Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “S’kam obligim të merrem me ty”, polici refuzonte të merrte në mbrojtje 49-vjeçaren që u vra në Kosovë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “S’kam obligim të merrem me ty”, polici refuzonte të merrte në mbrojtje 49-vjeçaren që u vra në Kosovë
AktualitetKosovë

“S’kam obligim të merrem me ty”, polici refuzonte të merrte në mbrojtje 49-vjeçaren që u vra në Kosovë

Published: October 30, 2026
Shpërndaje

Është zbardhur audio-regjistrimi ku Arlinda Zekaj, e cila u vra me sëpatë nga ish-kunati Albert Sylaj në Vitomiricë të Kosovës, kërkonte ndihmë dhe mbrojtje në Polici, por refuzohej.

Gjatë diskutimit me efektivin Faruk Muçolli, 49-vjeçarja i kërkonte atij që të zbatonte urdhrin e mbrojtjes që ajo kishte kërkuar ndaj ish-bashkëshortit.

Zekaj i ka shprehur edhe shqetësimin që ndiente për sigurinë e vet dhe të djalit, por nga policia ka marrë reagime shpërfillëse.

- Publicitet -

“S’kam obligim të merrem me ty, shko bëj ankesë me shkrim kundër meje”, i përgjigjej efektivi Farruku 49-vjeçares.

Viktima teksa po i drejtohej efektivit, e paralajmëroi atë se ajo mund të vritej, por efektivi Farruku duket se nuk i merrte seriozisht deklaratat e saj.

Regjistrimi audio i viktimës Arlinda Zekaj me efektivin e Policisë së Kosovës:

Arlinda: Kur e pashë djalin që i është shkatërruar shëndeti mendor i djalit tim, nuk keni vepruar ju hiç.

Efektivi: Ne s’kemi vepruar? Sa herë shkove në komisariat t’i për atë situatë?

Arlinda: Miliona herë. Edhe flej atje.

Efektivi: A ke paraqitur kërkesë ndaj nesh?

Arlinda: Nuk di unë. Unë nuk di.

Efektivi: A ke paraqit kërkesë me shkrim? Unë ta kam thënë edhe atë ditë që nuk kam obligim për t’u marrë me ty. Bindu që s’jam i obliguar. Sa herë më thirr Komisariati, unë i them që le të paraqesë ankesë me shkrim. Harroje se sa herë po lyp Farukun, po të del Farukun.

Arlinda: Ju doni të zbatoni atë vendimin dhe vetëm, kaq. Shumë e thjeshtë është. E keni edhe pikën aty që djali më ka besuar mua.

Efektivi: Ti e lexon ndryshe, ne e lexojmë ndryshe. Sot kam obligim moral me të çu deri te dera e shtëpisë.

Arlinda: Faruk, të lutem. Unë vritem, s’ka lidhje. Por ju do të përgjigjeni. Krejt gratë që janë vrarë. Për krejt gratë që janë vrarë kështu janë përgjigjur, pasi kanë vdekur.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “S’kam obligim të merrem me ty”, polici refuzonte të merrte në mbrojtje 49-vjeçaren që u vra në Kosovë
  • Tri shtete arabe rreshtohen me Greqinë kundër Turqisë
  • Qeveria po përgatit skemë të re fiskale për influencerët
  • Drafti i ri për Investimet nuk i shmang privilegjet për ‘miqtë e pushtetit’
  • Horoskopi 30 Tetor 2026, çfarë parashikojnë yjet për ditën e sotme

Komentet e Fundit

  1. Ppsh on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit
  2. sateliti on Premtimi për rritjen e pensioneve: Kush dhe sa përfitojnë?
  3. Mentori on A mund të transformohet edhe tek ne zemërimi në votë
  4. bloodyslots on Regjistrimi pranë mjekut të familjes, procedurat si të aplikoni online!
  5. pusht-shteti mban pushtet on Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?