Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SPAK merr të pandehur Elvis Rroshin, akuza për ish-kryebashkiakun e Kavajës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > SPAK merr të pandehur Elvis Rroshin, akuza për ish-kryebashkiakun e Kavajës
KronikeLajmi i fundit

SPAK merr të pandehur Elvis Rroshin, akuza për ish-kryebashkiakun e Kavajës

Published: 9 Qershor, 2025
Shpërndaje

Ish-kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Elvis Rroshit i është komunikuar akuza e “shpërdorimit të detyrës”, pra ai është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme.

Ish-kryebashkiaku u kallëzua nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në vitin 2017, lidhur me prokurimin me objekt “shërbimi i pastrimit të qytetit”. Sipas KLSH-së, Roshi miratoi procedurën për kompaninë “Alko Impleks Genaral Construction” shpk, duke shkelur barazinë në tendera. Kjo kompani u shpall fituese me shumë mungësi, e me fortë shumë të lartë. Vlera e dëmit në buxhet arrinte 12.245,635 lekë.

- Publicitet -

“Ky i fundit, ne zbatim te programit te auditimit nr. 258 prot. date 16.03.2017, dhe shteses nr. 249/2 prot. te miratuar nga Kryetari i KLSH-së, ka kryer auditimin mbi regullshmerine dhe perputhshmerine financiare ne Bashkine Kavaje, për periudhen 01.01.2015-31.12.2016 dhe per ish komunat, te kaluar ne administrim te kesaj Bashkie, per periudhen nga 01.01.2013 deri 31.07.2015. Sipas pales kallezuese, nga auditimi i ushtruar jane konstatuar shkelje te renda te dispozitave ligjore e nenligjore ne fushen e prokurimeve publike. Per kete shkak, Kontrolli i Larte i Shtetit, i eshte drejtuar Prokurorise se Rrethit Gjyqësor Kavaje, nëpermjet shkreses nr.258/14, date 27.07.2017, me lende “Indicie per ndjekje penale mbi shkeljet e konstatuara nga ana e Bashkis Kavaje”. Prej këtej, sipas pales kallezuese, rezulton se: i) Në proceduren e prokurimit me objekt “sherbimi i pastrimit te qytetit” te zhvilluar ne daten 15.02.2016, me fond limit 147,519,416 leke (pa TVSH), titullari i Autoritetit Kontraktor, Z. Elvis Rroshi, ka miratuar proceduren dhe raportin permbledhes te KVO-së, si dhe ka shpallur prokurimin publik dhe kerkesat e LPP. Konkretisht: fitues OE “Alko Impeks Genaral Construction” SHPK, në kundershtim me regullat e OE “Ekologica Albanta” SHPK i cili ka vetem nje mangësi, mungesen e kontrollit teknik te nje mjeti, por me vlere te ofertes ekonomike me te ulet (127,500,526 leke) dhe OE “Alko Impeks Genaral Construction” SHPK, i cili per dy mjete nuk ka paraqitur lejen e qarkullimit, nuk verteton se ka kryer kontrollin teknik dhe siguracionin e mjeteve, nuk verteton se ka paguar detyrimet per taksat vendore ne shtetin e Kosoves, nuk ka paraqitur deklarate se ky formular nuk aplikohet ne shtetin e Kosoves, ka oferten ekonomike më te larte (139,746,161 leke).
Titullant i Autoritetit Kontraktor Z. Elvis Rroshi, ka shpallur fitues OE “Alko Impeks Genaral Construction” SHPK, me me shume mangesi dhe oferte me te larte. Si pasoje, fondet publike nuk jane perdorur ne menyren e duhur, me nje vlere demi prej 12.245,635 leke”, 
thuhet në materialin hetimor.

Hera e fundit e tij ka qenë në shkurt, kur ai qëndroi vetëm për 15 minuta në zyrat e Prokurorisë së Posaçme. Për gazetarët, pasi doli nga SPAK-u, u shpreh “Veprime të zakonshme, absolutisht asnjë akuzë”.

Vitin që lamë pas, Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, urdhëroi SPAK-un të nisë hetime ndaj tij, si i dyshuar për dhënien e disa tenderave në kohën kur ishte kryebashkiak.

Ai akuzohet të ketë konsumuar veprat penale “shpërdorimi i detyrës” dhe “shkelja e barazisë në tendera”.

Hetimet janë ka pasur nga ana e SPAK, me bazë kallëzimin e bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) pas një auditi në Bashki në vitet 2013-2014.

Elvis Rroshi, mori drejtimin e Bashkisë së Kavajës në zgjedhjet lokale të vitit 2011 dhe qëndroi në krye të kësaj bashkie deri në vitin 2016, ku dha dorëheqjen për shkak të akuzave se kishte falsifikuar formularin e vetëdeklarimit.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Koment
  • Gjuha thotë:
    10 Qershor, 2025 te 7:07 am

    “Kjo kompani u shpall fituese me shumë mungësi, e me fortë shumë të lartë”
    Shihni se ç’farë shkruani, o gazetarë.

    Elvisi dhe të gjithë elvisët të paguajnë deri në një, nga xhepi i tyre, dëmet ekonomike dhe t’u hiqet çdo mundësi punësimi në pozicione shtetërore.

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • WhatsApp duhet të përgatitet “për largim” nga tregu rus
  • Diplomati (spiun) polak që tentoi të futej me forcë në ‘Bllok’: Interesohej për fëmijët e udhëheqësit tonë, Enver Hoxha…
  • Një shqiptare zgjidhet në krye të Sekretariatit të CEFTA-s/ Reagon Rama: Një moment krenarie për të gjithë
  • Një gjykim për konfliktin Lapaj-Shabani
  • Zbulimi shokues nga aksidenti ajror me 260 viktima

Komentet e Fundit

  1. TRENI në Një përshkrim shokues që duhet lexuar
  2. TRENI në Një përshkrim shokues që duhet lexuar
  3. TRENI në FOTO: “Vendbanimi më i vjetër liqenor i Evropës ndodhet në Shqipëri”, arkeologët po gjejnë prova se…
  4. TRENI në FOTO: “Vendbanimi më i vjetër liqenor i Evropës ndodhet në Shqipëri”, arkeologët po gjejnë prova se…
  5. TRENI në FOTO: “Vendbanimi më i vjetër liqenor i Evropës ndodhet në Shqipëri”, arkeologët po gjejnë prova se…
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?