Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Skema korruptive për kalimin e emigrantëve të paligjshëm drejt BE, prokuroria dërgon për gjykim 8 punonjësit e kufirit në Rinas
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Skema korruptive për kalimin e emigrantëve të paligjshëm drejt BE, prokuroria dërgon për gjykim 8 punonjësit e kufirit në Rinas
KronikeLajmi i fundit

Skema korruptive për kalimin e emigrantëve të paligjshëm drejt BE, prokuroria dërgon për gjykim 8 punonjësit e kufirit në Rinas

Published: February 1, 2025
Shpërndaje

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq nëntë persona, përfshirë tetë punonjës të policisë kufitare në Rinas dhe pronarin e një agjencie udhëtimi, për përfshirje në një skemë korrupsioni që lejonte kalimin e paligjshëm të shtetasve shqiptarë drejt vendeve të BE-së.

Të pandehurit akuzohen për veprat penale të “Korrupsionit aktiv”, “Korrupsionit pasiv” dhe “Shpërdorimit të detyrës”, ndërsa hetimet kanë zbuluar një mekanizëm të mirëorganizuar që përfshinte ryshfete në këmbim të lejimit të kalimit kufitar të personave të cilëve u ishte ndaluar udhëtimi.

Hetimet u nisën pas arrestimit të shtetasit E.S., pronar i agjencisë “Bus Albania”, i cili ishte ndaluar më parë për posedim të lëndëve narkotike. Nga analiza e të dhënave në telefonin e tij, u zbuluan biseda me punonjës të policisë kufitare që përfshinin kërkesa për verifikime në sistemin TIMS dhe udhëzime mbi mënyrat e kalimit të paligjshëm.

- Publicitet -

Sipas Prokurorisë, E.S. siguronte pasagjerë që kishin ndalesa ligjore për udhëtimin dhe, në këmbim të pagesave monetare që varionin nga 50 deri në 500 euro, organizonte kalimin e tyre përmes aeroportit të Rinasit. Për këtë qëllim, ai bashkëpunonte me punonjësin e policisë kufitare B.T., i cili jo vetëm orientonte pasagjerët drejt kabinave të kontrollit të sigurta, por edhe vendoste vulat fiktive në pasaporta për të shmangur kthimin nga vendet e BE-së.

Kur ai nuk ishte në detyrë, pasagjerët kaloheshin për përpunim nga kolegët e tij, të cilët, sipas hetimeve, ishin të përfshirë në të njëjtën skemë.

Gjatë periudhës Prill 2023 – Mars 2024, vetëm punonjësi B.T. ka lejuar kalimin e 55 shtetasve me ndalesa për hyrje në zonën Schengen dhe 10 të miturve pa prokurë prindërore. Në të njëjtën mënyrë kanë vepruar edhe shtatë punonjës të tjerë, të cilët kanë ndihmuar në kalimin e paligjshëm të shtetasve të tjerë.

Lista e të Pandehurve dhe Akuzat

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjyq personat e mëposhtëm:

  • E.S., pronar i “Bus Albania”, i akuzuar për “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, sipas nenit 244/1 të Kodit Penal.
  • B.T., punonjës policie në Komisariatin e Policisë Kufitare në Rinas, i akuzuar për “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre”, sipas neneve 259/1 dhe 248 të Kodit Penal.
  • S.Xh., E.M., A.D., Y.P., R.Sh., E.A., A.H., të gjithë me detyrë ndihmës specialistë dhe kontrollorë në Policinë Kufitare, të akuzuar për “Shpërdorim detyre”, sipas nenit 248 të Kodit Penal.
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë Ramës të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  • Ish-oficeri i akuzuar për dekonspirim dënohet me 2.8 vjet burg
  • Ndryshuan hartën, jo modelin
  • Çfarë i vendos në disavantazh të diplomuarit shqiptarë në RMV
  • SPAK: Balluku u thirr për t’u njohur me akuzën

Komentet e Fundit

  1. Xha Teme analisti on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë Ramës të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  2. Xha Teme analisti on Valë protestash kundër Reformës Territoriale, qytetarët dalin edhe në Memaliaj, Dimal e Klos
  3. prehistoriku on 1 euro për të huajt, 100 pengesa për shqiptarët! Certifikimi i pronës, ndjenja e rëndë e pabarazisë para shtetit dhe pushtetit
  4. Vlora 97 on 1 euro për të huajt, 100 pengesa për shqiptarët! Certifikimi i pronës, ndjenja e rëndë e pabarazisë para shtetit dhe pushtetit
  5. Dursakja on 1 euro për të huajt, 100 pengesa për shqiptarët! Certifikimi i pronës, ndjenja e rëndë e pabarazisë para shtetit dhe pushtetit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?