Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Skënderbeu nuk e ndërroi fenë, emri Ballkan u vu nga një budalla”, Rama: Në të ardhmen, historia do rishkruhet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > “Skënderbeu nuk e ndërroi fenë, emri Ballkan u vu nga një budalla”, Rama: Në të ardhmen, historia do rishkruhet
KryesoreKulture

“Skënderbeu nuk e ndërroi fenë, emri Ballkan u vu nga një budalla”, Rama: Në të ardhmen, historia do rishkruhet

Published: January 17, 2023
Shpërndaje

 

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka zhvilluar një bisedë me të rinj dhe studiues në kuadër të 555-vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Studiuesi Aurel Plasari ka prezantuar një studim të tij sipas të cilit Skënderbeu nuk e ndërroi fenë katolike, siç sugjerohet nga botimet e deritanishme për Heroin Kombëtar. Gjithashtu në librin e tij, Plasari thotë se termi Ballkan ka zëvendësuar më kot termin Europa Juglindore. “E vendosi njëherë në hartë një budalla, dhe ngeli emri Ballkan, që do të thotë “Mal” – tha Plasari, por rajoni ynë është thjesht Europë, pjesa juglindore e saj”.

- Publicitet -

Kryeministri Rama komentoi fjalët e Plasarit.

“Ka aq shumë gjëra për të mësuar nga historia. Skënderbeu nuk e ka ndërruar fenë, kjo është një gjë shumë thelbësore nga e kaluara e popullit shqiptar. Dhe Ballkani… Për shkak të detyrës nuk më këshillohet të përfshihem në këtë vorbull, por ka edhe më tej se kaq, ka edhe Ballkani Perëndimor.

Kam pasur një debat për këtë me miqtë europianë duke u përpjekur të shpjegoj që ne jemi thjesht Europë, siç ka një Europë Perëndimore, Lindore, ka edhe një Juglindore. E nëse Ballkani është një term i vendosur nga budallallëku apo keqkuptimi i madh i një personi që më pasi vuri vulën një rajoni, Ballkani Perëndimor është një elaborim për të vendosur një vijë mes kësaj ane e Turqisë.

Ndaj po të gjendesh në një tryezë ku janë edhe turqit e sheh se ka një trekëndësh. pjesa Turke e do “Ballkan”. Kur po shpjegonte Aureli Ballkanin dhe Malin, po mendoja paskemi bërë malin e hapur (Ballkani i Hapur). Nuk është keq të hapim malin.

Një gjë dua të them për t’i vënë kapak se kjo bisedë është kaq e veçantë dhe interesante sa mund të vijojmë deri nesër, por keni detyrë të lexoni nesër. Ka një gjë nga fundi i librit kur autori jep një shpjegim për një pyetje lidhur me historinë, që historia është e destinuar të rishkruhet e të lexohet në kohë të ndryshme e në kontekste të ndryshme.

Me siguri një ditë do të kemi një rilexim tjetër të historisë së Skënderbeut. Por për sa kohë kemi në dispozicion sot për çfarë është shkruar, libri që keni në dorë është një ndihmesë e çmuar me një këndvështrim të ri dhe një përmbledhje që nuk e gjejmë tek asnjë nga autorët e mëparshëm, pasi edhe burimet janë shtuar”, u shpreh Rama, lidhur me librin e Plasarit.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
24 Comments
  • sa per saktesi says:
    January 17, 2023 at 8:43 am

    Rama : Ne te ardhmen Historia do te rishkruhet …(sigurisht si shkruese ka ne mendje Erisa Spiropalin)

    Reply
  • Bojaxhiu says:
    January 17, 2023 at 8:59 am

    Rishkrimi i histerisë do hedhë dritë mbi të vërtetën spiroprallore se skanerbeu i tranzicionit pa fund osht bojaxhi

    Reply
  • cuf dabjoni says:
    January 17, 2023 at 9:25 am

    As babai i Yt shpirteror Enveri i Pare nuk jepte udhezime te ketij lloi e as bente biseda shkencore ne publik me studiuesit… me sa duket je ne nje shkalle me te larte çrregullimesh mendore qe ke “kurajo” te japesh leksione ne publik Lëri shkencetaret te merren me keto pune… ti ke per detyre te ndihmosh shkencen e jo te besh librat me TVSH e thuajse aspak ndihma per keto kerkimi…. Mire qe e ke kuptuar qe historine tate do ta shkruajne neser te tjeret dhe jo si ta do qejfi tya.

    Reply
  • alphade says:
    January 17, 2023 at 9:26 am

    Z. KM me cilin apo cilet “Historiane” do
    t’a rishkruani Historone: Me Plassrin,But-
    ken, Beqot etj. Me ballisto-zogistet ?!
    Mos harro nje gje se Historia shkruhet
    pas 100 vjetesh, ndryshe busti i Benjamin
    tend Plasarit do shembet perseri sa here
    qe Ju do t’a rindertoni !! Mit’hat Frasherit,
    Zogut Mbret , Tootanit, Sali Brrished etj.
    kurre nuk do t’i hiqen vilst e Tradhetise !
    Megjithate Ty nuk te lejon megallomania
    per te gjykuar mbi historine e Shqiperise,
    realisht dhe objektivisht !

    Reply
  • spata says:
    January 17, 2023 at 9:56 am

    Se kush ka qene Skenderbeu dhe cfare feje perfaqsonte ,kete leruani historjanve . Politkanet bejne histori por ata nuk mund ta shkruajne vete .Vetem ne sistemet diktatorjale nje politkan ose K/M dikton historine .

    Reply
  • alphade says:
    January 17, 2023 at 10:00 am

    Ashtu si Kisha Katolike Rome debatoi
    pergjate 400 vjet per t’JU pergjigjur
    pyetjes nese “Engjujt ishin femra apo
    meshkuj”, sot KM, Plasari, e Co. disku-
    tojnne nese Skenderbeu e ndrroi apo
    fene ? Nese Skenderbeu koshte apo
    jo nenen serbe apo emri i tij idhtr spo
    duhet te ishte Gjergj, Jotgod, askender-
    bej ….,?! KM i ka bere thirrje Plasariqit
    t’a zgjidhje kete ENIGME …..! Bythe e
    plasur ……,!

    Reply
  • Detari says:
    January 17, 2023 at 10:44 am

    ramazoni do e nxjeri kastriotin myslimon, plani serbo-turk eshte ne kulm Arberia ka mare fund.

    Reply
  • demo says:
    January 17, 2023 at 10:44 am

    Kete kryeminister Megalloman e ben skicopatiku,jo dija dhe kultura.Se cfare bluan ajo kaplloqja e tij idjote,,se cfare kalamburesh sajon me Emertimet,toponimet dhe Pazaret e veta me shkjete,,nuk i duhen as estradave.
    Skenderbeu vetem nje Fe nuk nderroi: ARBERINE. KJO ISHTE FEJA sKENDERBEUT. Feja Skenderbeut ishte Kombi Arberor.Kete e tregoi edhe kur ishte sanxhakbej i sulltanit duke shpartalluar ushtrine serbe te Despotit Brankovic dhe duke sulmuar karvanet e Venedikut qe vidhnin Kripen e Bregdetit Shqiptar,
    Si Kapiten i Lidhjes shqiptare me ndihmen materiale te Monarkeve katolike te Evropes,,Me Vepra dhe jo me lloqe e Beri kete vend e kete popull per 25 vjet,sa qe gjalle, MARATHONE TE PAMPOSHTUR,me te lavdishme se Leonidha dhe Perikliu dhe gjithe kapitenet e lashtesise.
    kY PALACO po dergon detin ne Hage qew ta shqyejne greket.
    Ky palaco duke pare Madheshtine e Skenderbeut,krahason skuthlleqet,xhambazlleqet e veta me Armiqte e Kombit dhe nuk po i del hesapi per Skenderbe,,po i duket KARIKATURE,portreti i Spiropalit.Neqoftese i duhet ndonje Figure e Historise shqiptare per Paragon,,po i kujtoj une njeren.
    Mustafa pasha ne Babune,.Se na u ba Mustafa mbret/Na qet helmin me sherbet.

    Reply
  • Moisi Golemi says:
    January 17, 2023 at 10:51 am

    S’ka punë as politikani e as letrari në çështjet e historisë. Me këto duhen marrë historianët, askush tjetër.

    Reply
  • Dudumi says:
    January 17, 2023 at 10:56 am

    Ky eshte kryeministri katolik me prinder ortodokse. Ky katoliku qe i coi Papes djalin dhe furnizoi fejsbukun me viziten familjare ne emer te popullit. Flasin qesim se Skenderbeu ( Iskander bey – emer i vene ne turqisht) s’ka nderruar fene se nuk e linte rregullorja e malit. S’ka ndonje dokument, as rregullore mali, po Ka muhabet fejsbuku. Ne mesjete paguaje kishen dhe ti falte mekatet. Skenderbeu 8-9 vjec i cuar peng i marreveshjes se vasalitetit nga i ati normal qe mund te kthehej ne mysliman se ne ate moshe nuk e pyesnin. Me vone, ne moshe madhore mund te vendoste vete, Sic vendosi katoliku i qeverise. Po ky me duket se batezoi edhe Zahon pa’ e pyetur nese ishte dakord

    Reply
  • Remo says:
    January 17, 2023 at 12:14 pm

    Ke histori do rishkruash o Hamza? Ate qe te kerkon Erdogani, se vasal i tij je.

    Reply
  • sopiqoti says:
    January 17, 2023 at 1:08 pm

    Buuurrrreeeee i mencur KY3 Cuf Dabjani.

    Reply
  • Piro says:
    January 17, 2023 at 1:41 pm

    Diskutime boshe pa, asnje vlere reale historike, edhe per fene ne se e nderoi SKenderbeu apo jo, edhe per emrin Ballkan apo Evrope Juglindore.
    E gjitha kjo tregon mjerimin e historiografise sone ku historia po ju lihet ne dore profaneve te kritikes letrare!

    Reply
  • Bambolero says:
    January 17, 2023 at 2:05 pm

    Skenderbeu nuk e nderroi, ja nderruan te tjeret…
    Kurse Gjoni, i jati, …”i qiu motren e beri golf”…e nderroi nja 4-5 here….
    Po cer feje, mer Ed trimi. Ku kemi patur ne fe ndonjehere !!!???

    Reply
  • DRENICA E KUQE says:
    January 17, 2023 at 4:36 pm

    Per lexuesit shqiptar, ne 555-Vjetorin e Vdekjes se Gjergj Kastriotit-Skenderbeut (por, Gjergji ka vetëm Lindje dhe vetëm Rilindet e përjetësohet ne mote), po e sjellim kete poezi te poetit tone shqiptar, me shifrën: “Rrap Lisi”
    EPOKË GJERGJËRIE*

    vertikalisht
    në këmbët e mia
    rri në furtuna

    e shoh përpara
    vitin tënd madhështor
    gjergjisht mbuluar

    sa përrallore hapësira
    horizonti
    në tre kohë

    gjergj
    eh
    aj

    krahëve tuaj grafeni
    po lindë shqip
    e po hapëron Shqipëria

    eh
    aj
    me Gjergjin në krye

    lidhur me fije ari
    simote shekujsh
    Shqipërie

    eh
    aj
    gjergj

    nuk ka
    epokë
    pa kokë

    as trup
    të gjallë
    mbi tokë

    eh aj
    vit Gjergji epokë
    epokë gjergjërie

    Shifra: “Rrap Lisi”

    DRENICA E KUQE

    Reply
  • Adi* says:
    January 17, 2023 at 4:37 pm

    Po për bolet e kalit të Skënderbeut a do të ketë revizionim të historisë?

    Reply
  • intelektuali says:
    January 17, 2023 at 5:25 pm

    Keyeministri shqyptar nje megalloman dhe pa shkolle i lejon vetes te ndryshoje emerat e hartes se Botes dhe te quaje budalla shkencetare dhe profesore te huaj, njashtu sic kujtonte se do te ndante Kosoven si byreku ne tepsi me Hashimin dhe Vucicin, ja cfare shkruan Wikipedia per kete teme qe enveristi i Partise me te cilin tallej edhe gruaja e tij, Aurel Plasari e ka hedhur ne media per katunare dru me pre:

    “….Koncepti i Gadishullit Ballkanik u krijua nga gjeografi gjerman August Zeune në 1808,i cili i konsideroi Malet e Ballkanit sistemin malor dominues të Evropës Juglindore që shtrihej nga deti Adriatik deri në Detin e Zi….”

    Dhe me tej keta gjela arnaute enveriste e megallomane injorante maje plehut dalin e bejne deklarata idioti se Skenderbeu nuk e ka nderruar fene kur puna e pare qe benin turqit kur mernin femijet per jenicere ishte t’i benin synet ne nje ceremoni pompoze islamike pasi kishin pranuar me pare fene myslime dhe se vete emeri Senderbej nuk le dyshim per kete, po kush eshte megallomani pa shkolle Edi Rama apo dallkauku enverist Aurel Plasari, pinjoll i nje familje sigurimsash fanatike te Partise se Punes si tegjithe bedelat e Edvinit ne shkence e histori qe te rishkruajne harten e Botes dhe pse duan te injorojne ekzistencen e gafishullit ballkanik? Eshte injorance gjuhesore qe te deklarosh se fjala “ballkan” perkthehet si “mal” kete mund ta deklarojne vetem shkencetare enveriste dru me pre dhe per ta mbyllur dua t’u kujtoj ketyre injoranteve dhe dallkaukeve nje pjese te shkruar nga Fan Noli nevepren e tij madhore “Historia e Skenderbeut”:

    GJON KASTRIOTI E NDERROI FENE DHE BESIMIN 7 HERE GJATE JETES SE TIJ DHE KJO VERTETON SE ISHTE NJE SHQYPTAR I KULLUAR

    Reply
  • Vetetima says:
    January 17, 2023 at 5:25 pm

    Fjala BALLKAN nuk do te thote MAL dhe nuk eshte emertuar nga “nje budalla”?!
    Fjala BALKAN perbehet nga BALL- MJALTE dhe KAN- GJAK.
    Kete emertim ja ka nje Sulltan I njohur sepse, i pelqeu se kishte shume ujera begati etj
    Eshte e pa lejushme, kur nuk merrni mundimin te futeni qofte edhe Google, sepse padituria
    perhapet shume shpejt dhe shkon shume lart..

    Reply
  • intelektuali says:
    January 17, 2023 at 5:37 pm

    Ketij kryeministri injorant po i shemben pallatet nga nje palo termet 4 ballesh dhe ky meret me llogjet e Aurel Plasarit te Partise me te cilin tallet edhe gruaja e tij.

    Reply
  • Mirel says:
    January 17, 2023 at 7:01 pm

    Te qifsha sulltanin o derr e ka mare emrin nga malet ballkan

    Reply
  • LEON says:
    January 17, 2023 at 8:22 pm

    Para pushtimit turk,quhej Gadishull Ilirik.Turqit e quajten Rumeli,,prandaj ka te drejte Intelektuali,qe sajimin Gadishull Ballkanik ja le ne pronesi nje gjeografi gjerman.
    Shume mire shqiptaret le te perdorin per emertim Origjinalin Gadishull Ilirik,duke lene gjeografin gjerman qe ju ka harruar emri ,ti harrohet edhe Sajesa.

    Reply
  • Meri says:
    January 18, 2023 at 10:18 am

    Ballkani eshte quajtur GADISHULLI ILIRIK .Ky ka qene emri i vertete .NOLI I madh ka thene i padituri behet i ditur dhe kjo ndodh vetem ne Shqiperi .Me kete “diturine “e tyres na kane marre dhe po na marrin ne qafe2

    Reply
  • Reston_DC says:
    January 18, 2023 at 1:35 pm

    Drenica
    Postimi juaj eshte madheshtor. Neve as dita e Skenderbeut te madh s,na ben bashke. Ketu ne vendin ku une jam krijojne figura legjendare si Zoro … por ne shqiptaret e kemi real dhe ne komentet per te madhin GJERGJ ose sich na I quajten te tjeret “Skenderbe” I denigrojme.Aureli ne prezantimin e bere tha qe ka praqitur historine e Skenderbeut nga kendveshtrimi politik ne baze te dokumentacionit qe ai ka mundur te gjeje e te shfletoje. Ai tha qe libri Im eshte nje veper njerzore qe te tjere me zbulimin e dokumentave te tjere do ta persosin ose rishkruajne ate. Aurel Plasari eshte Akademist dhe ne kete dite te shenuar KM I Shqiperise eshte ne krah te tije per te praqitur studimin e nje pune disavjecare para nje brezi te ri. Me kujtohet, kur une isha ne ate moshe, te frymezuar nga libri “Tregime te mocme shqiptare” benim gare me nje shokun tim te feminise kush te vizatonte me mire figuren e Skenderbeut dhe si te paraqisnim si figure te urryer Ballaban Pashen… Mua ketu ne emigrim, pervec paraqitjes dignitoze qe Aureli beri per librin e vet, me kane bere pershtypje pyetjet e te rinjeve nga salla dhe nuk kishte politizim sic po bejme ne te rriturit ne komentet tona. Edhe termi BALLKAN u trajtua me teper ne prizmin historik. Edhe nje here Drenica ju faleminderit.

    Reply
  • Vullnet Veizi says:
    January 19, 2023 at 11:55 am

    Eshte gadishull i mbretit YLLIR!
    Nese fshihet historia nga punedhenesit e tradhetarit Rrrrrrama, shqiptaret kane detyre ta ndriçojne lavdine e tyre te perbotshme, qe nga gjeneza e Çamit te Pellazgjise…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit
  • Protesta si Ftesë dhe Festë
  • Çfarë përfaqëson 10 qershori për Kosovën
  • Shqipëria e bukur e sheshit
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Shqipëria e bukur e sheshit
  2. Emigranti on Shqipëria e bukur e sheshit
  3. Vëzhgimi on Shqipëria e bukur e sheshit
  4. Sazan Svernica on Shqipëria e bukur e sheshit
  5. Skypion on Shqipëria e bukur e sheshit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?