Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sot konferenca ndërkombëtare, kërkohet një “Plan Marshall” për Ukrainën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Sot konferenca ndërkombëtare, kërkohet një “Plan Marshall” për Ukrainën
AktualitetBote

Sot konferenca ndërkombëtare, kërkohet një “Plan Marshall” për Ukrainën

Published: October 25, 2022
Shpërndaje

Presidentja e Komisionit të BE-së dhe kancelari i Gjermanisë anazhohen fort për rindërtimin e shpejtë të Ukrainës. Në Berlin zhvillohet një konferencë ndërkombëtare ekspertësh për rindërtimin e Ukrainës.

Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen dhe kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz kërkojnë një “Plan Marshall ndërkombëtar të shekullit 21” për rindërtimin e Ukrainës.

Kemi të bëjmë me një “detyrë gjeneratash, që duhet të fillojë tani”, shkruajnë ata në një artikull të përbashkët për gazetën “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

- Publicitet -

“Ndërtimi i banesave të shkatërruara, shkollave, rrugëve, urave, infrastrukturës dhe rrjetit të furnizimit me energji, të gjitha këto duhet të fillojnë tani, në mënyrë që vendi të rimbëkëmbet shpejt.” Ukrainës i duhet një perspektivë, që të mund të rimëkëmbet ekonomikisht pas fundit të luftës.

Me Planin Marshall SHBA në vitet 1948 dhe 1952 me miliarda dollarë financuan rindërtimin e Gjermanisë dhe të shteteve të tjera të Europës.

Afatgjatë do të jetë e rëndësishme, që edhe donatorët private dhe sipërmarrjet të investojnë në rindërtimin e Ukrainës, shkruajnë Scholz dhe von der Leyen.

BE ka në këtë drejtim një rol të veçantë, sepse Ukraina është vend kandidat për antarësim: “Rruga e rindërtimit është edhe shtegu i Ukrainës për në Bashkimin Europian.”

Gjithashtu von der Leyen dhe Scholz theksojnë: “Mbështetja e Ukrainës është jo vetëm e drejtë, po ajo është edhe në interesin tonë.” Sepse Ukraina nuk lufton vetëm për sovranitetin e vet:

“Ukraina mbron edhe rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla, bazat e bashkëjetesës sonë paqësore dhe të mirëqenies mbarëbotërore.”

Ekspertët po përpilojnë dosjen “Rebuild Ukraine”

Ekonomia gjermane ndërkohë ka nisur planet për rindërtimin e Ukrainës pas luftës. Me iniciativën e Komisionit për Lindjen të Ekonomisë Gjermane (OA) 50 ekspertë kanë përpiluar një dokument me propozime të detauara dhe oferta, vë në dukje rrjeti redaksional i Gjermanisë “Redaktionsnetzwerk Deutschland” (RND).

“Ne duhet të japim ndihmë të menjëhershme, për infrastrukturën dhe furnizimin me energji, por njëkohësisht duhet të mendojmë edhe të ardhmen”, tha drejtori ekzekutiv i OA, Michael Harms.

Në dosjen “Rebuild Ukraine” sipas RND rekomandohet, që për rindërtimin të marrin pjesë vendet europiane dhe BE duke emëruar përkatësisht një koordinator të nivelit të lartë për Ukrainën. Ky duhet të krijojë një këshill i cili me qeverinë ukrainase do të konsultohej për nevojat aktuale dhe projektet. Secili vend donator duhet të mbikqyrë projektet e financuara vet, për të garantuar transparencën dhe përgjegjësinë ligjore.

“Popullsia duhet të shohë shpejt rezulate të rindërtimit të infrastrukturës së shkatërruar”, tha Harms. “Njëkohësisht duhet të krijohet baza për një rritje të qendrueshme ekonomike.”

Kjo do të thotë në radhë të parë, të shfrytëzohen potencialet gjigante të zhvillimit që ka Ukraina në digjitalizim, bujqësi dhe duke u mbështetur tek ndërtimi i një ekonomie pa dioksid karboni.

Scholz dhe Schmyhal hapin Forumin Ekonomik

Kancelari Olaf Scholz dhe kryeministri ukrainas Denys Shmyhal të hënën (24.10) hapën Forumin Ekonomik gjermano-ukrainas në Berlin. Ky është aktiviteti i parë bilateral i këtij lloji që nga fillimi i luftës sulmuese ruse. Në qendër të konsultimeve janë ndihma për ekonominë ukrainase. Njëpikërëndesë është sektori ukrainas i energjetikës, rrjetin e të cili e kanë goditur së fundi qëllimisht forcat ruse.

Scholz dhe Shmyhal në kuadër të këtij forumi takohen edhe për bisedime bilaterale lidhur me ndihmën gjermane për Ukrainën dhe rindërtimin e vendit. Të martën (25.10) zhvillohet në Berlin me ftesë të presidencës gjermane të grupti G7 (vendet e industrializuara) dhe të BE-së një konferencë ndërkombëtare ekspertësh për rindërtimin e Ukrainës. / DW

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Arben.T says:
    October 25, 2022 at 6:07 pm

    Historia përsëritet:

    Atë që ka bërë Amerika per Gjemaninë dhe Europën,
    Tani Europa dhe Gjermania do e bejne per Ukrainen.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • E rëndë në Kavajë, konflikti mes dy vëllezërve përfundon me vrasje
  • Prej 26 ditësh kërkohet largimi i Ramës, eurodeputetja: Të hënën do t’i bashkohem protestës në Tiranë
  • Ndodh sërish! Helmohen kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
  • 25 qershor 2026
  • VIDEO: Tërmetet e fuqishme godasin Venezuelën, autoritetet druhen për qindra viktima

Komentet e Fundit

  1. Right Side on Ndodh sërish! Helmohen kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
  2. Right Side on Ndodh sërish! Helmohen kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
  3. 1thundrak on Themeluesi i FRESSH: Maskat ranë, kryeministri të dorëhiqet, kriminalizoi Kuvendin dhe qeverinë, socialistët e vërtetë janë në protestë
  4. Komentues on Ndodh sërish! Helmohen kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
  5. Joni on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?