Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Iluzioni i shtetëzimit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Iluzioni i shtetëzimit
EkonomiKryesoreLajmi i fundit

Iluzioni i shtetëzimit

Published: September 13, 2026
Shpërndaje

Nga Klodian Tomorri

Kur qeveria njoftoi shtetëzimin e konçesionit të pullave fiskale, shumë njerëz ndoshta u gëzuan. Pjesa dërrmuese e konçesioneve në Shqipëri, në mos të gjitha, kanë qenë thjesht afera korruptive, siç dëshmojnë dosjet e SPAK, dhe rikthimi i shërbimeve të privatizuara në sferën publike dukej si një korrigjim i drejtë. Por gjërat mund të shkojnë nga keq në më keq akoma.

Shteti që konçesiononte tashmë po shndërrohet në një kompani gjigande guackë, që bën të njëjtën gjë si konçesionet, por më djallëzisht. Duke përdorur shtetëzimin si mbulesë.

- Publicitet -

Pullat fiskale ishin dallëndyshja e parë e regjimit të ri hibrid. Qeveria shqiptare ngriti një kompani të quajtur Albtrace për të kryer shërbimin, që deri më dje e kryente me konçesion një kompani private e quajtur SICPA.

Por Albtrace është një ortakëri privato-shtetërore, ku shteti zotëron 51 për qind të aksioneve përmes Shtypshkronjës së Letrave me Vlerë, ndërsa 49 për qind mbahen nga një kompani arabe e quajtur O AND S Security Solutions L.L.C.

Vitin e kaluar, Albtrace gjeneroi në total 592 milionë lekë ose rreth 6.3 milionë euro të ardhura. Nga këto 480 milionë lekë ose mbi 5 milionë euro shkuan tek aksioneri O AND S Security Solutions L.L.C, ndërsa në Shqipëri ngelën vetëm 1 milionë euro për pagimin e rrogave të punonjësve.

Pra, ajo që ndodh është kjo. Paratë u merren bizneseve shqiptare nga Albtrace, që gjoja është kompani shtetërore, por 80 për qind të tyre Albtrace i çon tek aksioneri i saj privat nga Arabia, duke blerë atje çdo gjë, nga lënda e parë deri tek shërbimet e konsulencës.

Me pak fjalë Albtrace është thjesht ura që transferon paratë tek privati ose guacka që mbulon përfituesit e vërtetë të parave.

Dhe ky ishte vetëm viti i parë i kompanisë. Pasi tani asaj i është shtuar edhe një tjetër monopol përveç atij të pullave. Ky është shërbimi i shënjimit të karburanteve dhe gjurmimi i tranzitit, që më parë njihej si konçesioni i markimit.

Këto dy monopole e çojnë biznesin total të Albtrace në mbi 10 milionë euro në vit dhe paratë do të vazhdojnë të fluturojnë në Arabi. Ky është një biznes monopol i ndërtuar me dhunën e ligjit.

Por Albtrace ishte vetëm dallëndyshja e parë e regjimit të ri. Shumë shpejt modeli u replikua në sektorin e shëndetësisë.

Qeveria ngriti një shoqëri aksionere të quajtur Operatori i Sterilizimit, i cili do të kryente shërbimin e sterilizimit të instrumenteve kirurgjikale, që deri më dje kryhej nga koncesionari i diskretituar Saniservice.

Por Operatori, i cili është kafshuar fort nga aktorët privatë, bën praktikisht të njëjtën gjë si Albtrace. Pas më shumë se një viti në funksion, operatori shtetëror nuk ka as makina për të transportuar instrumentet kirurgjikale nëpër spitalet e vendit, por shërbimin e nënkontrakton. Ku? Tek ish drejtori i koncesionarit të Sterilizimit, një personazh i quajtur Artan Lleshi.

Për të vazhduar parodinë e hipokrizisë, së fundmi Operatorit Shtetëror te Sterilizimit iu kaluan dhe dy shërbime të tjera monopol, që deri më tani ishin me konçesion; dializa dhe check up-i. Por pa u mbushur një muaj nga data që qeveria gjoja shtetëzoi shërbimin e dializës, Operatori hapi tender për privatizimin sërish të shërbimit për 4 vjet. Fatura që do të paguajnë shqiptarët për këtë shërbim është rritur me më shumë se 35 për qind krahasuar me kohën që e kishte privati me konçesion.

Pra Operatori i Sterilizimit është thjesht guacka që krijon idenë e shtetit, por që në derën e pasme çon paratë tek privatët me proçedura të dyshimta. Por shërbimet nuk mjaftojnë. Tashmë modeli do të replikohet edhe tek blerja e ilaçeve.

Edhe këtu skema do të jetë e njëjtë. Një shoqëri shtetërore, e cila do të marrë monopolin e furnizimit të Shqipërisë me ilaçe, por që do të bëjë guackën për të dërguar paratë tek një privat nga izraeli, i cili është miku personal i kryeministrit.

Dhe nëse tre raste nuk mjaftojnë për të provuar se shteti dhe institucionet e tij po shndërrohen mirëfilltazi në një kuti postare offshore, i katërti është edhe më i madh. Ky quhet Kayo.

Shoqëria aksionere e ministrisë së Mbrojtjes është një guackë gjigande, e cila praktikisht privatizon drejtëpërdrejtë buxhetin publik të Mbrojtjes përmes bijave të saja në ortakëri me privatët. Kayo është një kuti postare gjigande e krahasueshme me ishujt Kayman.

Por ky tani është një fenomen sistemik. Guackat e reja po ndërtohen me shpejtësi në çdo qelizë të shtetit. ADS, kompania e shërbimeve dixhitale do të marrë monopolin e tenderave të AKSHI-t, por pas saj do të ketë privatë. Tek karburantet, Edi Rama ka paralajmëruar të njëjtën gjë.

Pra i gjithë shteti po shndërrohet në një guackë gjigande, që ka dy funksione. Të dobësojë disiplinën buxhetore dhe të fshehë përfituesit e vërtetë të parave publike me përrallën e bukur të shtetëzimit.

Por ky nuk është shtetëzim. Ky është një regjim plaçkitje dhe dobësimi sistematik i shtetit deri në gërryerjen e themeleve të tij. Për ata në spektrin e majtë, që menduan qoftë edhe për një moment se qeveria po mbyllte me të vërtetë epokën e konçesioneve grabitqare mbetet vetëm kthimi me këmbë në tokë.

Populli me urtësinë e tij thotë që për sa kohë në kuzhinë do jenë të ndenjurat, në tryezë ka për të patur vetëm një gjellë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • 'Antishqiptari' says:
    September 13, 2026 at 3:48 pm

    Zvare kryeministrin te shpetoje shqiptaria.Shqiperi e shqiptareve ,vdekie tradhetareve.

    Reply
  • PANO HALLKO says:
    September 13, 2026 at 5:55 pm

    Atëherë, shqiptarëve na mbetet të “shijojmë” gjellëëën!

    Reply
  • demo says:
    September 13, 2026 at 9:15 pm

    Amin,Antishqiptari!

    Reply
  • demo says:
    September 14, 2026 at 12:36 am

    Kam mbetur I VETMI mbeshtetes i SPAK,BKH DHE GJKKO.Per mua kane sakrifikuar shume.Kane goditur korrupsionin edhe me lart,se i mbajne kellqet.Jane Ata,qe cmontuan te paret MIRAZHIN e nje Kryeministri qe lufton drogen,shemb kalane e Lazaratit,shperndan koncesione zhvillimtare,nderton rruge e tunele te qendrueshme me kosto reale,pa pike korrupsioni,Ideon projekte Inovacioni,Diella,AKSHI,DURANA PARK,qe cudisin boten,Krijon komplekse Turistike ne bashkejetese me Natyren,Resorte turistike Atje ku kishte vetem duna,keneta ,zogj te cpifur qe quhen flamingo pelikane,qe as hahen,as mbahen ne kafaz.Kryebashkiake hajdute,qe betononin sheshe,parqe,lulishte dhe mbillnin fidane ne Lane.
    Te gjithe kete kamuflim te nje regjimi Kleptokrat dhe Antikombetar e corri SPAK,Duke arrestuar,ministra,zv.kryeministra,Kryebashkiake,deputete,keshilltare,SpecialQeverrises te Bandes kriminale te Regjimit.
    Pjesen tjeter te cmontimit te Struktures kriminale te kryemafiozit Edi Rama,e beri Protesta.
    Sot te gjithe komentatoret,te gjithe Analizatoret,njezeri fajesojne SPAK,,pse nuk arrestohet Edi Rama?,Pse nuk arrestohet Balluku?A i keni pyetur ata 83 deputete te Pozites perse ngriten kartonat qe te mos arrestohet Balluku,pas kerkesave te SPAK drejtuar Kuvendit per heqjen e imunitetit te Ballukut?
    1 vit me pare Prokuroret e SPAK me shume vendosmeri profesionale,,Me ndjenjen e detyres,,me sakrificen qe imponon Kushtetuta dhe Kodi penal,shkuan ne Kryeministri te sekuestrojne telefonat e KRYEMINISTRIT,te kontrolojne dokumentat ne zyren e kryeministri per te gjetur prova per ceshtjen Balluku.Cfare ndodhi?Garda personale e Kryeministrit i carmatosi,i mori peng dhe vete kryeministri doli ne dritare te podkastit te tij me thirrjen:Mos guxoni te hyni ne zyren time dhe te sekuestroni telefonat e mi! Kryeministri ka nja 200 gardiste ne kryeministri,.A ka SPAK 50 gardiste,forca komando,forca mbrojtese,forca RENEA,Forca te nderhyrjes se shpejte,te armatosur gjer ne dhembe,per te kryer arrestime te ketij niveli?
    Jo nuk i ka. Per tu paisur me keto Forca te zbatimit te Ligjit,duhet te marre miratimin e Kuvendit,te Kryeministrit,te Gjykates Kushtetuese.Prandaj mos hani mut kot zoterinj komentatore dhe Analizatore.
    Prandaj per te ckulur te keqen e madhe Edi Rama une i kthehem gjithmone Kongresit Te Lushnjes.Si e zgjidhen Atdhetareet shqiptare ne 1920 ceshtjen e Atdhecfarosesit Esad pashe Toptani.
    -Mbledhja e Kongresit te Lushnjes delegjitimoi Qeverrine e Durresit te Esad pashes.Ky person ishte kaq dinak dhe kaq mjeshterishjt e luante bllofin,sa rrezoi nga froni sulltanin dhe Dinastine 600 vjecare te sulltaneve osmane,duke sjelle ne fuqi Xhonturqit.Shpetoi nga asgjesimi Ushtrine serbe dhe e transportoi ate ne shpine te focave Austriake.Ndihmoi me 20 mije mercenare ushtrine greke te mbante Frontin e Selanikut kunder ushtrise bullgare,Asnje mbreteri,Perandori nuk guxoi ta prekte.Mirepo kunder gjarperit nuk ka efekt luani,tigri,elefanti.Nje manguste e vogel disa centimetra,ja keput koken edhe kobres se tmerrshme 5 metroshe.Prandaj duhet urgjentisht nje Kongres Kombetar i Protestes,qe ka Autoritetin per kete pune.

    Reply
  • demo says:
    September 14, 2026 at 10:07 am

    vazhdon,..Ate qe s`e beri dot Perandoria Osmane,Ate qe s`e beri dot Perandoria Austro-Hungare,Ate,qe s`e beri dot Mbreteria Italiane,po Shqiptaret e cofetisur,jo e jo,,E BERI AVNI RUSTEMI.Prandaj jo me kot shpetimtari Atdheut Avni Rustemi ka me shume buste dhe Permendore,shkolla,sheshe,rruge,se vete Ismail Qemali.Sepse Ate qe beri Avni Rustemi ,shqiptaret nuk e bejne dot.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • E FUNDIT: Vendet kandidate për në BE, edhe nëse pranohen, do përballen me një “periudhë prove” 15-vjeçare pas anëtarësimit
  • Raportohet vdekja e dytë nga murtaja në spitalin e karantinës në Siberi, rritet alarmi
  • Trajneri i Irlandës i drejtohet UEFA-s: Nuk duam më ndeshje me Izraelin
  • Vrima e çelësit u bë kullojëse makaronash
  • Zbulimi i neutrinove me energji të lartë, ndahet Çmimi Nobel në Fizikë

Komentet e Fundit

  1. Patronazhisti on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”
  2. Detari on Shumica tani nuk bëjnë më fëmijë, por ky çift në Tiranë sjell në jetë fëmijën e 11-të
  3. Mr. Urith on 103-vjeçari që nuk del në pension: Historia e veteranit që shërben pije prej vitit 1963
  4. Mapo on Shumica tani nuk bëjnë më fëmijë, por ky çift në Tiranë sjell në jetë fëmijën e 11-të
  5. demo on Protestuesit, vezë mbi opinionistin, përplasen me disa deputetë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?