Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SPAK dhe italianët godasin grupin e Suel Çelës, sekuestrohen 4 milionë euro pasuri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > SPAK dhe italianët godasin grupin e Suel Çelës, sekuestrohen 4 milionë euro pasuri
AktualitetKronike

SPAK dhe italianët godasin grupin e Suel Çelës, sekuestrohen 4 milionë euro pasuri

Published: July 3, 2025
Shpërndaje

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Prokurorinë e Veronës, kanë kryer një operacion të përbashkët kundër organizatës kriminale të Suel Çelës, e cila vepronte edhe në Verona të Italisë. Organizata e të shumëkërkuarit akuzohet për trafik ndërkombëtar të sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut drejt tregut europian.

Hetimet intensive, të mbështetura nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Guardia di Finanza e Veronës, rezultuan në sekuestrimin e disa pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe aksioneve në disa shoqëri tregtare në Itali, me vlerë totale mbi 4 milionë euro.

Pasuritë e sekuestruara janë:

- Publicitet -
  • Një ndërtesë, pasuri e paluajtshme në Nogarole Rocca (Verona)
  • Një ndërtesë, në vlerë rreth 3 milionë euro, e përbërë nga 30 njësi (zyra dhe dyqane) (Verona)
  • Një llogari bankare ku depozitoheshin qiratë e zyrave dhe dyqaneve (rreth 400 mijë euro në vit)
  • Një shoqëri tregtare që operonte në fushën e ndërtimit, me kuota 100% në Itali.

Nga hetimet rezulton se paratë e Suel Çelës dhe vëllait të tij, transferoheshin nga Shqipëria në Itali për blerjen, rikonstruksionin, ose marrjen me qira të pronave të sekuestruara.

Aktualisht Suel Çela është shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa vëllai i tij ndodhet në burg në Belgjikë, ku po vuan dënimin në lidhje me një vrasje mafioze në Antwerp.

Suel Çela ndodhet nën hetim nga SPAK për vepra penale të rënda, si vrasje me paramendim, mbajtje dhe prodhim pa leje të armëve, trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash.

Sipas SPAK operacioni tregon lidhjet e forta ndërkombëtare të kësaj organizate dhe mënyrën se si burimet financiare të krijuara nga trafiku i drogës në Shqipëri pastrohen dhe investohen në pasuri të paluajtshme në Europë.

Në kuadër të hetimeve janë ushtruar kontrolle edhe ndaj disa personave të tjerë shqiptarë dhe italianë, si dhe subjekteve tregtare, me qëllim evidentimin e provave shtesë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO / Eurodeputetja, kritika Von der Leyen-it: Shkuat në Shqipëri dhe heshtët për protestat
  • Integrimi i Shqipërisë, sot konferenca ndërqeveritare në Luksemburg, zbardhet agjenda
  • BB: Emigracioni dhe plakja e popullsisë po kufizojnë rritjen ekonomike të Shqipërisë
  • BKH kontroll në qelinë e Ergys Agasit, sekuestrohen disa celularë
  • Horoskopi 13 Tetor 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

Komentet e Fundit

  1. realisti on Çfarë marrëveshje u nënshkua mes ministrit izraelit dhe Hoxhës?
  2. Cifuti on Asgjë në këmbim: 25.5 mijë euro në ditë për dy vitet e ardhshme, për të mirëmbajtur dy termocentralet lundruese në Vlorë
  3. Detari on Asgjë në këmbim: 25.5 mijë euro në ditë për dy vitet e ardhshme, për të mirëmbajtur dy termocentralet lundruese në Vlorë
  4. shendeti jo-publik on Pesë muaj në pritje për trajtimin në QSUT: Aparatura në pikëpyetje, pacientët orientohen drejt Fierit
  5. konjukturalizem gjeopolitik on Për administratën Trump, Kosova tashmë është thjesht një kartë negociuese

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?