Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sot votohet propozimi i presidencës çeke për liberalizimin e vizave për Kosovën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Sot votohet propozimi i presidencës çeke për liberalizimin e vizave për Kosovën
AktualitetKosovë

Sot votohet propozimi i presidencës çeke për liberalizimin e vizave për Kosovën

Published: November 30, 2022
Shpërndaje

Ambasadorёt e vendeve anëtare tё Bashkimit Evropian pritet qё sot tё votojnё nё lidhje me propozimin e fundit tё presidencёs çeke pёr liberalizimin e vizave pёr Kosovёn sipas tё tё cilit, liberalizimi hyn nё fuqi kur sistemi ETIAS bёhet funksional, e jo mё vonё se më 1 janar tё vitit 2024.

Ky votim ishte në axhendë tё ndodhё javёn e kaluar, por u hoq nga agjenda pёr shkak tё situatёs nё veri e nё dritё tё takimit tё pasuksesshёm tё liderёve qё u mbajt më 21 nёntor.

Sipas tekstit tё cilin do ta votojnё ambasadorёt, në periudhën deri në fillimin efektiv të liberalizimit të vizave Kosova duhet të synoj lidhjen e marrëveshjeve tё riatdhesimit me shtet me tё cilat nuk ka aranzhime tё kёtilla, si dhe duhet tё përmbushë detyrimet e dala nga kёto marrёveshje.

- Publicitet -

Gjithashtu, nga vendi do të kёrkohet qё tё përpiqet të harmonizojë më tej politikën e saj të vizave me politikën e vizave të Bashkimit Evropian. Votimi nё nivel tё ambasadorёve pritet tё bёhet pa diskutime paraprake dhe nё kёtё mёnyrё mundёsohet vazhdimi i procedurave relevante legjislative qё do të çojnë deri te vendimi përfundimtar pёr liberalizimin e vizave.

Presidenca çeke nё dokument rikujton rëndësinë që shtetet anëtare i kushtojnë hyrjes efektive në funksionimin e ETIAS brenda afateve të përcaktuara, dhe fton shtetet anëtare të vazhdojnë përpjekjet e tyre përgatitore për të siguruar respektimin e afateve të dakorduara.

Nё rast se sistemi ETIAS bёhet funkisional nё afatin e dakorduar, pёrkatёsisht nё nёntor tё vitit 2023, atëherё njёkohёsisht hyn nё fuqi edhe liberalizimi i vizave pёr Kosovёn.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • intelektuali says:
    November 30, 2022 at 8:22 am

    Do Zoti te mos kujtohet per fjalimin rezil patriotik te Edvinit ne Strasburg kur valaviti para syve te KiE raportin e Dick Marty – it si nje leter bythe e perdorur qe shastisi europarlamentaret njesoj sikur te kishte dale ne podium Dora vete Marko nga Tropoja

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Indiani hyn për të vjedhur një banesë në Kombinat, arrestohet majë çatisë
  • Trump planifikon anulimin e vizave të 200 mijë azilkërkuesve në SHBA
  • Hetimi zgjerohet: Demokratët në SHBA vënë në shënjestër resortin e Jared Kushnerit në Shqipëri
  • Ç’duhet të kuptojnë turistët për protestën e shqiptarëve
  • Paratë e krimit pas bumit turistik

Komentet e Fundit

  1. demo on Hetimi zgjerohet: Demokratët në SHBA vënë në shënjestër resortin e Jared Kushnerit në Shqipëri
  2. Simon Bender on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona
  3. 1thundrak on Fëmijëria e një pene të rrallë: Fotot dhe kujtimet e pabotuara të Nasho Jorgaqit në 4 vjetorin e ikjes
  4. Një banor I Tiranës on Si po e rigjallëron Trump demokracinë
  5. Kaden Lester on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?