Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SPAK mbyll hetimet për abuzimin me fondet e SASPAC, zbardhen akuzat për Ilir Beqajn
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > SPAK mbyll hetimet për abuzimin me fondet e SASPAC, zbardhen akuzat për Ilir Beqajn
KronikeLajmi i fundit

SPAK mbyll hetimet për abuzimin me fondet e SASPAC, zbardhen akuzat për Ilir Beqajn

Published: April 2, 2025
Shpërndaje

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet paraprake për dosjen e njohur si SASPAC dhe ka nisur komunikimin e akuzave për personat e përfshirë, mes të cilëve edhe Ilir Beqajn, ish-drejtuesin e Agjencisë. Hetimet lidhen me vjedhjen e fondeve të Bashkimit Europian, ku Beqaj akuzohet për korrupsion, fshehje pasurie, shkelje të barazisë në tendera dhe mashtrim.

Një tjetër e akuzuar në këtë dosje është Mira Topçiu, punonjëse e SASPAC, e cila ka marrë akuza të papërcaktuara ende nga SPAK. Më herët, gjatë muajit korrik 2024, ndaj disa personave të tjerë u firmosën masa sigurie për lidhje me këtë çështje.

Në lidhje me këtë çështje, momentalisht në burg ndodhen Ilir Beqaj dhe Ermal Kurtulaj, ndërkohë që të dyshuarit e tjerë janë lënë nën masa më të buta sigurie. Po ashtu, SPAK ka sekuestruar pasuritë e personave të akuzuar, përfshirë disa shuma parash prej 14,323,125 lekë, 15,542 euro dhe 42,318 USD.

- Publicitet -

Gjithashtu, janë sekuestruar edhe 19.4% të kuotave të shoqërisë “Albanian Food and Hospitality Services” dhe 3 automjete të përfshira në këtë hetim.

Hetimi për këtë çështje ka vijuar me verifikimin e praktikave të tjera financiare të realizuara nga Agjencia SASPAC, dhe pritet që dosja të dërgohet në Gjykatën e Posaçme për nisjen e gjykimit.

Ilir Beqaj u arrestua nga SPAK, kur ishte duke vuajtur masën “detyrim paraqitje” për shpërdorim detyre lidhur me një tjetër hetim për dosjen e sterilizimit. Pas hetimeve, akuza ndaj tij u rikualifikua si vjedhje dhe shpërdorim detyre në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Të pandehurit janë:

  1. Ilir Beqaj – I akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore” kryer në bashkëpunim (2 herë) parashikuar nga neni 260 dhe 25 i Kodit Penal; “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258/2 dhe 25 i Kodit Penal kryer 8 herë; “Falsifikim i dokumentave”, nga personi që ka për detyrë kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 186/3 e 25 i Kodit Penal, e kryer 9 herë; “Mashtrim” kryer në bashkëpunim me pasoja të rënda, parashikuar nga nenet 143/3 e 25 i Kodit Penal, kryer 2 herë; “Mashtrim” kryer në bashkëpunim”, e kryer 3 herë, parashikuar nga nenet 143/2 të Kodit Penal; “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni  257/a/2 i Kodit Penal e kryer 3 herë.
  2. Ermal Kurtulaj – I akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore”, kryer në bashkëpunim, (2 herë) parashikuar nga neni 260 dhe 25 i Kodit Penal; “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, i parashikuar nga neni 258/2 dhe 25 i Kodit Penal, (8 herë);  “Falsifikim i dokumentave”, nga personi që ka për detyrë, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 186/3 e 25 i Kodit të Procedurës Penale, kryer 9 herë;  “Mashtrim”, kryer në bashkëpunim, me pasoja të rënda, i parashikuar nga nenet 143/3 e 25 të Kodit Penal, (2 herë);  “Mashtrim”, i kryer në bashkëpunim (3 herë), parashikuar nga nenet 143/2 të Kodit Penal.
  3. Gazmend Haxhia – I akuzuar për kryerjen e veprave penale;“Mashtrim me pasojë të rënda”, kryer në bashkëpunim, i parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal dhe “Falsifikim i dokumentave”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal.
  4. Personi juridik shoqëria tregtare “Landways International” sh.p.k – Akuzuar për kryerjen e veprave penale;“Mashtrimit me pasojë të rënda”, kryer në bashkëpunim, i parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal, “Falsifikim i dokumentave”, kryer në bashkëpunim, i parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal si dhe“Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendor”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.
  5. Alfred Nikolla – I akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Mashtrimit me pasojë të rënda”, kryer në bashkëpunim, i parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal, “Falsifikim i dokumentave”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal, si dhe “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendor”, parashikuar nga neni 245 I Kodit Penal.
  6. Elton Marini – I akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimit” me pasojë të rënda, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal dhe “Mashtrim” i kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 143/2 I Kodit Penal, si dhe “Falsifikim i dokumentave”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë parashikuar nga neni 186/2 I Kodit Penal.
  7. Personi juridik shoqëria tregtare “Nine Service Int” sh.p.k – Akuzuar për veprave penale; “Mashtrim” me pasojë të rënda, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal dhe “Mashtrim”, i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal, si dhe “Falsifikim i dokumentave”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë parashikuar nga neni 186/2 I Kodit Penal.
  8. Bjona Ziaj – E akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Mashtrim”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal dhe “Falsifikim i dokumentave”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal.
  9. Bledar Leka – I akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Mashtrim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal dhe “Falsifikim i dokumentave”, i kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal.
  10. Marinela Jazoj – E akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendor”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.
  11. Mira Topçiu – E akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimit të dokumentave” , e kryer në bashkëpunim më shumë se njëherë (8 herë), parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal.

Faktet penale:

1. Përgjatë hetimeve të kryera, provohet se i pandehuri, Ilir Beqaj*, të ketë pasur njohje me të pandehurin, Ermal Kurtulaj, të paktën që prej vitit 2012, kohë kur i pandehuri ka qenë ortak pranë shoqërisë “Intech” sh.p.k.

I pandehuri Ermal Kurtulaj rezulton të ketë punuar në vitin 2017 pranë FSDKSH-së, më pas në disa projekte të ndryshme dhe që prej datës 01.06.2022 ka punuar si koordinator i zyrës “Facility Point”, për programin “EUSAIR”, në SASPAC, i emëruar nga vetë i pandehuri Ilir Beqaj sipas urdhrit nr. 80, të datës 26.05.2022.

Gjatë ushtrimit të detyrës si Drejtor i Përgjithshëm i SASPAC-ut, i pandehuri  Ilir Beqaj duke vepruar si urdhërues në bashkëpunim me të pandehurin, Ermal Kurtulaj, i cili ka vepruar si zbatues,  përgjatë viteve 2022-2023 kanë kryer procedura prokurimi fiktive në kundërshtim me rregullat “PRAG”, të përcaktuara në Rregullat e Zbatimit të Rregullores Financiare, të aplikueshme për të gjitha kontratat e ndihmës së jashtme të BE-së, të financuara nga Buxheti i Përgjithshëm i BE-së, Fondi i 10-të Europian i Zhvillimit (EDF) dhe të detyrueshme për t’u zbatuar sipas nenit 5 gërma “c” të ligjit nr. 37/2015 “Për Ratifikimin e Marrëveshjes Kuadër Ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Europian për Rregullat e Zbatimit të Mbështetjes Financiare të BE-së për Shqipërinë, në kuadër të Instrumentit për Asistencën e Paraanëtarësimit (IPA II)” dhe ligjit me nr. 21/2018 “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit mes Republikës së Shqipërisë, Republikës së Italisë dhe Komisionit Europian, për Programin Interreg V-B Adriatiko-Jonian (Adrion) 2014-2020 ”.

Të gjitha shërbimet e prokuruara në kuadër të eventeve “Mbi organizimin e Konferencës FESTA (E ardhmja e Turizmit të qëndrueshëm mjedisor në Shqipëri” dhe “Konferenca e Energjitikës” si dhe “Bashkëpunimi në Rajonin e e Adriatikut dhe Jonit”, organizuar ne vitin 2023 nuk i janë nënshtruar një procedure prokurimi të rregullt, por fituesi është dakordësuar dhe përcaktuar shumë më përpara se të realizohet procedura e prokurimit, e kryer në mënyrë fiktive më pas për efekt dokumentacioni.

Këto tendera janë zhvilluar me procedurë negocimi konkurruese, të cilat janë urdhëruar për t’u kryer nga i pandehuri, Ilir Beqaj në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm, i cili ka nënshkruar mbi dakordësinë për të kryer shërbimin e caktuar; ftesat që iu janë dërguar subjekteve për të paraqitur oferta sipas llojit të prokurimit, urdhri për ngritjen e komisionit për të kryer vlerësimin e ofertave; shkresa dërguar fituesit pas vlerësimit, si edhe lidhja e kontratës, urdhrat e pagesave- veprime këto të kryera kohë më pas, nga lidhja dhe zbatimi i kontratës.

Një pjesë e shërbimeve rezulton se të jenë prokuruar në mënyrë fiktive, pasi shoqëritë tregtare nuk kanë ofruar shërbime, por kanë mashtruar në bashkëpunim me të pandehurit Ilir Beqaj dhe Ermal Kurtulaj, për qëllime përfitimi material, si dhe në të paktën dy raste provohet që këta të fundit kanë marrë përfitime të parregullta nga të pandehurit që kanë përfaqësuar këto shoqëri tregtare.

2. I pandehuri Ilir Beqaj ka kryer deklarim të rremë mbi pasurinë e tij nga viti 2020 e në vazhdim, pasi ka fshehur interesat pasurore në 50% të kuotave në shoqërinë tregtare “Albanian Food and Hospitality Services” shpk, me NIPT L91329021O dhe nuk ka deklaruar shpenzimet e kryera për investime në këtë shoqëri tregtare; ka fshehur pronësinë dhe nuk ka deklaruar shpenzimet në lidhje me një apartament të ndodhur në qytetin e Vlorës; si dhe ka fshehur pronësinë e një automjeti.

Në kuadër të hetimeve është vendosur sekuestro preventive mbi pasurinë e paluajtshme (apartament), me vendodhje në Lungomare, Vlorë dhe disa llogarive bankare, e të tjera sekuestruar të pandehurve, si më poshtë vijon:

  • 14 323 125 (katërmbëdhjetë milion e treqind e njëzetë e tre mijë e njëqind e njëzetë e pesë) lekë;
  • 15 542 (pesëmbëdhjetë mijë e pesëqind e dyzetë e dy) euro;
  • 42 318 (dyzetë e dy mijë e treqind e tetëmbëdhjetë) USD;
  • 19.4% të kuotave të shoqërisë tregtare “Albanian Food and Hospitality Services” sh.p.k.
  • Tre automjete regjistruar në pronësi të pandehurve
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • SPAK si Strukture e Posacme e AMNISTISE Korrupsionit says:
    April 2, 2025 at 3:18 pm

    SPAK i jep deshmine “e virgjerise” hajdutit me te madh te Rilindjes te urtit Beqaj duke i vene nje akuze qesharake per abuzime me nja 200 mije Euro fonde te SASPAC e shpetuar kesisoj nga super-vjedhjet qindra miliona Euro ne ato Koncesionet njeri me mafioz se tjetri te tera me firmen e tij (por qe ato vjedhje jane depozituar ne parti e per to Beqja meriton lavderim e jo ndeshkim)

    Reply
  • vlonjati says:
    April 2, 2025 at 4:57 pm

    E ku do i gjejne ato te varferit giithenate pasuri ?

    Reply
  • demo says:
    April 2, 2025 at 6:18 pm

    Ne Akuzat per Beqajn rendon me shume bishti,se sopata,.Beqaj po denohet per bishtin,jo per sopaten.Vjedhjet e lemerishme te koncesionit te shurres te Vilma Nushit,Vedhjet me veglat e kirurgjise,Koncesionet e Hemodializes batanijet,kuzhinat e spitaleve Dorzimi tek Mafiozi grek Katramapano i gjithe Laboratoreve Analizave te Spitaleve dhe Poliklinikave qe nuk permenden fare ne Akuze perbejne vjedhje Miljarda Euro.

    Reply
  • Maro says:
    April 2, 2025 at 6:45 pm

    Ai qe I hane kumbullat e emeroi ne nje detyre kur ky ishte ne hetim…ashtu si sot kandidon ca kandidate per burg..

    Reply
  • Humoristi says:
    April 3, 2025 at 8:41 am

    Ylli i rilindjes.Djali i profesorit te etikes.,qe nuk ka lexuar librata e babushit tij.:”Si keni vjedhur ju te djathtit ,po vjedhim ne te majtet!?Suksese ne jeta atyre qe nuk vjedhin si une!?!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Mbappé vazhdon të shkruajë historinë, kalon Klosen dhe i afrohet Messit pas dopietës ndaj Suedisë
  • Pushimet në Europë, këto janë destinacionet ku kurseni më shumë për hotelin dhe ushqimin
  • Hapen aplikimet për rimbursimin e TVSH-së te fermerët, kush përfiton dhe si aplikohet
  • Jeta luksoze dhe lidhjet me Rusinë, kush është biznesmeni ukrainas që i bënë atentat në Monako?
  • VIDEO: Tërmetet në Venezuelë, shënohen 2 mijë viktima, shtohet rreziku i përhapjes së epidemive

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Goxhaj pas lirimit: Na dhanë ujë dhe telefon për të njoftuar familjet, s’na dhunoi njeri, dëbuam nga qelia Avokatin e Popullit
  2. nastradini on Goxhaj pas lirimit: Na dhanë ujë dhe telefon për të njoftuar familjet, s’na dhunoi njeri, dëbuam nga qelia Avokatin e Popullit
  3. ANA on Dita 31 e protestës pas incidenteve para Kuvendit: “Nëse do ketë dhunë, do përgjigjemi me dhunë”
  4. Populli voton dhe gjykon. on “Sorrat dhe korbat do marrin atë që meritojnë”. Rama poston mesazh ku protestuesit quhen “racë derri që duan pushtet”
  5. 1thundrak on Goxhaj pas lirimit: Na dhanë ujë dhe telefon për të njoftuar familjet, s’na dhunoi njeri, dëbuam nga qelia Avokatin e Popullit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?