Nga Bedri Islami
Botuar në DITA
Socialistët, edhe në ëndrrat e tyre më të guximshme, nuk e kishin pritur që një ditë familja e ish presidentit të ndjerë Rugova, një kundërshtar i heshtur i tyre, po aq sa u bë pas vitit 1996 edhe një mospërfillës ndaj Berishës, pikërisht në mandatin e tretë qeverisës, do të merrte, e gjitha, nënshtetësinë shqiptare dhe në të njëjtën kohë, do të bëheshin qytetarë të Tiranës.
Historia mes Rugovës dhe socialistëve në Shqipëri është e gjatë, plot enigma dhe të pathëna, me kundërshti të heshtura dhe rrugë të ndryshme, që herë ishin të hapura paksa dhe herë të tjera të mbyllura po ashtu.
Vetë Rugova, si lideri i Lidhjes Demokratike, personalisht, asnjëherë publikisht nuk i trazoi marëdhëniet mes dy forcave politike, që, për çudi, kishin të njëjtën prejardhje: të dyja vinin nga lidhje komuniste, njëra në Kosovë dhe tjetra në Shqipëri; në Kosovë kjo ndodhi më heret, ku brenda disa ditëve, thuajse e gjithë Lidhja Komuniste e Kosovës u shndrrua në LDK, përmes deklarimeve masive; dhe, në Shqipëri, përmes një Kongresi, në të cilin u largua pa zhurmë dhe si duket e mezi pritur një klasë e tërë politike, që ishte atrofizuar dhe ku secili nga anëtarët e Byrosë Politike, pasi kishte kaluar ankthin se mos pushkatohej në pushtetin e Enver Hoxhës, tashmë kishin vetëm frikën se mos ndëshkoheshin në pluralizëm.
Drejtuesi i tyre, Ramiz Alia i kishte përkundur, përmes një fjalimi në mbledhjen e mbyllur të Komitetit Qendror se, ata do e kishin përsëri pushtetin përmes bijëve dhe të deleguarëve të tyre dhe, si duket, nuk kishte qenë i gabuar.
Megjithëse Lidhja Demokratike në Kosovë kishte ardhur nga strukturat e Lidhjes Komuniste, pothuaj një filial i Lidhjes Komuniste të Serbisë, ku kishin pasur role drejtuese në nivelin e dytë qeverisës: kështu, gjithë themeluesit e parë kishin qenë gazetarë dhe drejtues të njohur të gazetës “Rilindja”, organ i njëjtë me “Zërin e Popullit” në Shqipëri, të tjerët ishin funskionarë të lartë të pushtetit, mes tyre edhe vetë Rugova, ata, si në një porosi të dhënë nga dikush sipër tyre, e akuzonin të majtën në Shqipëri si vjegëz e shtetit serb, e shërbimit të tij të sigurimit, duke nxjerrë nga arkivat gjithë çfarë kishte ndodhur në vitet 1943-1948, kur marëdhëniet mes dy vendeve kishin pasur ngritjen e tyre më të lartë historike.
Për atë që kishte ndodhur pas vitit 1948, për faktin se uljet e ngrtjet në marëdhëniet mes Jugosllavisë dhe Shqipërisë kishin pasur kurdoherë një pikë lëkundje, Kosovën, as nuk fliste kush dhe as nuk flet as sot.
Rugova ishte njeri i mënçur, hokatar, i pëlqente heshtja dhe fliste përmes saj. Ai rrethohej fillimisht nga njerëz të mënçur, si Fehmi Agani, që më pas e dërgoi në margjinat e politikës, ose nga të tjerë që, në një mënyrë ose në një tjetër ishin të njohur në Kosovë, sidomos në qendër. Kontradiktat që lindin më pas, sidomos mes tij dhe një grupi të mbledhur rreth Bukoshit, nuk janë temë e këtij shkrimi. Çuditërisht, por me mençuri, ai tërhoqi pranë vetes ose i vendosi të drejtojnë degët e Lidhjes së tij, shumë nga ish të burgosurit politikë që, kur ishin dënuar si nacionalistë apo irredentistë, i takonin lëvizjeve të majta në Kosovë, si OMLK, Organizata Marksist –Leninste e Kosovës, Lëvizjes Popullore të Kosovës, që, më pas, do të bëhej ideatorja, themeluese dhe drejtuese e UÇK-së.
Këto që njiheshin në lëvizjet politike të Kosovës si të majtë, u bënë anëtarë të kryesisë ose drejtues të komunave, si Hydajet Hyseni, nënkryetar i Rugovës, Ramë Buja, Mehmet Hajrizi, Gani Sylaj, Jakup Krasniqi, Ali Laçej, Berat Luzha, dhe ishin si një digë ndaj atyre që mund të mendonin se nuk kishte pasur ndryshime.
Megjithatë, Rugova, i mënçur dhe praktik, i heshtur, por i vendosur, aq sa ishte tolerant në një çast, aq ishte në ekstremtetet e tij në çastin tjetër, sapo u shfaq UÇK-ja dhe filloi lufta në Kosovë, përjashtoi nga Lidhja Demokratike thuajse të gjithë ish të dënuarit politikë të Kosovës, duke prishur kështu edhe urën që mund të ishte es lëvizjes së tij paqësore dhe UÇK-së, e cila po ngrihej furishëm.
Rugova, edhe kur socialistët erdhën në pushtet, në vitin 1997, megjithëse i kishte ngrirë marëdhëniet me Berishën, përsëri u qëndroi larg socialistëve.
Në takimet e para që bënin drejtuesit e UÇK-së me anëtarë të kabinetit Nano, kur lufta sapo kishte nisur, qeveritarët këmbëngulnin në mbështetjen e çdo zgjidhje apo propozimi t Rugovës, edhe kur ai dukej nga larg se ishte absurd, si ishin zgjedhjet e 22 marsit 1998, pak ditë pas Epopesë së Drenicës. Përfaqësuesve politikë të UÇK-së u thuhej shkurt se, “ ne njohim Rugovën, nëse ai fiton zgjedhjet politike të marsit, ne do e mbështetim atë, nëse i fitoni ju, do ju mbështetim”, çka dëshonte edhe pamjen e shkurtë të asaj që po zhvillohej në Kosovë.
Tirana zyrtare, e brengosur nga heshtja e Rugovës, dërgoi disa herë mesazhe, por heshtja ishte primarja e Rugovës. Ai vetë nuk fliste, por njerëzit e afërt të tij, jo pa lejen e tij, më shumë shkruanin kundër shtetit shqiptar dhe socialistëve në pushtet, se sa ndaj asaj që po ndodhte në Kosovë. Gjendja mes dy forcave politike u acarua edhe më tej kur e majta në pushtet, jo vetëm me dëshirën e saj, por edhe si pasojë e rrjedhimeve mbështetëse politike ndërkombëtare, mbi të gjitha ajo e Departamentit Amerikan të Shtetit, vendosi të krijojë lidhje të gjithanshme me liderët e luftës, të ndërtojë një strategji mbështetëse dhe të vendosë në rendin e parë pikërisht ata që luftonin.
Rugova dhe rugovistët nuk ia falnin dot të majtës këtë mbështetje dhe shkuan më tej se vetë lideri i tyre: nëse Rugova e kishte lënë një portë hapur, përmes disa takimeve jo të shpallura, rugovistët, pa e kuptuar si duhet heshtjen e tij, kishin ndezur bateritë. Është i vetmi rast, pikërisht në këtë periudhë, kur mendimi i lëvizjes Bukoshi brenda LDK-së dhe i rugovistëve si rrymë , po përpuhej, në skanimin e luftës politike kundër shtetit shqiptar.
Megjithatë, e majta, ajo që ishte në drejtim, sidomos strukturat e saj qeveritare, prisnin me padurim një sinjal nga Rugova për të shenjuar një marrëdhënie të re, ishin të etur për të bërë këtë dhe të gatshëm të harronin gjithçka u ishte thënë. Kryeministri Nano nuk ishte më dhe, duke qenë lojtar i politikës, njëjtë si Rugova, ai, as nuk lëshonte sinjale dhe as nuk priste sinjale, por qeveria Majko dhe Meta, e prisnin, për më tepër ato po bënin çka ishte e mudur për të mbështetur krahun e luftës dhe të dëbuarit nga Kosova.
Kaq entuziaste ishte mbështetja e tyre sa që, në një takim të atyre ditëve me ministrin e jashtëm grek, Majko, kryeministër i deklaroi se, nëse Serbia do të vazhdonte me masakrat e saj në Kosovë, shteti shqiptar do të futej në luftë, në mbrojtje të kombit shqiptar. Një deklaratë që e çuditi ministrin e jashtëm grek dhe që, megjithëse u muar vesh në Prishtinë, askush nga Lidhja Demokratike nuk u gëzua.
Rugova u bë i heshtur edhe më tej ndaj Shqipërisë. E kishte braktisur Berishën, por nuk i qaste as të majtët. E majta nga ana e saj, përmes një mijë fijeve, i dërgonte mesazhe paqe Rugovës, por nuk hiqte dorë nga mbështetja e strukturave të luftës dhe, në pas luftë, nga lëvizjet politike të Thaçit. Kujdeseshin për të mbajtur në vëzhgim çdo lëvizje të Rugovës që mund të çonin drejt afrimit, por dorën e djathtë e kishin prej kohe në kundërshtarët e tij. Edhe kur Thaçi, në disa raste bashkë qeveriste me Lidhjen Demokratike të Kosovës, edhe kur ai, përmes votave të forcës së tij politike bëri të mundur shpalljen e Rugovës si preidenti i parë i pas luftës, edhe kur ai vetë u bë president me votat e rugovistëve, qëndrimi i Rugovës ndaj së majtës ndryshoi fare pak.
Nanos, në Prishtinë, ende sot ia përmendin takimin në Kretë me Millosheviqin, megjithëse ishte formal, në një samit të gjërë shtetesh dhe nuk përbënte asnjë çudi. Rugovës, e majta në Tiranë asnjëherë nuk ia përmendte takimet e tij me Millosheviqin, i pari si ide e Hollbruck, sapo kishte nisur lufta në Kosovë, dhe i dyti, si ide e tij për të pasur një ndalje të luftës.
Asnjëherë nuk u shkrinë si duhet akujt. Rugova nuk e vizitoi asnjëherë më Shqipërinë, edhe kur qeveriste Berisha, me të cilin krushqit ishin ngrirë, edhe kur socialistët po e prisin me padurim për të bërë sëbashku një vizitë te qindra mijë shqiptarë që kishin ikur të përgjakur nga lufta. Ai, megjithë pritjen që mendohej të bëhej në Tiranë, preferoi të shkonte në kampet e refugjatëve që kishte ngrtiur qeveria e Shkupit. Ulja e tij nga avioni në Rinas, për një takim me ish presidentin Mejdani, një njohje e vjetër e tij, ishte e detyrueshme, dhe nuk shoi flakët, por ndezi më tej ndarjen.
Rugova nuk i bënte të mëdha ndarjet. Ai vetë ishte i mënçur dhe e dinte se futja në një betejë politike, sado që mund të dukej e fituar, përsëri ishte e humbur. Nuk brengosej se çfarë e mundonte politikën shqiptare në Tiranë, kishte dëshirë të bisedonte me Nanon, ku dy njerëz të mënçur dhe ironikë prisnin radhën për të hedhur batuta ndaj njëri tjetrit, duke u kënaqur me atë që po ndodhte. Të tjerëve u dhuronte gurë të çmuar nëntokësorë, u fliste për dardhat e Kosovës, qentë e Sharrit dhe cilësinë e verës, megjithëse për vete pinte uiski të vjetër.
Familja e tij është tani qytetare e Tiranës. Është një lajm i mirë. Të tilla janë edhe familjet e figura të ndritura të Kosovës, heronjve si ajo e Adem Jasharit, e Fehmi Lladrovcit, e heroit të Kosovës, Ilaz Kodra, e familjes së njohur Ukëhaxhaj. Është gjëja më e natyrshme në botë që familja Rugova të ketë nënshtetësinë shqiptare.
Duhet kuptuar marrëzia e ndarjes!

Ne ardhjen pas vitit 1990 ne Tirane ,Rugova pyetjes se c”mendim kishte per Ballistet ai ka deklaruar se ishin patriote e kuftuan per flamurin e Shqiperise . Kjo nuk u pelqye aspak nga shoket socialiste ,Nano e Bedriu i ketij artikulli .Nga ky moment Rugova u shigjetua e ne kosovaret u krijuan dy grupe kundershtare qe dhe pse ideali i luftes duhej t”i bashkonte . Dhe ndodhi kasaphana qe sot gjygji i Hages do te sqaroje e te zbardhe cdo vrasje vella -vrasese . Fakt e faktkeqsi qe kjo ndarje filloi ne Tirane e vazhdoi ne Kosove me bilancin e viktimave me dhjetra shqiptare . Per arsyen absurde pse ishin simpatizante apo antare te Partise se Rugoves se ndjere te LD . Udhezues socialistet e Tiranes , bashke me autorin Bedri . Me mire te heshtni kur nuk tregoni te verteten lakuriqe .
Pasi qe e permendet edhe z. Richard Holbrooke, po ju perkujtoj se cka shkroi ai ne librin e zisë per dr. Rugoven:
” Kur e kam takuar Rugoven per here te pare ai dukej si nje ze i vetmuar , ne beteje te vetmuar , duke bartur nje shall qe thoshte se do ta varte vetem kur ta sheh vendin e lire. E shikoja duke ndjekur enderren e popullit te vet nen kushte te jashtezakonshme me urtesi dhe kembengulesi, dhe ui bera admirues dhe shok i tij.
Cfare kenaqesie ishte ta shoh me ne fund ne Prishtine pa shallin e tij! Mbaj zi per nderrimin e jetes se bashku me tere popullin e Kosoves.
Derisa Kosova e fitoi lirine nen udheheqjen e tij, tani perjetoi nje humbje te tmerrshme ne nje pike kritike , kur shume pune mbeten per tu bere.
Apeloj tek lideret kosovare te bashkohen dhe te punojne se bashku, per te arritur pavaresine per te cilen President Rugova luftoi.”
Ibrahim Rugova ishte burre i urte dhe I mencur per Kosoven.Nuk do vijne me figura si ai ne te ardhmen.
Ju dha nenshtetesia
Zogut e Muthatit
Ish krimineleve
Gjithfar malukatit
Dhe nipi xhelatit
Ate e meritonte
Gjersa edhe rruges
Emrin po ja nderronte
Nder i madh per ne
PS ja na e kalli
Nuk di nenshtetesi
Valle mori dhe shalli
Nese ka nje akt makaber te Rugoviceve eshte simbolika e heqjes tabeles se 4 shkurtit 1944
dhe vendosjes se fansit te Xhaferr Deves ketij fare Braces me shall.
.
OK
Le ti vendosin ketij Rugoves Bedriut qe po na I ben hero
100 emra rrugesh ne TIRANE
por nese u hoq tabela e krimeve naziskine
ky eshte REVANSH NEONAZIST I mbuluar me shallin e atij qefliu
qe kerkonte zogeza ne Tirane qe ja fuste ne krevat Baba Rudines
Kqyrni zgerdhimjen e Shallxhiut Ibrahim Ziun para bossit te tij
.
TAKIMI I IBRAHIM RUGOVËS ME SLOBODAN MILOSEVIC – YouTube
https://www.youtube.com/watch?v=cDgyIVS83TE
Kush ja dha nenshtetesine familjes Rugova,Veliaj?
LDK ishte kryekeput ne duart e BIAs ose UDB serbe,te cilet edhe e themeluan.Rugova as qe guxonte te shprehte mendimin e tije edhepo te mendonte ndryshe.Kete e deshmoj edhe kur ishte ne Beograd te Milosheviqi edhe kur shkon ne Itali nga ku kerkoi ndalimin e bombardimeve te Serbise nga NATO pa kushte.Ne koferencat e shtypit te premtet i thoshte te njejtat fjale dhe e permbyllte „Une angazhohem per nje Kosove te hapur me Serbine dhe me Shqiperine“ dhe zgerdhihej.Ishin takime te shkrta dhe pa kurfare dobie.Po te ishte per luften e Rugoves e cila behej nga nje ville luksoze „presidenciale“……me Viski dhe guraleca,Kosova sote nuk do kishte probleme me Serbine do ishte plotesisht e integruaur ne Serbi por pa shqiptare…..
Ibrahim Rugova ?
Një Qelbësirë që e mbante vehten si Mahatma Gandi i cili u shtronte kurrizin kur Policët Anglezë e kamxhikonin , njëjtë dhe Ibrahimi , u Tregonte Serbëve Kurrizin e Kosovës ku ata qëlluan dhe Vranë , Sakatuan afër 20 Mijë Kosovarë dhe Rugova sa ishte GJALLË KURRË nuk tha Një Fjalë kundër XHELATËVE SERB ,mbi Masakrën që ata bënë , ky Tradhëtar , Frikacak , Drogiraah që Kurrë nuk pati guximin të dilte nga qerthulli i UDB-së.
Le ta marën Nënështetsinë sepse Shqiptarë janë pavarsisht qëndrimit që mbajti Babai i tyre !
Mendoj se biografia e l.Rugoves është shum e thjeshtë e vetmja filozofi e tij ishte karierizmi dhe sefallëku .E para si pranoi librezën e LKJ kur ata i kishin pushkatu babë e gjyshë pastaj kur ishte në krye të shkrimtarëve kosovarë pranonte antarë disidentë shqiptarë politika e tijë ndaj Serbisë ishte edhe ma nënshtruse se sa edhe e Azem Vllasit dhe e Rrahman Morinës pastaj se çfar raporti kishte me shtetin jugosllav dhe serbë mund të mësojnë nga disa ish oficerë boshnjak të shërbimit KOS në Prishtinë e …dhe si ma e freskëta para tri ditësh intervisten e dy politikanëve serb me kombësi Rome Čedo Jovanovič dhe Zoran Angjellkoviq Jovanoviqi një njeri parimor ndaj Kosoves kurse Angjellkoviq ishte guverner i Kosoves që kur ju hoq autonomia e deri te çlirimi aty flet edhe për I. Rugovën dhe ata që ende e vlersojnë politikën e tij mund ta jetojnë edhe sot edhe në veri të Kosovës dhe në Serbi pra nostalgjikët e tij e dojënë enda atë periudhë kohore se ata ishin të mbrojtur nga shteti serb si shpjegon romi Angjellkoviq kurse këtyre simpatizantëve të tij ju përsëritê prap ajo kohë
Po Ujku Plak e vertete! Ibrahim Rugova eshte nje tradhetare i poshter! Por duhet shtuar se Ibrahim Rugova beri sikur iku nga kanceri per te mashtruar opinionin publik dhe sidomos shqiptar qe kanceri nuk sherohet kur ne fakt ka gjithe ato mundesi qe mund te shikoni ketu: http://www.peertube.it! Kjo eshte nje veper e poshter qe ky qen e beri me komandon e padroneve!
Dhe Uke Rugova i di keto por nuk flet.
Z. Islami gabon shume rende kur “Rilindjen” e konsideron si organ te njejte me “Zeri i popullit”. Ne “Rilindja”, pavaresisht pasojave, kishte gazetare guximtarë qe hapur dilnin kunder padrejtesive qe u beheshin shqiptareve kurse ne “Zeri” nuk kishte gazetare te tille.
Eshte e vertete qe dr. Rugova ne LDK pranoi edhe ish te burgosurit politike. Por ata pas pak u rebeluan, deshen qe LDK-ne nga nje parti demokratike te kthenin ne parti te majte. Kjo gje nuk ju mundesua dhe ata te inatosur u larguan.
Ishte fat i madh per shqiptaret e Kosoves qe ne momentin me te duhur paten nje udheheqes te urte, guximtar, atdhetar, vizionar qe i udheheqi drejt lirisë.
Qëndrimet zyrtare të Rugovës, që kur Kosova vuante nën çizmen serbe:
1) “Prishtina e barazlarguar nga Tirana dhe Beogradi”! Vini re shenjën e barazimit midis kryeqytetit të shqiptarëve dhe atij të serbëve.
2) Duke folur për aksionet e udhëhequra nga Adem Jashari: “Janë fshatarë qê duhen qetësuar”! Deklaratê e bërë në selinê e NATO-s në Bruksel.
3) Deklarata në Beograd pas takimit me Millosheviçin:” E gjithë kjo duhet ndalur”! Pra lufta e UCK-së dhe bombardimet e NATO-s.
4) Çdo javë në konferencat e tij të shtypit Rugova kujdesej të mbante gjendjen “nën kontroll”! “Të mos e cytim Serbinë” – ishte shprehja e tij e preferuar.
Rugova ka qënë mbêshtetës i vendosur i “një kombi, dy shteteve” dhe një kundërshtar po aq i thekur kundër bashkimit kombëtar.
Po aq ka qënë edhe kundërshtar i vendosur ndaj UCK-se dhe luftës sê saj.
Qe kur ajo u shfaq, mbrojtesit dhe propagandistet e statukuose e cilesuan UCK-ne si markiste – leniniste, enveriste, islamiste, e financuar nga droga etj etj.Lufta e heshtur kunder UCK-se filloi qe kur Adem Jashari leshoi kushtrimin per lirine e Kosoves. Ibrahim Rugova, madje e cilesoi ne nje takim nderkombetar levizjen e udhehequr nga Adem Jashari ” si te disa fshtareve qe duhen qetesuar”. Po i njejti i cilesoi po ashtu publikisht UCK-ne si “dore e zgjatur e Serbise”. Organizatat nderkombetare i kane keto deklarata te te regjistruara me shkrim dhe me goje. Ishte pikerisht ky udheheqesi i shumevotuar nga kosovaret qe gjate takimit me Millosheviçin ne Beograd kerkoi ndalimin e sulmeve te NATOs- ne Kosove! E verteta eshte se shumica e kosovareve kurre nuk e kane dashur kurre UCK-ne dhe luften e saj per liri. Qe me 1998 kur filloi ofensiva e pare e UCK-se nje lider i asaj kohe u shpreh :” 2 000 veta po luftojne, 2 milione rrine e shikojne!”. Kosovareve ua kishte me shume endja per statukuo dhe pasosh sesa per liri. Pjese me e madhe e tyre enderronin jo per lirine, por per te fituar “letrat” ne Zvicer dhe Gjermani si te “maltratuem” nga serbi.Dhe kjo ndjenje anti UCK vazhdon edhe sot. Asnje mirenjohje per ata qe sollen lirine. Dhe jane pikerisht mbeshtetesit e dikurshem te ruajtjes së statukuosë nën pushtimin serb te udhehequr nga LDK-ja qe vazhdojne edhe sot te nxijne epopenë e lavdishme të UCK-së.
Rugova Berisha Njeri qingj dhe tjetri ujk ishin sherbetore te Serbise.E dhe sot ujku Berisha eshte sherbetori me te devotshem .
Rugova beri te mundur qe pushtuesin serb ta shofin Shqiptaret e Kosoves e ta ta pranjojn dhe te kethejn ne mjet jetese ashtu sice edhe e kishi kthyer disa ne Koasov. I pari Rugova nen kete pushtim jetonte ne luks per veten e tij dhe per ate pjes te elites qe rrethonte.
Me habit shkrimi ne zin e Rugoves te Ricart Hollbruk. Ky Hollbruk pa lejen e Rugoves ka takuar UCK- ne male dhe kete UCK-ne e quajten alete e NATOS ne toke.
Tani Hllobruk kthehet ndryshe. Ate shallin e Zise te Rugoves nuk e hoqi Rugova me lutje e duke festuar Pashket me Milloshevicin pore e hoqi, Pushka e para e Atem Jasharit dhe e pasardheseve te tyre me Hashim Thacin ne Krye qe realizuan Amanetin e Adem Jasharit.
Duke e mbajtur Kosoven te nenshtruar Rugova beri me te keqen duke perqare Kosovaret ne mes te atyre qe moren pjes ne lufte dhe atyre qe luften e pan per dritare te Qelqit.
Nje lufte e till vazhdon edhe sote per demontimin e UCK-se dhe duke i dhene “vlera ” Rugoves ne nje kohe qe ase Rugova nuk ja dhe vetes se tija keto Vlera qe sote ndodhin ne Kosove.
‘Mospërfillës’ ndaj Berishës(!), thua z. Bedri Islami, dhe me kete tregon sa je syçelë dhe sa e njeh politiken e koordinuar antishqiptare Rugova-Berisha…!!!!!!!
Ahmet Zogun, Pashiqi e beri antishqiptar per gjashtw muaj dhe e çoi me ushtri e armatim ta pushtoje Shqiperine, po këta rugovista-titistat qe i mabjti si pëllumba qe 70 vjet, çfarë janë duke bere?! Po shihet ashiqare kontributi i tyre per copyimin e Shqiperise e përçarjen e shqiptareve…
DRENICA E KUQE
sigurisht që ibrahim rrugova është një filoserb dhe udbash.
habitem me kosovarët sidomos patriotët që edhe kan luftuar që e pranojn kët njeri si patriot kur ai është tradhtar dhe dontw që kosovën ta bënte të serbisë dhe ky të në luks.
ky maskara i poshtër tradhtar dhe kriminel i shitur te serbët shovinistë.
çuditem me PS.
mir që rrugës së barrikadave lali eri i vuri emrin e shefqet ndroqit një mjeku çka tregon për përdhosjen e heronjve LNÇ epopesë më të shquar të kombit shqiptar.
mir që i vuri emrin e rrugës ibrahim rrugova rrugës së nderuar të dëshmorëve të 4 shkurtit. dhe për më tepër duke ditur që nipi i xhaferr devës ideatorit të masakrës së 4 shkurtit është ibrahim rrugova.
kjo është një vrasje e dytë oër ata martirë antinazistë.
dhe tani ndodh kjo e treta.
në vens që ta demaskojnë publikisht ibrahim rrugovën si tradhtar PS që ësht lidhur me vuçiçin po nderon udbashët dhe kriminelët.