Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sot 3 vite nga tërmeti tragjik që u mori jetën 51 shqiptarëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Sot 3 vite nga tërmeti tragjik që u mori jetën 51 shqiptarëve
KronikeKryesore

Sot 3 vite nga tërmeti tragjik që u mori jetën 51 shqiptarëve

Published: November 26, 2022
Shpërndaje

Kjo e shtunë shënon 3-vjetorin e tërmetit tragjik të ndodhur më 26 nëntor 2019, ku si pasojë humbën jetën 51 persona dhe u plagosën mbi 1000 të tjerë.

Tërmeti shkaktoi dëme të mëdha materiale dhe shembjen e qindra banesave duke lënë pa strehë shumë familje kryesisht në Thumanë dhe në disa zona të Durrësit.

Mëngjesi i 26 nëntorit ku vendi u trondit nga një tërmet me magnitudë 6.4 të shkallës rihter la një plage të pashërueshme për familjet dhe të afërmit e 51 viktimave të tij.

- Publicitet -

Qindra të plagosur la pas ajo dridhje e fuqishme e tokës, kryesisht ne Durrës, Kurbin, Tiranë e Lezhë.

Shembje pallatesh, shtëpish, shkolla e institucione të tjera. Thirrjet dëshpëruese të familjareve qe të afërmit i kishin nën rrënoja, sirenat e autoambulancave, policisë, zjarrfikësve, ushtrisë, ushtonin ngado.

Mbi 200 mijë persona u preken direkt nga dëmet që la pas. Shqipëria u kthye menjëherë në qendër të raportimeve të mediave botërore. Shqiptarët, fqinjët, partnerët nisen mobilizimin e shpejtë për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë.

Sot një vit më pas, pasojat janë ende të freskëta, pasojat e atij tërmeti shkatërrimtar, për jetët e humbura dhe për gjendjen në të cilën ndodhen qytetarët që kanë humbur banesat e tyre./o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • intelektuali says:
    November 26, 2022 at 8:18 am

    Gazeta DITA:

    Nuk e keni thene gjithe te verteten:

    SOT MBUSHEN 3 VJET NGA TERMETI QE GROPOSI 51 VIKTIMA POSHTE BETONIT NGA INJORANCA TOTALE NE MENAXHIMIN E SHTETIT, NJE KRIM MAKABER SHTETEROR QE SPAK NUK GJETI ASNJE FAJTOR

    Reply
  • Abdurahim Ashiku says:
    November 26, 2022 at 8:32 am

    26 Nëntor 2020
    ·
    DY DHIMBJE PRANË E PRANË, 3 DHE 55 VJET TË SHKUARA

    Pranë e pranë janë në data kalendarike, 30 nëntor dhe 26 nëntor, 55 vite larg njëra tjetrës, e para në vitin 1967 kurse e dyta në vitin 2019.
    Dy tërmete që sollën shkatërrime dhe viktima, aq sa nuk mbaheshin mend të paktën në dy breza.
    Dy tërmete në prag dimri, dëbore dhe akulli në të parin, kohe të butë në të dytin.
    Unë e kam jetuar të parin, kam ecur në këmbë nga Peshkopia në Maqellarë me nxënësit e mi, mësues në shkollën e mesme bujqësore “Nazmi Rushiti” të Dibrës, jam gdhirë bashkë me ta nga shtrojat me kashtë në hapësirën e gjerë të vatrës së kulturës së Çernenës për të punuar deri sa binte nata, kam shkruar për përkushtimin në punë të djemve dhe vajzave të bujqësores në një reportazh në “Zërin e rinisë” me titull “Maqellarë- dhjetorë 1967”.
    Kam përjetuar egërsinë e dimrit, dëborën dhe akullin në një udhëtim nga Tirana në Peshkopi, udhëtim që zgjati tri ditë e dy net, 60 orë, kur duhet të zgjaste 8-10 orë, mërdhirë në autobusin e kohës…
    Kam parë me sytë e mi dhe kam ndjerë thellë në shpirt sakrificat e njerëzve tek përballonin me një heroizëm të pashoq fatkeqësinë e tërmetit dhe egërsinë e dimrit.
    Kam parë se si vërshoi e tërë Shqipëria me njerëz, mjete, materiale, me gjithçka që duhej për të përballuar fatkeqësisë.
    Kam parë dibranët tek miqësoheshin përjetë me njerëz zemërbardhë nga jugu në veri të Shqipërisë, një solidaritet i pa parë ndonjëherë.
    Kam parë edhe fitoren, do të thoja historike, kur njerëzit hynë në shtëpitë e tyre, të qetë e të qeshur…
    Dhe kjo brenda një muaji…
    Të dytin, atë të 26 nëntorit 2019 e jetova nga larg, nëpërmjet kronikave dhe heroizmit të njerëzve solidarë nga shumë vende të botës që nxorën jetë mes rrënojave të tërmetit.
    E mendova që me gjithë atë solidaritet ndërkombëtar, me donacionin prej më se 1.3 miliard euro, me milionat e grumbulluara nga shoqata e institucione bamirëse, jo për një muaj por e shumta për tre muaj gjithkush do të shkonte në shtëpinë apo apartamentin e tij, e të gjithë fëmijët do të uleshin në bankat e shkollës së re…
    Sot, 26 nëntor 2020 mbushen plot 12 muaj nga dita e tërmetit vrastar!
    Kronikat që më vijnë më sjellin hidhëti dhe pyes:
    Ku është shteti me 1.3 miliardët e donacioneve?
    Ku janë shoqatat e institucionet bamirëse me milionat e grumbulluara? Ku janë emrat e përveçëm të individëve milionerë ( ) të shteteve (Turqi, Itali…) që premtuan të ndërtojnë pallate, komplekse banimi e shkolla?
    Ku është solidariteti i njohur shqiptar?
    Ku janë biznesmenët milionerë, a ndërtuan ndonjë shtëpi të vetme?
    Sa nga pushtetarët me vila milionëshe nxorën nga xhepi disa dhjetëra qindarka për të ngritë mure e mbuluar çati shtëpish njerëzish në çadra?
    Ku? Ku? Ku?
    Një pyetje që më mundon si qytetar.
    Një pyetje përgjigjen e së cilës nuk e marr dot.
    Dhe nuk do ta marr dot kurrë.
    Por një gjë e di të saktë, në përballimin e fatkeqësisë së 26 nëntorit 2019, kam kontribut edhe unë, edhe ti, mbarë shqiptarët e thjeshtë. Me taksat tona tash një vit jetojnë mijëra të dëmtuar nga tërmeti, jetojnë nëpërmjet donacionit, bonusit të qirasë, bonus që ka në mes edhe mua, edhe ty, mbarë shqiptarët. Na e quani këtë. Është një ndihmesë e madhe por që ka një kufi kohor, kufi që duhet të ishte prerë…
    Të parin, solidaritetin mbarëshqipëtar për likuidimin e pasojave të tërmetit që ra në Dibër e Librazhd më 30 nëntor 1967, por e përcjell nëpërmjet një interviste që i kam marrë Kryetarit të Shtabit për Likuidimin e Pasojave të Tërmetit Hajri Hoxha, tash në amshim.
    Po e shoqëroj edhe me disa fotografi të kohës nga arkivi im fotografik…
    TËRMETI I 30 NËNTORIT 1967 SIMBOL I SOLIDARITETIT MBARËSHQIPTAR
    Ai cilësohet si tërmeti më i fortë dhe më shkatërrues në Shqipëri.
    Ndodhi më 30 nëntor 1967 në zonën Librazhd-Dibër. Një tërmet 6.6 ballë sipas shkallës Rihter, tërmet që shkatërroi 177 fshatra, ku humbën jetën 12 vetë dhe 177 të tjerë u plagosën. Toka u ça në një gjatësi mbi 10 kilometra e pati zhvendosje të dheut deri në 50 centimetra…
    Por a mposhten Tërmetet?
    Për Hajri Hoxhën ish kryetar i Komitetit Ekzekutiv dhe ish kryetar i Shtabit për Eliminimin e Pasojave të Tërmetit të 30 nëntorit 1967 në Dibër: “EDHE TËRMETET MPOSHTEN”. Këtë ai e ka shprehur në një libër me këtë titull duke përcjellë përvojën e popullit të Dibrës në ditët tepër të vështira të dhjetorit 1967, solidaritetin e madh të të gjithë popullit shqiptar i cili iu ndodh pranë dibranëve pa u ngrys mbrëmja e 30 nëntorit.
    Një bisedë me të sjell në kujtesë se si mund të mposhten fatkeqësitë e natyrës kur kundër tyre bashkohet i tërë populli.
    Hajri Hoxha! Më 30 nëntor të vitit 1967, në orën 8 e 17 minuta të mëngjesit Dibrën dhe Librazhdin e tundi një tërmet i fuqishëm, tërmet që mori jetë njerëzish, shkatërroi nga themelet shtëpi dhe objekte socialkulturore. Ju keni botuar atëkohë edhe një libër “Edhe tërmetet mposhten” me përvojë të drejtpërdrejtë pune për eliminimin pasojave që rrodhën. Si e mposhtët tërmetin e 30 nëntorit 1967, në atë dimër të ashpër, në ato kushte atmosferike të pa përjetuara ndonjëherë?
    Ajo ishte, për të gjithë popullin shqiptar, por veçanërisht për popullin e Dibrës, një fatkeqësi natyrore. Tërmeti ishte afro shtatë ballësh. Fat ishte se na gjeti jashtë…
    Ishte mëngjes…
    Po, në orën 8 e 17 minuta të mëngjesit. Një pjesë e madhe e njerëzve kishin dalë në punë. Nxënësit, pas pushimit të festave të Nëntorit, kishin shkuar në shkollë. Çasteve të para të hutimit që erdhi nga tronditja e madhe ia zu vendin gjakftohtësia, vendosmëria për t’u qëndruar njerëzve pranë dhe për të kapërcyer çdo vështirësi.
    Tërmeti kishte goditur rëndë Maqellarën, Shupenzën, Ostrenin, Klenjën, Bulqizën, fshatrat rreth Peshkopisë, Librazhdin. Katastrofa natyrore mori jetën e 12 vetëve dhe plagosjen e 129 vetëve. U dëmtuan 3536 shtëpi banimi ose 37 për qind e ndërtesave të 88 fshatrave të prekura nga tërmeti. Prej tyre 436 ishin shembur nga themelet. U dëmtuan 73 shkolla, 16 e të cilave u shembën plotësisht. U dëmtuan rëndë 6 spitale e shtëpi lindjeje, 34 dyqane, 22 magazina, 18 stalla, hangarë etj. Më e rëndë ishte gjendja në fshatrat Sebisht, Zabzun, Steblevë, Klenjë, Ostren i Madh, Ostren i Vogël, Lladomericë, Radovesh, Vojnikë, Çernenë, Kovashicë, Burim, Majtarë ku thuajse 70 për qind e shtëpive ose ishin dëmtuar rëndë ose ishin shembur fare…
    Cilat ishin masat që morët?
    Menjëherë u krijua shtabi. Unë në atë kohë isha kryetar i Komitetit Ekzekutiv të rrethit. Menjëherë, si në çdo fatkeqësi, shteti dhe shoqëria na u gjet në krah. Menjëherë erdhën drejtues të partisë e të shtetit por më parë se ata erdhi ajo që quhet solidaritet popullor, të qenit pranë në fatkeqësi, karakteristikë e popullit tonë. Menjëherë, krahas telegrameve të solidaritetit nga Vermoshi në Konispol, u krijuan brigada të posaçme. Brigada e parë erdhi nga Vlora. Erdhën 129 vetë, specialistë të fushave të ndryshme si muratorë, karpentierë, elektricistë, inxhinierë ndërtimi, mekanikë etj. Brenda 3-4 ditëve Dibra u mbush me brigada ndërtimi nga të katër anët e vendit, brigada nga Saranda, Gjirokastra, Konispoli, Durrësi, Tirana, Mati Kukësi… brigada që u vendosën në të gjitha qendrat e banuar, në çadra apo në shtëpi që i kishin qëndruar tërmetit.
    Unë, asokohe kam qenë me nxënësit e shkollës së mesme bujqësore “Nazmi Rushiti” të Peshkopisë dhe kemi fjetur për ditë të tëra në dyshekë kashte shtruar përtokë në vatrën e kulturës të Çernenës në Maqellarë…
    Ashtu është. Mbi të gjitha në dispozicion të punës për eliminimin e pasojave të tërmetit u vunë parqet automobilistike të vendit. Heroizmi i shoferëve të parkut të Laçit, Tiranës, Elbasanit, Durrësit, Shkodrës, Vlorës, Korçës ishte i pa shoq. Ata udhëtuan në dëborë e në akull, rrugë pa rrugë dhe dërguan në çdo fshat, për të mos thënë në çdo shtëpi, materialet e ndërtimit; tulla, tjegulla, çimento, gëlqere, lëndë drusore, dyer, dritare, çdo gjë që duhej.
    Punë të madhe bëri edhe vetë populli i Dibrës. Që nga Lura, Selishta, Reçi e Dardha, Kalaja e Dodës, Sllova, Kastrioti, Muhurri, zona efektivisht të prekura lehtë ose të paprekura nga tërmeti erdhën brigada të posaçme ndërtuesish bashkë me të gjithë bazën materiale ndërtuese dhe u vendosën në zonat e Ostrenit, Klenjës, Steblevës, Okshtunit e deri në Llangë në kufi me Librazhdin ku edhe atje vazhdonte puna për eliminimin e pasojave të tërmetit.
    E shkruar në historinë e kësaj lufte heroike është edhe brigada e kufitarëve të vendit tonë, brigadë e cila veproi në zonën e Lladomericës, atje ku ra në krye të detyrës kufitari Agron Elezi, detyrë të cilën erdhi dhe e mori i vëllai i tij Mehmeti.
    Çfarë vështirësish teknike kaluat duke pasur parasysh se dhjetori i atij viti ishte dhjetori më i ftohtë që mbahet mend, me dëborë, me ngrica, me temperatura që shkonin deri në minus pesëmbëdhjetë gradë?
    Siç e ke jetuar edhe vetë problem ishte lidhja e murit, vendosja e tullave. Llaçi, nga temperaturat e ulëta, ngrinte në vend. Këtu lulëzoi përvoja popullore. Gani Tuçepi, Hero i Punës Socialiste, njeriu që me nivelin e ujit me peplumç dhe me pushkë, me siguri ke dëgjuar për piketimin e tij “me pushkë” të kanalit të Çidhnës, ky njeri i palodhur i kanaleve ujitëse të Dibrës dhe të mbarë Shqipërisë e gatoi llaçin me zjarr e me kripë. Mblodhi dru, ndezi zjarre, shtroi mbi to llamarina e mbi ta gatoi llaç. Për ta bërë llaçin të qëndrueshëm ndaj ngricës ai përzjeu në të kripë të zezë, nga ajo kripa që përdorej për të eliminuar akullin në rrugë. Shumë shtëpi në Dibër, në ato ditë ngricash të mëdha kanë në mure kripën e asaj pune me të vërtetë jo vetëm heroike por edhe të një përvoje të madhe popullore.
    Me sa mbaj mend në atë kohë është elektrifikuar Shupenza dhe disa ditë pas kësaj u shpall aksioni i madh kombëtar për elektrifikimin e gjithë Shqipërisë, elektrifikim që përfundoi më 25 tetor 1971…
    Në Shupenzë na prunë dhuratë një motogjenerator. Me të kishte ardhur edhe një pedagog i fakultetit të inxhinierisë elektrike të Universitetit e Tiranës emrin e të cilit nuk po e kujtoj. U ndërtua një barakë, në të u vu gjeneratori dhe brenda 24 orëve u vunë shtyllat, u shtruan telat dhe drita elektrike hyri në çdo shtëpi në Shupenzë. Më tej linja elektrike u shtri edhe shtëpitë e para në Gjoricë dhe në Boçevë. Ky ishte sinjali i parë i punës së madhe që përfshiu të gjithë Shqipërinë për elektrifikimin e mbarë vendit.
    Atëherë u ndërtua edhe hidrocentrali i Gjoricës…
    * * *
    Përvoja e fituar në eliminimin e pasojave të tërmetit të 30 nëntorit 1967 në kushtet ekstreme të motit, do të shërbente për likuidimin e pasojave të tërmetit të 15 prillit 1979 në Shkodër u brenda pesë muajsh punë vullnetare e strehuan 100 mijë banorë si dhe të fatkeqësive të tjera natyrore të kohës.
    Dy vjet më vonë, më 14 dhjetor 1969, Dibra, nisur nga përvoja e dhjetorit 1967, do të jepte shkëndinë e ndërtimit në një kohë të shkurtër të kanaleve ujitëse aq të domosdoshëm për zhvillimin intensiv të bujqësisë.
    Katër vjet më vonë, më 25 tetor 1971, pas një pune të jashtëzakonshme vullnetare me mbështetje materiale shtetërore, u arrit që edhe në shtëpitë më të veçuara thellë bjeshkëve të ndizeshin llambat elektrike…
    Abdurahim Ashiku
    Gazetar, dëshmitar i kohës

    Reply
  • Asd says:
    November 26, 2022 at 8:47 am

    Nuk keni shkruar se kush i ndihmoi shqiptaret dhe me parate e kujt u ndertuan shtepite.

    Reply
  • Dare al Cesare quel che è di Cesare says:
    November 26, 2022 at 6:21 pm

    “Abdurahim..” respekt per kujtimet e juaja por jane dy kohe te ndryshme, dy rregjime shteterore te ndryshme , dhe mobilizimi ishte nga pikat me te forta te atij rregjimi ….ndersa sot mobilizimi nuk hyn me ,sot vendos paraja ,fuqia e politikes dhe shume faktore te tjere te veshtire .Sot eshte tjeter bote dhe per mendimin tim modest puna e kesaj qeverie, ne kushtet kur korrupsioni eshte ne mode ne bote dhe kudo,,, do te thoja qe eshte mjaftueshem e mire . Ne Aquila te Italise pas 10 vjetesh termeti ,ka akoma njeres ne konteinere……megjithate e respektoj mendimin tuaj.

    Reply
  • Ilirjan says:
    November 27, 2022 at 5:54 am

    Respekt per jetet e humbura, respekt per vuajtjet njerezore ne te gjitha kohet. Dua vetem te kujtoj, qe vetem pak kohe nga termeti i fundit, u shfaq pandemia boterore. Komplikimet qe kjo solli i dijme te gjithe. Une kam lindur me 1968 ne Librazhd, imagjinoni nje grua shtatzene, me nje tjeter femije 1 vjec ne krahe duke vrapuar per te shpetuar!Im ate ishte ushtar ne Linze. Nga 1969 jemi transferuar ne Durres, aty ku perjetuam lekundjet shume te forta te 1979 dhe ato te 2019.Cdo kohe ka specifikat e veta, por ajo qe nuk duhet te mungoje, eshte solidariteti e respekti ndaj njeri-tjetrit. Nje perqafim per gjithe shqiptaret!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Sa është pasuria e deklaruar nga kryeministri Rama për 2025
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Mazniku nga Korça: Reforma që po bëjmë sot impakton dekadat e ardhshme, synojmë zhvillim të ekuilibruar të bashkive
  • Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  • Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  2. 1 on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  3. Ethem Lalaj on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  4. Bravo DITA !!! on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  5. oikoi on K.E – BELA MAFIA

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?