Artan Xh. DUKA
SPAK me “porosi”
Trashja e zёrit ndaj SPAK, PD po e po, por edhe nga PS qё trumbeton se ёshtё nxitёsja e garanti i tij por paprimtas ikujton “mjekrёn e priftit”, dёshmon se SPAK po shkel nё“kallo” dhe se me qёndrimin e dyzuar ndaj drejtёsisё politika BeRama e tranzicionit vetёm humbet pikё nё publik e perёndim.
Thirrjet, kritikat e tёrsёllimet prej “Zeusi” e koret pas ndaj SPAK-ut po shihen si orvatje mbijetese me SPAK-un tani jashtё “shishes” dhe tregon se vlerёsimet e inkurajimet e deritanishme kanё qёnё fasadё pёr sy e faqe ndaj qytetarit e botёs pёr marketing politik.
Njё qёndrim ky me dy kute qё ёshtё nё vazhdёn e qёndrimit edhe ndaj parimeve bazё tё demokracisё sepse ndёrsa nё opozitё janё demokratё tё thekur e betohen pёrvotёn e lirё e referendumin e sovranit, nё pushtet shfaqen siithtarё tё “monarkisё”, “kopsitin” votёn, pamundёsojnё referendumin etj. Duan pushtet pafund me privilegje e pёrmbushje deliresh narciziste me tё. Pёr ta SPAK ёshtё i mirёkur troket gjetiu ndryshe, pёr njё plesht shkon jorgani!
Nё “gjak” me politikёn!
Nёse SPAK ia fut kot, ka proҫedura ligjore pёr t’iu kundёvёnё. Gjykatat aty janё dhe nёse tё mjaftueshme pёrtelashet e qytetarit janё edhe pёr politikanin nё hall. E nёsesillet Strasburgu si alibi ndaj punёs sё SPAK, tё mos harrojnёedhe kusuret e tyre si politikё atje nga prona etj. Ndaj dheretorikat e “garantit” qё t’a jep e t’a merr “ymrin” shesheve, etereve apo forumeve etj pёshtjellojnё opinionin e lёkundin besimin qytetar tek drejtёsia teksa ai sheh qё po digjet i njomime tё thatin duke lёnё pёrshtypjen se hallin politika e kagjetiu.
SPAK e drejtёsia janё nё evolucion dhe probleme do tё ketё sikurse ёshtё edhe praktika e kufizimit tё lirisё pa gjyq. Liria nuk duhet t’i kufizohet askujt sa kohё nuk ka rrezik sigurie jete e prone pёr tё tretё dhe meraku i prishjes sёprovave, kёrcёnimi apo joshja e dёshmitarёve nuk vlen mёshumё se liria e qytetarit ende tё pafajshёm para ligjit. Njё konfiskim pasaporte mjafton.
Ka prova pa ka edhe hetim dhe i dyshuari nuk mundet tё zhbёjё atё ҫ’ka tashmё dihet e nёse tentohet tё preken prova apo dёshmitarёt, akuza vetёm mund t’i rёndohet mё tej. Boll tё jenё nёn mbikqyrje nga drejtёsia e kjo nuk ka tё bёjё me llogjet bajate rreth “sigurimsave” jo vetёm se i pafajshmi nuk ka ҫfarё fsheh por dhe se hedh baltё mbi imazhin e Sigurimittё Shtetit tё pёrgojuar e anatemuar historikisht nga BeRama pёr interesa politike ndёrkohё qё asgjё nuk ёshtё bardhё e zi.
Sigurimi i Shtetit ka kusure por edhe merita kur mendon agjenturat antishqiptare nё rajon dhe atё qё bёn ҫdo shёrbim inteligjence nё botё. Nёse “prizmi” BeRama shquan vetёmbardhё e zi atёhere i bie qё edhe feja, edhe mbretёritё, vetёkapitalizmi e demokracia, tё damkosen nё “thes” pёr tё shkuara qё zёnё ngushtё.
E ardhmja nuk bashkon nёse ndan e shkuara dhe mirёkuptimi nuk bazohet tek qasja bardhё e zi qoftё kjo monarkia, LANҪ, monizmi etj e kёtё BeRama, ndonëse e di dhe e ka nё dorё qё t’a ndreqё, nuk e bёn. Pёrkundrazi, u intereson ndasia, tensionimi e pёshtjellimi qё qytetari tё shohё tek ata “lart”.
E di Rama!
Demokracia e siguria juridike duhet tё mbёshtetet tek ligji e institucione tё qёndrueshme e jo tek vullneti e motivimi i individit, sado i hekurt qoftё ai. Bashkё me monizmin ikuedhe koha e tё rёnёve nga qielli dhe deklarata “Sa tё jem unë!” (qameti pas meje!), praktika si bonusi ciklik pёr pensionistёt (lёmoshё e shpёrfillje njёkohёsisht) etj pezmatojnё e nuk mbledhin mёndjen e qytetarit nё demokraci. E drejta nuk duhet tё jetё ҫёshtje vullneti individёsh tё “fortё” por ligji e institucioni pavarёsisht kush qeveris.
BeRama kanё kaluar ҫdo cak kur besojnё se pa ta na merr lumi, se janё tё pagabueshёm dhe pёr rrjedhojё tё imunizuar nga drejtёsia, kur flasin nё emёr tё gjithёve (ligji grotesk me lista zgjedhore), kur caktojnё rroga, pensione, bonuse, kur flasin me grekun (trojet ҫame janё troje shqiptare sikurse dhe Kosova dhe trillimi grek i vorioepirit nuk barazohet dot me realitetin e tё vёrtetёn historike tё shqiptarёve nё Greqi etj), kur ofrojnё Sazanin e konҫesione, kur emёrojnё nё poste publike me rekomandim tё pecove tё tjerё etj.
Krisja e akullit
Drejtuesi, sikurse ndan meritat e vartёsve, ndan edhe pёrgjegjёsinё me ta ndaj dhe retorika e “kumbullave tё tharta” pas shpine nuk pi ujё kur drejtuesi i zgjedh vetё ata pas dhe rrotull tij dhe vetё ёshtё kurdo e i kudondodhur me shiritat e inaugurimeve tё bujshme. Padija e syleshёria nuk janё argument shfajёsimi dhe duhet hapur krahu se qytetari meriton mё shumё.
Pas kaq dekadash demokraci nuk ka pse pritet qё njё kryeministёr tё prekё fundin sikundёr qeverisja Berisha dikurme gjёmat tragjike pas, qё tё shtrohet ҫёshtja e rrotacionit nё vёnd. Ndonse steka e qeverisjes e pritshmёria e qytetarit ngrihen vazhdimisht, sot jo vetёm nuk ka mjaftueshёm reflektim nё politikё e qeverisje por vёrehet degradim e hapa pas sikurse ndodhi edhe me ligjin zgjedhor.
E vetmja dalje nga kjo politikё idhnake mbetet mundёsia e një opozite tё re tё panjollё. Njё alternativё kjo ndaj Ramёs e Berishёs njёkohёsisht sepse ata mbajnё njёri-tjetrin nё politikё. Bashkёpunimi PS-PD nё Kuvёnd, faktorizimi iBerishёs edhe pas shpalljes nongrata (ndonse atё sё pari ia dhaqytetari me votё) tregon se Berishёn nuk na lё Rama t’a harrojmё!
Qytetari do t’a mirёpriste njё opozitё tё re tё bashkuar me njё zё dhe qёndrime e zotime tё qarta pёr rikthimin e ligjit mazhoritar, tё drejtёn e referendumit, kufizimin e mandateve në parti e qeveri, financimin e partive jo nga buxheti porkuotat e anëtarësisë që garanton garë pa hile e shmang fushata zgjedhore të hershme që përdoren si alibi për politizimin e hetimeve nga drejtësia (para nga buxheti pa kasë!), kompensimin e pronarёve, rishikimin objektiv tё sё shkuarёsetj “tela” qё na prekin tё gjithёve. BeRama është në konflikt interesi me reformat ndaj barra mbetet tek opozita e re. E mira do kohё por fillimi nuk ka pse pret!
Ne Shqiperi flasin shume! Kush ka te drejte e kush jo,kush eshte i shitur dhe i blere, kush shantazhohet dhe kercenohete etj,etj! Por ne kuptimin me te ngaushte SPAK po behet si sigurimi i shtetit! Ne kohen e tyre komshija im ishte shefi i hetuesise ,kishim nje pershendetje me buzeqeshje! Dhe nje dite te bukur me thirren apo me moren ne prokurori dhe degjova komshiun prokuror qe me tha a e din sekush te ka thirr, me nje percmim! Dhe tani nje fare OLS shoku i Argites dhe ish dashnori i Ina Rames,Silvia Konti e Sal kriminelit denigron me nje gjuhe shqiptaresh rrugesh si Saliu! Vazhdo Edi Rama vazhdo Shqiperia!
artan duka,populli te thote na cave menderen,o i mete mire flet per Ramen dhe mbron SPAK-in dhe karaxhcin:
A kujtojn o edepses 14 vjet dosjen 21 Janari-Europe,Dosjen e Gerdecit me 26 viktimat e pjekura?
Si mundesh ti te kesh nder dhe gjak Shqiptari?
Apo i ben hyzmet parase o harram!
Vazhdo si mize pa koke as mish as peshk!
Kjo pune nuk zgjidhet as me analiste karagjoze as me SPAK-un qe ka frike nga karaxhic dhe qe ka vite me sy dhe veshe te lidhura,
Por me Vetegjyqesi!
Duka ca gjëra i shtron drejtë, por kur mendon e shkruan se partitë po e bëjnë popullin të humbë besimin e SPAK-ut e ka gabim. Kjo mund të ndodhë vetëm me militantët. Të tjerët janë në gjendje të gjykojnē me kokēn e tyre bazuar në ato që shohin. Privimi i lirisë së qytetarëve nga SPAK-u pa vendim gjyqi është alarmant. Duka e justifikon SPAK-un me gjoja se do gabojë ngaqë është duke u rritur. Mos, more! Ata prokurorë që nuk qenkan rritur mjaftueshëm – dhe kjo nënkupton mosnjohjen e ligjeve e procedurave ligjore – nuk duhet të jenë atje në mënyrë absolute. Me sa thotë Duka, ai fton qytetarët të pranojnë t’u sakrifikohet liria e të drejtat me qëllimin “e mirë” për t’i dhënë një dorë SPAK-ut të rritet tamam. Kjo është një idiotësi e pakufijshme. Nga ana tjetër ai anashkalon prokurorët, që janē hakmarrës ndaj qytetarëve për llogari të partive qē kanē për zemër, ose që u dinë ndyrësitë kriminale, ose edhe për ushtrim vesesh të ndyra. T’i anashkalosh këto mënxyra do të thotë të jesh me ta, sepse nuk janë gjëra që mund të harrohen, sidomos nga ata qē mendojnë se kanë mend sa për t’u dhënë edhe të tjerëve. Ky qëndrim është po aq, në mos më shumë i dëmshëm në manipulimin e qytetarëve sa e si ai i kryetarëve të partive që e kritikon A Xh. Duka.
nese eshte gjueti shtrigash e Berisha eshte pas atehere vaj medet o Rame me reformen ne drejtesi, bete nje vere ne uje I bid ose… po bien dominote e keni hall vete. nese dosja e SPAK eshte gjepura, kollaj ajo pune se ne mos gjykata, Strasburgu aty jane. Zullumet e qeverisjeve Berisha duhet te ndeshkohen por nese ben ndonje veprim tani Spak ndaj Sales duket sikur ishte presioni I Rames e PS e medias prane e do e perdore Sala si deshmi te kapjes se drejtesise nga Rama… keshtu do vazhdojme? mire ia tha spartaku Rames, mos e politizoni por gjeni avokate te mire. ndryshe nga dallohesh nga Saliu!
Shkrim i poshter prej zagari.
Se ne c’batak ndodhet Spaku, e ne pergjithesi drejtesia, nuk e sheh vetem ai qe s’do. Ka gjithe keto vjet qe ngurrohet per tu gjykuar Gerdeci e 21 janari.
Do te deshiroja te shihja edhe Ramen ne qeli, se veremliut Sali e Zeni, I hane mune.
Nese ka nje figure krimi ne sjelljen e Spakut
ajo eshte raporti i krimeve te Berishes me shkeljet finacjare te Veliajt..
..pra eshte raporti 10000000 here me shume te Kucedres Viqidolit
Cdo shqiptar me te drejte mund te pyesi; si ka mundesi qe Xha Bideni i dha Non grata Berishes per aresye se kishte MINUAR DEMOKRACINE ? …a ishte nje veprim i sinqerte apo nje kurverim politik si i quante me te drejte Ronald Regan disa veprime te disa emisareve te “shtepise gjetheve” ne bodrumet e Shtepise Bardhe si ne rastin e IRANGATE ku cuditerisht ka disa sekte ne politiken amerikane qe dalin mbi presidentin..Qe kur doli Non Grata per Usaliun e Biberisheve e kam quajtuar RADIOLOJE apo DIRTY JOB qe dhe nje njeri me intelekt nen mesatar e kupton…Pra nese Amerika zyrtare e quan Non Grata nje kriminel me kollare dhe me SPAK-un qe menxhohet prej saj tallin TRAPIN me aferen komike te Partizani dhe mbyllin sqepin per masakren e 21 janarit duhet te ulurasim….Pse Amerika Zyrtare me Angline dhe Europen mbrojne hapur Usaliun e tyre..ne nje kohe qe ai ka pranuar hapur autoresine e urdherit per Pushkatim te Kokpalareve ne 21 janar 2011…jo vetem kaq por deklaroi me mburrje se do egzekutonte dhe Edi Ramen me doren e tij nese do kalonte nga kulla e tij sipas kanunit Leke Dukagjinit…!!..
Mallkuar kush quan vetem Berishen Vrases
dhe nuk permendin se ai behet trim nga hipokrizia kriminale e miqve tane
dhe impotenca e ndyre e Ramortjeve dhw junten mafjoze te prokuroreve te shtrigave te Salemit
( nje lutje per gazeten Dite : debojeni kete palo analist kapterr te Salispakut )
SPAK ‘u nuk eshte i pa varur, dore e saliut te pd-se, nje zhgenjim total i reformes ne drejtesi, si mund te lihen pa u gjykuar 21 janari, vrasje te pafajshmeve ne bulevard, si mund te lihet pa u gjykuar gerdeci me 26 viktima nga dora e familjes berisha, si mund te lihen pa u vene para ligjit like florire dhe mona, si mund te zvaritet afera partizani apo cez dia , si mund te zvariten shume zullume te deputeteve dhe pushtetareve ne keto vite gjoja demokraci, ku si te djathtet dhe te majtet me koalicionet e tyre jane te koruptuar koke e kembe
Mendoj se disa intelektualë të urtë dhe juristë të zot si ARBEN RAKIPI të kishte Shqipëria, atëhere do të besonim 100%tek drejtësia por me frikaman dhe tërhiqe mos e këput si Dumani, nuk mund të bëhet ajo që kërkohet, se kësaj i thonë peshku në det e ftera në zjarr.
Kur peshku ishte gati për tu skuqur, fterja qe djegur.
Kështu po ndodh me Dumanin, besuam se do të na nxirrte nga kjo humnerë padrejtësie por nuk ka forca, përderisa nuk dënon dhe sekuestron pasurinë e Njeriun E Zi Sali Berisha (bishë gjakpirës)
Ky ArTan Xh, DUKA e nxjerr vetem ne fund te shkrimit tij Macokun nga barku! Pasi ben sikur “ankohet” nga qeverisja e Rames, lutet qe kjo qeverisje te vazhdoje deri kur ata qe lindin ne 2025 e me tej te rriten shkollohen e behen per t’ja zevendesuar qeverisjen! Pra Tani i Dukes shpreh enderren e tij ne sirtar per nje Edi Rame ne pushtet pertej 40 vjeteve (duke ja kaluar dhe Enverit e Ramizit marre bashke)
Ti Haka tek i zoti, a nuk je militant ? Perse ju u kujtuat te sulmoni SPAK-un pikerisht tani qe u arrestua Veliaj, nje hajdut pr nuk u revoltuat kur u arrestua Meta ne nje menyre 100 x me flagrante ? Fundi i fundit te dy jane hajdute qe bashke me Berishen e Ramen bejne te vertetohet se te gjithe pushtetaret qe jane pjese e PPSH kane qene, jane e do te jene hajdutet me te medhenj . Gjunah te mbash shprese tek e majta shqiptare ,
Rama edhe mburret se polli SPAKun, edhe i jep duart tani dhe e le jetim, kercen prifti nga belaja i thone kesaj, gjeni avokat tani, vetem jo amerikan se do jepni llogari edhe se ku i gjeni parate pastaj
Tani. Spaku ndoshta nje pjese eshte kethyer nje vegel gestapoje ne duart e neofashisteve te rinj shqipetare..si Ka mundesi qe ngjarjet tragjike te nje populli te tere ,me te vrare,plagosur,me vjedhje,zhvatjes shkaterrim te pasurise publike e vene me mundime te medha,e percarjes,nxitjes se urrejtjes,shkaterrimit te shtetit,te unitetit,paqes e mijera gjera te tjera nuk hetohen e gjykohen..cdo intelektual,cdo njeri i thjeshte,e cdo gazetar duhet te ishte revoltuar e te dilte ne shesh (per mua dalim qe neser por???mundesite Jane te pakta edhe per shkak te konformizmit tend ,e frikes se mos i bejme presion drejtesise ,frikacake,militante,budallaqe,pse Jo edhe fashiste),nuk duhet te reshtim te kerkojme drejtesi per 94(trafikun e armeve drejt ruandese,ku u vrane nga armet e shqiperise mijera njerez),96,vjedhja e pushteti me dhunes,arme,frikes,etj)97 nje tragjedi kolektive qe e shkaterroi shqiperine nga themelet deri ne qelize dhe e la mbrapa 100 vjet,puci i 98,gerdeci 2008 neser mbushen plote 17vjet e pergjegjesit Jane kantidate per deputet,po’ vrasjet ne bulevard 21/01/2011 nga pushteti kete e dine tere shqipetare gjykata e strasburgut ,gjykata e l’arte e shqiperise,vetem skudra speciale e prokuroreve nuk do ta hetoje dhe po e con ne kalendrat greke..ore ne keto tragjedi kolektive Ka pergjegjes individual nga pushteti i kohes apo Jo????keto e tere marrezite e tjera nuk hetohen e gjykohen pse???atehere tere ngrehina e drejtesise eshte nje zhgarravine,nje klub ne duart e pergjegjeseve te ketyre tragjedive,njerez me fryme hakmarrje,te nxitur nga ideollogjia e bajraktarit,e nxitesit te urrejtjes,percarjes,genjeshtres,shpifjes,hakmarrjes. Pe mua salizmi eshte fryma me reaksionare qe Ka mberthyet nje pjese te shoqerise shqipetare edhe ju gazetaret qe nuk merreni me thelbin e gjerave sidomos per drejtesine e plepave qe per mua nuk Ka ndryshuar asgje nqs nuk gjykohen ato qe numurova me lart…e gjithe drejtesise 100% duhet ndryshuar(Jo ligjet ,njerezit prokurore e gjyqtare te gjihe te molepsur me klanet politike deri ekstremiste fashiste) ,te rrezikshem e te kethehen shpejt ne nje organ mbi organet demokratike,mbi ligjet e te dalim jashte kontrollit e te kethehen ne nje rrezik per republiken,jeten e lire te qytetareve..duhet te mbrojme politiken si mjetin universal te ndryshimit per mire te gjerave ,te progresit ne paqe e harmoni.
.nuk duhet te gezohemi kur arrestohen njerez por te hidherohemi e te reflektojme e mendojme cfare duhet te bejme per te patur me Pak te denuar,me Pak heronj,me Pak hajdute,zhvatjes,shfrytezues ,genjeshtare,shpifjes,sharez,zuzare,…??!e drejtesi.kjo e fundit duhet shkundur mire edhe me manifestime te medha pa’ flamur partie,paqesore e pjesmarrje te cdo qytetari..kjo do i bente mire republikes ne pergjithesi e drejtesise ne vecanti .parrulla drejtesi per tragjedite,94,96,97,98,2008,2011
Jemi shume te gezuar me zotin SPAK.Jemi shume te gezuar qe nuk ka me te paprekshem.Le te marre shembull Sali Berisha qe mbronte SHIKun vrases,gardistet vrases,Vjedhesit e armatimit vrases.Bravo Edi Rama,qe ja dorzon Drejtesise!