Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SPAK jep detaje nga mega-operacioni i kapjes së 3 laboratorëve të kokainës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > SPAK jep detaje nga mega-operacioni i kapjes së 3 laboratorëve të kokainës
AktualitetKronike

SPAK jep detaje nga mega-operacioni i kapjes së 3 laboratorëve të kokainës

Published: November 16, 2024
Shpërndaje

SPAK ka dhënë detaje nga megaoperacioni i kryer mbrëmjen e të premtes në disa qytete, ku u zbuluan tre laboratorë të sofistikuar droge, që përdoreshin për përpunimin e kokainës.

Laboratorët u gjetën në disa zona të Shqipërisë, përfshirë një në Qerekë të Fushë-Krujës, një te Kodra e Diellit në Tiranë dhe një tjetër në Durrës.

Sipas SPAK hetimet në lidhje me operacionin kanë nisur në vitin 2023 dhe përgjatë një viti u zbulua mekanizimi si funksionte sjellja e kokainës nga vendet e Amerikës Latine.

- Publicitet -

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar 48 ton material të papërpunuar dhe 850 lëkurë gjedhi në të cilët dyshohet se fshihej kokaina, e cila rikthehej në formë e drogës për shitje përmes një procesi kimik që kryej nga kimistët e ardhur nga Amerika Latina.

Kokaina vinte në Shqipëri e papërpunuar nga vendet prodhuese të Amerikës së Jugut, dhe pasi përpunohej në laburatorët e gjetur, transportohej për t’u tregtuar drejt vendeve të BE-së.

Detajet e Hetimit

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) njoftoi se ky rrjet kriminal vepronte duke importuar drogën nga vendet e Amerikës Latine dhe më pas duke e përpunuar në laboratorët e ngritur në Shqipëri, për ta shpërndarë në tregun evropian. Hetimi i deritanishëm ka çuar në arrestimin e shtatë shtetasve shqiptarë dhe tre shtetasve të huaj nga Amerika Latine, duke përfshirë dy venezuelianë dhe një kolumbian.

Provat e sekuestruara përfshijnë:

  • 48 ton material të papërpunuar (rreth 850 lëkurë gjedhi) nga Amerika Latine, ku dyshohet se fshihet kokainë.
  • 6.1 kg kokainë të përpunuar.
  • Shuma të konsiderueshme parash, përfshirë 36,270 euro, 357,046 lekë, dhe 57 milionë peso kolumbiane.
  • Pajisje laboratorike, përzierës kimikë dhe mjete për fshehjen dhe transportin e drogës.

Tipologjia e Grupit Kriminal

Rrjeti ishte strukturuar në mënyrë të organizuar, duke përfshirë role të caktuara si financues, transportues, përpunues dhe shpërndarës. Përfshirja e ekspertëve nga Amerika Latine ishte vendimtare për suksesin e operacionit, për shkak të ekspertizës së tyre në përpunimin e kokainës nga materiale organike si lëkurat e bagëtive. Laboratori kryesor në Qerekë të Fushë-Krujës dhe ambientet ndihmëse në Tiranë dhe Durrës ishin pozicionuar në zona strategjike për të evituar mbikëqyrjen e autoriteteve dhe për të lehtësuar transportin.

SPAK ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në këtë operacion, duke nënvizuar se ky hetim tregon përkushtimin e autoriteteve për të luftuar rrjetet kriminale që kërcënojnë sigurinë e vendit dhe rajonit.

Prokurori i çështjes, Adnan Xholi, theksoi rëndësinë e përdorimit të mjeteve të posaçme të hetimit për të goditur një nga rrjetet më të sofistikuara të trafikut të drogës që është shfaqur ndonjëherë në Shqipëri.

Në analizën e brendshme të deritanishme të këtij hetimi, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, e konsideron atë si një moment kyç në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri:

“Ky hetim është dëshmi e qartë se SPAK është i përkushtuar për të ndjekur dhe goditur rrjetet kriminale që kërcënojnë sigurinë dhe drejtësinë në vendin tonë. Suksesi i deritanishëm i këtij procedimi penal tregon se bashkëpunimi ndërkombëtar dhe ekspertiza e brendshme janë çelësi për rezultate konkrete.”

Ndërkohë, prokurori i çështjes, Adnan Xholi, theksoi rëndësinë e përdorimit të mjeteve të posaçme të hetimit në zbardhjen e këtij rrjeti:

“Ky hetim na ka treguar një model të ri dhe

kompleks të trafikut ndërkombëtar të drogës, ku ekspertiza e huaj kombinohet me elementët lokalë për të ngritur një sistem të integruar kriminal. Goditja e këtij rrjeti është një sinjal i fortë për të gjithë ata që mendojnë se mund të operojnë të pandëshkuar.”

Një falënderim i veçantë shkon për partnerët tanë vendas dhe të huaj, Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm  Durrës dhe Drejtorinë e Policisë së Shtetit për profesionalizmin e treguar gjatë fazës së arrestimit në flagrancë, sekuestrimin e provave materiale dhe produkteve të aktivitetit kriminal.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Patriot says:
    November 16, 2024 at 5:27 pm

    Kushe deklaron qe eshte model I ri kazani apo SPAK? Ky eshte I njejti model me Xibraken me kryetare Ermalin e Dulles dhe vellane e Rames sipas Bardhit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Sot protestë kombëtare, nis marshimi i studentëve
  • Apeli i GJKKO rikthen në burg ish-shefin e Operacionales, çfarë iu konfiskua dhe me sa vite dënohet
  • “Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, deputetja e Elbasanit merret e pandehur nga SPAK, por e mohon
  • Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë?
  • Balla: Reforma Zgjedhore miratohet deri më 30 nëntor, nuk pranojmë shtyrje afati

Komentet e Fundit

  1. Oldman on Eurodeputeti gjerman: Rama ndërhyri që Ballukut të mos i hiqej imuniteti, Shqipëria drejt BE-së me një qeveri kujdestare
  2. Ervin on Eurodeputeti gjerman: Rama ndërhyri që Ballukut të mos i hiqej imuniteti, Shqipëria drejt BE-së me një qeveri kujdestare
  3. Ervin on Dosja “Albanian Files”, sprova e re për drejtësinë
  4. Ervin on Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  5. info analitike on Rama flet në Paris për protestat në Tiranë: Ka mbetur një grup i vogël i dhunshëm, janë si tenxhere

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?