Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SPAK merr kompetencat e KPA, Dumani: Shqetësim të konfirmuarit në detyrë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > SPAK merr kompetencat e KPA, Dumani: Shqetësim të konfirmuarit në detyrë
KronikeLajmi i fundit

SPAK merr kompetencat e KPA, Dumani: Shqetësim të konfirmuarit në detyrë

Published: November 25, 2024
Shpërndaje

Gjatë një aktiviteti të organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit mbi luftën kundër korrupsionit, kreu i SPAK, Altin Dumani, bëri thirrje për një angazhim më të madh të shoqërisë civile në përpjekjet kundër korrupsionit. Sipas tij, SPAK është i hapur për bashkëpunime në tema të caktuara që lidhen me korrupsionin, me qëllim përmirësimin e performancës së institucionit.

“Shoqëria civile është e ftuar të bashkëpunojë me SPAK për tematika të caktuara. Këto analiza i shërbejnë institucionit tonë për përmirësimin e performancës. Jemi të hapur për bashkëpunime të tilla,” tha Dumani, duke theksuar rëndësinë e një mbështetjeje më të gjerë nga aktorë të ndryshëm.

Në fund të muajit dhjetor, Dumani do të marrë gjithashtu kompetencat e Komisionerit Publik në KPA, duke zgjeruar përgjegjësitë e SPAK në monitorimin dhe hetimin e zyrtarëve të drejtësisë. Ai bëri të ditur se SPAK ka aplikuar ligjin anti-mafia për disa subjekte të shkarkuar nga detyra, përfshirë gjyqtarë dhe prokurorë.

- Publicitet -

“Materialet nga procesi administrativ i vetingut i kemi përdorur si indicie për të gjetur prova në hetimin penal. Rezultatet e hetimit administrativ janë një bazë e mirë për të gjetur prova ndaj subjekteve të shkarkuar nga vetingu,” u shpreh kreu i SPAK.

Dumani theksoi se SPAK ka qenë aktiv edhe me hetime të iniciuara nga vetë institucioni, veçanërisht në rastet e korrupsionit. “Ne nuk kemi qenë të verbër ndaj vendimeve të organeve të vetingut. Kemi regjistruar hetime kryesisht për veprat penale të korrupsionit dhe jemi të kujdesshëm në filtrimin e vendimeve të vetingut,” tha ai.

Dumani bëri të qartë se vëmendja e SPAK nuk është përqendruar vetëm tek zyrtarët e shkarkuar, por edhe tek ata që janë konfirmuar në detyrë. “Shqetësimi më i madh nuk janë të shkarkuarit, por ata që janë konfirmuar në detyrë. Ky është fokusi ynë, sepse ata janë ende në sistem dhe mund të kryejnë akte korruptive,” theksoi ai.

Në përfundim, Dumani u bëri thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo akt korruptiv, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të institucioneve përgjegjëse në luftën kundër korrupsionit. “Secili institucion duhet të përmbushë detyrimet e veta. Qytetarët duhet të denoncojnë çdo akt korruptiv në SPAK, dhe institucionet përkatëse duhet të jenë në lartësinë e duhur për të na furnizuar me informacione dhe kallëzime,” përfundoi ai.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Patriotet Kuq e Zi says:
    November 25, 2024 at 6:05 pm

    Spak po hap nji Histori te re Shqiptare ,drejt nji Shteti Ligjore . Ky do jet Fundi i atij Sistemi Kriminal jovetem ne Drejtesi ,por gjithe institucionet ne vend ,qe instaloj ne Shqiperi – KryeAntishqiptari /KERMA TOKSIKE saleh Hamut Haleja Kombetare . – in Bocca Al Lupo -Spak Shqiptari

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Albin Kurti: Mund të importojmë gaz amerikan nga Shqipëria
  • SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”
  • SHBA kufizon vizat për studentët dhe gazetarët, hyjnë në fuqi rregullat e reja
  • VIDEO: Polifonia shqiptare në filmin “The Odyssey”, sqarimi i kompozitorit shqiptar
  • Kush është 46-vjeçarja që dyshohet se i dha fund jetës te “Liqeni i Thatë” në Tiranë

Komentet e Fundit

  1. demo on VIDEO: Polifonia shqiptare në filmin “The Odyssey”, sqarimi i kompozitorit shqiptar
  2. 666 on Deklarata e ministres serbe, Prishtina kërkoi reagim më të fortë nga Tirana, Rama: Jemi shtet serioz, nuk merremi me histerira
  3. SK on Familja e Martinit kundër Ramës: Po përdor emrin e djalit tonë për politikë, institucionet dështuan
  4. Parku Rinia on Shqipëria nis zyrtarisht përgatitjet ligjore për adoptimin e monedhës EURO
  5. Sarkazma on Deklarata e ministres serbe, Prishtina kërkoi reagim më të fortë nga Tirana, Rama: Jemi shtet serioz, nuk merremi me histerira

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?