Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Skema vullnetare\ Kufijtë e sigurimit për pensione më të larta pleqërie, invaliditeti dhe familjare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Skema vullnetare\ Kufijtë e sigurimit për pensione më të larta pleqërie, invaliditeti dhe familjare
EkonomiKryesore

Skema vullnetare\ Kufijtë e sigurimit për pensione më të larta pleqërie, invaliditeti dhe familjare

Published: September 22, 2023
Shpërndaje

 

 

Nëpërmjet skemës vullnetare të sigurimeve shoqërore çdo person mund të kontribuojë për të përfituar kur të plotësojë kriteret (moshë dhe vjetërsi pune) pensione më të larta pleqërie, invaliditeti, apo pensione më të larta familjare, krahasuar me pagesat që jepen nga skema e detyrueshme.

- Publicitet -

Sigurim vullnetar për më shumë të ardhura mund të paguajnë të gjithë personat ekonomikisht aktivë të vetëpunësuar, të punësuar dhe punëdhënësit, të cilët duhet të jenë të siguruar si të tillë në skemën e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore

Sipas kushtit të vendosur, ky sigurim mund të bëhet vetëm për vitin korent. Ndërkohë që është përcaktuar edhe kufiri i sigurimit, i cili mund të nisë nga niveli i pagës minimale, e deri në katërfishin e saj. Është vetë aplikuesi që brenda këtij kufiri të përcaktuar zgjedh pagën mbi të cilën do të bëjë sigurim vullnetar për më shumë të ardhura.

“Ky sigurim bëhet vetëm për vitin korent, në kufijtë e pagave minimale 40,000 lekë deri në 4-fishin e saj (qytetari ka të drejtë të zgjedhë një pagë brenda këtij kufiri). Personat e vetëpunësuar sigurohen me pagë minimale mujore 40,000 lekë. Mbi këtë pagë çdo person ka të drejtë të sigurohet vullnetarisht deri në 4-fishin e saj. Punëmarrësit që sigurohen në bazë të kontratës të nënshkruar me punëdhënësin, kanë të drejtë të sigurohen vullnetarisht  për më shumë të ardhura mbi pagën që ata marrin, deri në 4-fishin e saj. Përfitimet nga sigurimi vullnetar për më shumë të ardhura: Pensione më të larta pleqërie, invaliditeti dhe familjar, sipas kontributit të paguar”, përcaktohet nga sigurimet shoqërore.

Për t’u bërë pjesë e skemës së sigurimeve vullnetare çdo individ i interesuar duhet që të paraqitet në drejtorinë rajonale të sigurimeve shoqërore ku ka vendbanimin dhe merr kontakt me inspektorin e sigurimit vullnetar. Gjatë takimit me inspektorin duhet të keni detyrimisht me vete edhe këto tre dokumente: Fotokopje të librezës së punës, ku pasqyrohen periudhat e sigurimit, fotokopje të librezës së kontributeve në rast se e dispononi, si dhe fotokopje të kartës së identitetit ose pasaportës biometrike. Periudhat e siguruara pasqyrohen në Regjistrin elektronik të kontribuesve të sigurimit vullnetar, dhe qytetari ka mundësi t’i shohë dhe të pajiset me vërtetim për periudhat e siguruara nëpërmjet portalit qeveritar e-albania. Kështu, çdo person mund të konsultojnë online kontributet  e paguara në mënyrë vullnetare dhe të gjenerojnë vërtetimin me vulë elektronike. Për të marrë këtë vërtetim, nuk nevojitet dokumentacion shoqërues. Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit është e menjëhershme, ndërkohë që nuk duhet të paguani asnjë tarifë.

“për të marrë vërtetimin përkatës, fillimisht duhet që të hyni në portalin e-albania dhe të bëni identifikimin si qytetar dhe të vijoni me zgjedhjen e shërbimit  të listuar si: “Vërtetim i pagesës së kontributeve vullnetare”. Në vijim duhet të klikoni butonin “Përdor” dhe të shkarkoni dokumentin e vulosur. Dokumenti i kërkuar do t’ju shkarkohet menjëherë i vulosur elektronikisht. Këtë vërtetim të gjeneruar me vulë elektronike mund ta gjeni në çdo kohë në seksionin “Dokumentet e mia” te hapësira juaj në portalin e-Albania”, konfirmojnë ekspertët e sigurimeve shoqërore.

Sigurimi vullnetar është një mundësi për të gjithë shtetasit shqiptarë, kudo që ndodhen, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë dhe jashtë saj.

 

Dy fushat e tjera të sigurimit vullnetar

Autoritetet e sigurimeve shoqërore bëjnë me dije se krahas rasteve kur doni të siguroni përfitime më të larta sa i takon pensioneve të pleqërisë, atyre familjare dhe të invaliditetit, nëpërmjet kësaj skeme, çdo qytetar mund të sigurohet vullnetarisht edhe për dy fusha të tjera që janë: për vitin korent, si dhe sigurim vullnetar për periudha të shkuara.

Personat që sigurohen për vitin korent kanë të drejtë të të sigurohen deri në kufirin e pages maksimale. Në këtë rast, masa e kontributit që duhet të paguhet për sigurimin vullnetar nga personi i interesuar, është e barabartë me masën që paguhet për degën e pensioneve, sipas pagës minimale të miratuar nga qeveria në periudhën kur bëhet pagesa.

Ndërsa sigurim vullnetar për periudha të kaluara mund të paguajnë: Shtetasit shqiptarë që kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe që nuk iu ka lindur e drejta për ndonjë përfitim nga skema e sistemit të detyruar, shtetasit shqiptarë meshkuj për periudhën e studimeve universitare, me kusht që personi i siguruar të paguajë kontribut për këtë periudhë, përpara datës së fillimit të së drejtës për të ardhura, shtetasit shqiptarë që kanë periudha të pambuluara nga sistemi i sigurimit të detyrueshëm brenda dhe jashtë vendit, të cilët dëshirojnë t’i plotësojnë ato nëpërmjet sigurimit vullnetar, si dhe personat që kanë lënë shtetësinë shqiptare, për mbulimin e periudhave të kaluara nga data 01.01.1994, deri në datën që kanë lënë shtetësinë.

 

Në skemën e sigurimit vullnetar mund të përfshihen të gjithë shtetasit shqiptarë që:

  • Kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe akoma nuk u ka lindur e drejta për ndonjë përfitim nga skema e sigurimit të detyruar.
  • Për një kohë dhe shkaqe të caktuara nuk mund të sigurohen nga skema e sigurimit të detyrueshëm.
  • Janë të siguruar në skemën e sigurimit të detyrueshëm dhe kërkojnë që nëpërmjet sigurimit vullnetar të rrisin të ardhurat e tyre.
  • Nuk janë pjesëmarrës në skemën e të vetëpunësuarve në bujqësi.
  • Kur personi i interesuar ka lënë shtetësinë shqiptare, mund të bëjë sigurim vullnetar vetëm për periudhën nga 1.1.1994 deri në datën që ka lënë shtetësinë shqiptare.

 

 

 

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kush është Andy Burnham? Njeriu që pritet të zëvendësojë Starmer si kryeministër
  • Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
  • Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra
  • Zbulohet vajza bjonde në burgun e Peqinit. Hetime për rastin, dyshime se takoi dy të dënuar
  • Rama mbërrin në Pallatin Elysee, zbardhen temat e diskutimit me Macron

Komentet e Fundit

  1. Fjala on Kryeministri britanik, Keir Starmer zyrtarizon dorëheqjen
  2. Landi on Çfarë mendojnë majtas-djathtas në SHBA për revoltën në Tiranë, NYT: Protestuesit shpërfillin teoritë, janë aty kundër korrupsionit
  3. Mani on Kina, godinë tetëkatëshe dhe objekte ndihmëse të rrethuara me masa të forta sigurie në Tiranë
  4. sfilitje.com on Çfarë ndodhi të mërkurë në mbrëmje me protestuesen 19-vjecare dhe dy 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit”?
  5. Illi on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?