Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kongresmenia amerikane, letër Kurtit: Firmos Asociacionin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kongresmenia amerikane, letër Kurtit: Firmos Asociacionin
AktualitetKosovë

Kongresmenia amerikane, letër Kurtit: Firmos Asociacionin

Published: September 2, 2023
Shpërndaje

Durimi i ndërkombëtareve me situatën e pazgjidhur përfundimisht në veri të Kosovës, po soset, e dëshmuar qartë kjo dhe nga letra që i dërgoi së fundi kongresmenia amerikane Claudia Tenney kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

“Jam shumë e shqetësuar me tensionet e përshkallëzuar në Veri të Kosovës. Sot i kam dërguar letër kryeministrit Kurti, për të kërkuar nga ai zbatimin e marrëveshjes së Brukselit të nënshkruar më 2013 për të siguruar të drejta dhe siguri për serbët e Kosovës”, ka shkruar ajo në Twitter, ku postoi dhe letrën e plotë.

Veç bashkësisë së komunave me shumicë serbe, të konsideruar kyçe për të bindur serbët të implementojnë marrëveshjen e Ohrit dhe Aneksin e saj, ligjvënësja insiston dhe për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

- Publicitet -

“Ju inkurajoj shumë ju dhe administratën tuaj të mbani zgjedhje të reja për kryetarë të të komunave me shumicë serbe, të tërhiqni plotësisht forcat speciale nga komunat me shumicë serbe dhe të krijoni asociacionin e tyre siç e dikton Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013”, thuhet në letër.

“Siç e dini, serbët e Kosovës bojkotuan zgjedhjet e 23 prillit për kryetarë komunash në veri të Kosovës, si rezultat i politikave diskriminuese antiserbe dhe mungesës së progresit në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit”, vazhdon ajo.

Më tej, teksa përmend hyrjen e kryetarëve të rinj të komunave veriore në ndërtesat komunale, Tenney shton me tone të ashpra se “fluksi i policisë speciale vetëm shërben për t’i ndezur tensionet dhe konfliktin sesa për të ofruar një zgjidhje politike afatgjatë për këto komunitete”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sot Asambleja e PS, nga përplasjet me Veliajn, te protestat dhe zgjedhjet, çfarë pritet të diskutohet
  • Horoskopi 14 Nëntor 2026, parashikimi i yjeve për ditën e shtunë
  • Mos harroni çadrat, njihuni me parashikimin e motit për sot
  • Kaos dhe frikë në aeroporte dhe qiejt e SHBA-së: Bllokohen të gjitha fluturimet, hera e dytë në histori pas sulmeve të 11 shtatorit
  • 14 nëntor 2026

Komentet e Fundit

  1. Gani USA on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  2. Valbona on Pasqyra e Dublinit
  3. Mentori on Shporta ushqimore në Tiranë, 46 përqind më e shtrenjtë se në Prishtinë, kalojmë edhe mesataren e Bashkimit Europian
  4. 1thundrak on Shqipëria do të bëhet vendi më i ri në rrjetin ndërkombëtar të lëvizjes hebraike Chabad-Lubavitch
  5. AI on Gjeopolitika, gjaku, identiteti

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?