Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Skema piramidale online grabiti 20 mln dollarë, ekspertët: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë, si funksionon grabitja
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Skema piramidale online grabiti 20 mln dollarë, ekspertët: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë, si funksionon grabitja
KronikeLajmi i fundit

Skema piramidale online grabiti 20 mln dollarë, ekspertët: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë, si funksionon grabitja

Published: August 29, 2025
Shpërndaje

Skemat piramidale online nuk janë shfaqur tani, ato kanë tre vite që operojnë në Shqipëri.

Këto platforma janë bërë aq shumë të besueshme sa vetëm gjatë muajit gusht, grupi TXEX ALBANIA ka grumbulluar nga qytetarët shqiptarë afërsisht 20 milionë dollarë, dhe këtë denoncim e bën eksperti i IT-së, Gent Progni, i cili ka zbuluar portofolin e tyre.

“Nga investigimi im, drejtuesi i kësaj platforme nuk është shqiptar. E njëjta platformë ka funksionuar edhe në shtete të tjera, në Bullgari dhe vende të BE-së, por në Shqipëri është për t’u shqetësuar pasi sasia e njerëzve është tepër e lartë, ku shkon diku te 10.000 persona, dhe nga investigimi im portofoli i kësaj platforme kishte diku te 20 milionë dollarë vetëm gjatë muajit gusht, dhe 80% e tyre janë hedhur nga shqiptarët”, shprehet Progni.

- Publicitet -

Por kjo nuk është platforma e vetme në Shqipëri. Monetarisht janë edhe 6 të tjera që po mundohen të joshin shqiptarët duke u premtuar dyfishimin e parave të hedhura, por me një kusht: çdo depozitë nuk është më e vogël se 1000 euro. Por që këto para t’i tërheqësh, mashtruesit vendosin një tjetër detyrim – të shtosh në grup pesë anëtarë të rinj.

E më pas, për të rritur besueshmërinë, të japin mundësinë të tërheqësh paratë. Dhe lokacionet nuk mungojnë – burime për Top Channel bëjnë me dije se në qytetin e Lushnjës, paratë e skemës piramidale qarkullojnë në një bar-kafe.

“Për tërheqjen e saj ka dy mënyra: të thonë shko në Kosovë, pasi atje mund t’i drejtohesh ‘exchange’, ose do pika fizike në Lezhë, Lushnjë, Rrogozhinë dhe Kavajë, ku i merr paratë cash, në dorë. Ka një problem – në varësi të user-ëve që shtohen ke dhe mundësi t’i tërheqësh. Pra kjo është piramida, ku sa më shumë veta të futen, disa kanë mundësi t’i tërheqin. Kjo është joshja që bëhet”, shton Progni.

Skema e mashtrimit pranohet edhe nga vetë AKSK dhe nga Policia e Shtetit, ku në një reagim zyrtar kjo e fundit thotë se është nisur një hetim penal mbi platformat që të ofrojnë para pa punuar.

Gent Progni thotë: “Ligjërisht, shteti ynë ka të drejtë t’u kërkojë kompanive bllokimin e portofoleve, pasi nëse bëhet kjo, është dhe mundësia për t’i kthyer paratë – ku gjendet edhe IP-ja, telefoni. Ajo që më shqetëson mua është që ne kemi një institucion për krimin kibernetik që quhet AKSK, dhe duhet ta kishte vënë re këtë gjë shumë kohë më parë.”

Edhe pse tashmë kjo skemë është bërë publike, ata vazhdojnë punën e tyre, duke u kërkuar qytetarëve shqiptarë 400 dollarë për të siguruar llogarinë e tyre – në të kundërt, nuk lejohet asnjë tërheqje.

TCH

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Llogaritari says:
    August 29, 2025 at 10:32 am

    U dogjet o njerez ,me Sudet.Xhaferet..pse hyni prape ne gremina..ku mund ti lesh ne banke..e ti kesh kur te nevojiten..se mire ata qe kane nga korrupsioni..e leku pa djerse keshtu iken ne pyramidal,lloto e kazino..

    Reply
  • [email protected] says:
    August 29, 2025 at 12:13 pm

    Një skemë e ngjshme ka funksionuar edhe para 1997, paralelisht me piramidst dhe shuma minimale ka qenë 10 000 lekë të reja. Sa shpejt harrojmë!

    Reply
  • xhambazi says:
    August 29, 2025 at 4:38 pm

    AKSHI vetem mer leke dhe skandale ,karcani krye mafjozja e Edi Rames

    Reply
  • Trishtimi ka mbirë... says:
    August 30, 2025 at 5:12 am

    Jetojmë në një kohë të çmendurish! Të gjithë bëjnë çmos për para dhe asgkë tjetër! Mundësitë janë të pakufishme për çdo gjë! Siguri nuk ka! -Të dalë ku të dalë! – po thoshte një djalë…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 50 milionë Euro apartamente të sekuestruara, çfarë ndodh me blerësit?
  • Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  • Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  • Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  • Policia e Tiranës reagon për turistët italianë të dhunuar: U përfshinë në konflikt me një grup të miturish, nuk pranuan të bënin kallëzim

Komentet e Fundit

  1. E on Koçeku për konsullatën serbe: S’ka krahasim me Bujanocin, vetëm 54 serbë të vetëdeklaruar janë në Shkodër
  2. Fjala on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. Anonymous on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  4. Abdiel Pollard on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona
  5. golda mayer on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?