuar nga New York Times, përshkruan se si Hamasi do të kryente një sulm të shumëfishtë ndaj pozicioneve izraelite të mbrojtjes dhe do të merrte nën kontroll qytete. Në dokument nuk përfshihej një datë e caktuar për sulmin.

Gazeta thotë se zyrtarët e ushtrisë dhe zbulimit izraelit kishin njohuri për planin më shumë se një vit përpara sulmit të 7 tetorit. Nuk është e qartë nëse edhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ishte në dijeni të tij. Qeveria izraelite nuk ka reaguar ndaj njoftimit të gazetës. Me gjithë rifillimin e luftimeve, ndërmjetësit ndërkombëtarë po vazhdojnë të negociojnë për ndalimin e tyre.

Ushtria izraelite tha në platformën e mediave sociale X, e njohur më parë si Twitter, se kishte “ndaluar me sukses” raketën e lëshuar nga Gaza. Hamasi nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Ministria e shëndetësisë e Gazës e drejtuar nga Hamasi thotë se të paktën 32 njerëz humbën jetën në orët e para të sulmit të së premtes. Fletëpalosjet e lëshuara nga Izraeli në Khan Younis në Gazën jugore po i këshillojnë njerëzit të shkojnë drejt jugut për sigurinë e tyre.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sot protestë dhe seancë plenare, vendosen barriera në rrugët përreth Parlamentit
  • 22 tetor 2026
  • ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  • Cilët janë civilët me maska që shfaqen mes policëve e më pas përhapen në turmë?
  • FLASIN JURISTË / Pushteti i mbetet PS-së edhe pa zgjedhje: Çfarë ndodh sipas Kushtetutës nëse jep dorëheqjen Rama

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  2. Nga Enveri te Edveri on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  3. Anonymous on Grabitja e pasurisë kombëtare, dy të tretat e kromit ikin nga Shqipëria të papërpunuara
  4. Mara emigrante ne Itali on 2500 euro policëve, Ramës i vjen kundëroferta: 5 mijë euro kush hedh një deputet në koshin e plehrave
  5. Pushteti maskuar i Rames demaskuar on Cilët janë civilët me maska që shfaqen mes policëve e më pas përhapen në turmë?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?