Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Skandali te Onkologjiku, qytetarët protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Skandali te Onkologjiku, qytetarët protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë
AktualitetKronike

Skandali te Onkologjiku, qytetarët protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë

Published: July 9, 2024
Shpërndaje

Pasditen e sotme para ministrisë së Shëndetësisë është mbajtur protesta e radhës e thirrur pas skandalit të zbuluar te spitali Onkologjik. Në spital mungojnë sërisht medikamentet, ndërsa pacientët detyrohen të presin në rradhë dhe nuk marrin zgjidhje pasi pajisja e kimio-terapisë me rreze është jashtë funksionit.

Gazetari Osman Stafa mbajti fjalën e tij në protestë, ku tha se ajo që po ndodh në këtë spital është krim. Ai u shpreh se gjithë kjo situatë po përpiqet të kalohet duke ua hedhur fajin mjekëve, ndërkohë që ata sipas tij janë hallka e fundit.

“Mjekët janë hallka e fundit, institucioni që duhet të sigurojë kimiot është Ministria e Shëndetësisë. Pancientët presin me muaj, po ku njeh kanceri listë-pritjeje, ku pret kanceri tenderat? A është vrasje kjo, a është krim”, tha gazetari. Ndërkohë një tjetër gazetar, Renaldo Salianji tha se nëse milionat e konçensioneve në shëndetësi do të përdoreshin siç duhet, atëherë do të ishin zgjidhur shumë nga problemet që ka sot shëndetësia.

- Publicitet -

Skandali te Onkologjiku

Gjykata e Tiranës caktoi 7 masa “arrest shtepie” dhe “detyrim paraqitje” për mjekët e spitalit Onkologjik ku dhe u raportua skandali. Prokuroria e Tiranës ka zbardhur skenën abuzive, në të cilin ishin përfshirë mjekë dhe specialist të Onkologjikut në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën, pasi në vend që të jepnin shërbim për pacientë me sëmundje tumorale, bënin të kundërtën, duke i orientuar ata drejt spitaleve private më qëllim përfitimin ekonomik.

Në njoftim thuhet se nga ana e Prokurorisë u arrit të dokumentohen raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave. Gjithashtu po nga hetimet e kryera ka rezultuar se në Spitalin Onkologjik prej vitit 2021 është instaluar një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e pacientëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale, pajisje kjo që mësohet se nuk është shfrytëzuar.

Por skema abuzimit nuk ndalej vetëm me orientimin tek spitali privat në pronësi të një prej të akuzuarve, mjekët në fjalë drejtonin pacientët e tyre edhe për ilaçe në farmaci private. Për këto të fundit nuk përjashtohet mundësia që të jenë furnizuar po nga mjekët e onkologjiku për nxjerrjen e ilaçeve nga spitali për tregtim në farmacitë e tyre private.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë ndodh kur njerëzve u humbet besimi?
  • Bullgaria, histori paralajmëruese: Gjenerata Z ndihmoi rrëzimin e një qeverie, por sistemi i diskredituar pas saj mbeti i paprekur
  • Stipe Mesić dhe Edi Rama: Mes dialogut me qytetarët dhe monologut të pushtetit
  • Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  • U arrestua gjatë protestave, Apeli ndryshon masën e sigurisë për Klevi Metajn

Komentet e Fundit

  1. Valbona on Pasqyra e Dublinit
  2. Mentori on Shporta ushqimore në Tiranë, 46 përqind më e shtrenjtë se në Prishtinë, kalojmë edhe mesataren e Bashkimit Europian
  3. 1thundrak on Shqipëria do të bëhet vendi më i ri në rrjetin ndërkombëtar të lëvizjes hebraike Chabad-Lubavitch
  4. AI on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  5. demo on Çfarë ndodh kur njerëzve u humbet besimi?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?