Arrestimi i nënës lehonë me foshnjën 8-ditëshe në Shkodër, Diana Bahçja është kthyer në kryefjalën e mediave në Shqipëri. Edhe pse në shtëpi e pret foshnja e vogël, Diana ende mbahet pas hekurave të burgut duke vuajtur dënimin në një rrethanë të pazakontë.
Edhe pse kanë kaluar 24 orë që prej momentit kur ngjarja është bërë publike, asnjë nga institucionet shqiptare, si Avokati i Popullit apo Presidenti i Republikës që kanë tagër në këtë fushë nuk kanë reaguar për të bërë lehtësimin e situatës së Dianës.
Ndërkohë që avokatët e saj, Anton Koster dhe Edit Gyrcari kanë ndalë në një konferencë për mediat dhe kanë kërkuar edhe njëherë të drejtat e klientes së tyre.
Ata kërkuan që nëna lehonë, të lirohet nga qelia dhe të kryejë dënimin pasi fëmija i saj të mbushë 1-vjeç. Pasi kështu po dëmtohet si edhe nëna, edhe foshnja e porsalindur.
Nga ana tjetër, shumë qytetarë që kanë marrë vesh rastin e saj janë shprehur të gatshëm të paguajnë gjobën prej 250.000 lekësh të reja, që 27-vjeçarja të bashkohet me foshnjën e saj.
Por çfarë ka ndodhur? Pse është në burg një nënë lehonë.
Diana Bahçja ishte dënuar nga gjykata me gjobë, pasi pas ndarjes nga burri i parë, martesë nga e cila kishte një vajzë, nuk i ishte përgjigjur detyrimit që kishte për fëmijën. Ky pretendim mohohet nga Diana që deklaron se ish-burri e dhunonte.
3 vite pasi Diana Bahçja mori gjobën, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, vendosi ta konvertonte dënimin nga gjobë në 50 ditë burg, pa marrë parasysh faktin se ajo sapo kishte lindur, e duke shkelur ligjin me dy këmbë, kanë vendosur që ta vënë pas hekurave.
Familja Bahçja e cila jeton në kushte të vështira ekonomike, tashmë duhet të përballet edhe me burgosjen e nuses së shtëpisë, e cila ka lënë pas një fëmijë pa gji e pa ngrohtësi të nënës…
Vjehrri dhe vjehrra e Dianës, të cilat janë të moshuar dhe të sëmurë, me lot në sy, e cilësojnë arrestimin e nuses së djalit të tyre si krim që nuk ndodh askund.
Kjo bebe e porsalindur, ka gjetur përkujdesje nga mbesa 11-vjeçare e bashkëshortit të Dianës, e cila tregon se pas arrestimit të Dianës, ka braktisur shkollën për të mbajtur foshnjën e të afërmes së saj…
Ky vendim i marrë nga Gjykata e Tiranës, duket se është ekzekutuar në shkelje të Kodit Penal.
Sipas nenit 34, paragrafi i fundit i Kodit Penal, përcaktohet qartë se nëse kur e dënuara është shtatëzanë apo me fëmijë nën 1 vjeç, dënimi shtyhet derisa fëmija të bëhet një vjeç.
Diana Bahçja është një nënë lehone, e parrezikshme për komunitetin, por është e pashpjegueshme pse është nxituar drejtësia të burgos një 27-vjeçare, kur në kushtet e saj mund të jepeshin masa lehtësuese, të parashikuara në ligj.
o.j/dita

Te gjithe nuk mund te lirohen. Gjykata liron ata qe paguajne dhe qe kane per detyre te vrasin se me sa duket jemi shtuar shume.
Hajde koment hajdeeeee
Më në fund reforma në “drejtësi,, e dha rezultatin. Sikurse e tha “vlonjati,, në Shqipërinë “demokratike,, nuk duhet dënuar krimi, vrasësi, krimineli, vrasja. Në këtë rrumpallë burdello drejtësi dënohet nëna, foshnja, jeta liria.