Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SPAK nis zyrtarisht hetimet për kontratën e lobimit të PD në SHBA, kush është burimi i financimit?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > SPAK nis zyrtarisht hetimet për kontratën e lobimit të PD në SHBA, kush është burimi i financimit?
KronikeLajmi i fundit

SPAK nis zyrtarisht hetimet për kontratën e lobimit të PD në SHBA, kush është burimi i financimit?

Published: 29 Qershor, 2025
Shpërndaje

Kontrata e lobimit në SHBA për llogari të Partisë Demokratike nga një fondacion amerikan është zyrtarisht nën hetim!

Gazetasi.al është në dijeni të komunikimit zyrtar mes Kryetarit të SPAK-ut, Altin Dumani dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka, ku vërehet ndryshimi i gjendjes penale të çështjes së kontratës së lobimit.

Brenda një muaji, nga data 28 maj, kur ka qenë komunikimi i parë dhe deri në datën 25 qershor, kur ka shkuar letra e dytë e Altin Dumanit, ndryshimi është i dukshëm.

- Publicitet -

Në letrën e parë, ku kërkon kontratën e lobimit nga PD, zoti Dumani thotë se “Prokuroria e Posaçme po kryen verifikime në kuadër të materialit kallëzues 141.”, material që ajo e ka shpërndarë për mediat në 27 prill, menjëherë pasi lajmi u bë publik në media.

Ndërsa në letrën e dytë në 24 qershor, zoti Dumani shkruan se “Prokuroria po kryen veprime hetimore në kuadër të procedimit penal 143 dhe se objekti i hetimit është procedura e negocimit, lidhjes dhe financimit të kontratës”.

Është shumë e qartë se nga verifikim, tani çështja është nën hetim.

Pas letrës së dytë, Partia Demokratike ia ka vendosur në dispozicion SPAK-ut kontratën e lobimit, duke bërë të qartë se kjo nuk është një kontratë e Partisë Demokratike, por e një fondacioni amerikan dhe është firmosur me kompaninë lobuese amerikane nga shqiptaro-amerikani Nuredin Seci.

Kontrata është lidhur me Presidentin e kompanisë lobuse Continental Strategy LLC, Carlo Trujillo, ish-këshilltar i presidentit amerikan Trump. Në këtë kompani është e angazhuar edhe vajza e shefes së personelit të Shtëpisë së Bardhë, Susie Wiles.

SPAK nuk ka sqaruar publikisht çfarë të dhënash ka gjetur që nga verifikimi ka kaluar në hetim të kontratës së lobimit, por kjo është hera e dytë që një kontratë lobimi e PD hetohet nga SPAK.

E para ishte ajo që gjërësisjt u njoh si “lobimi me para ruse” i Lulzim Bashës, por që u mbyll pa ngritur ndonjë akuzë. Partia Demokratike beson se, njësoj si herën e parë, hetimi i kontratës së lobimit nga SPAK bëhet për llogari të Edi Ramës.

Noka i tha GazetaSi.al se SPAK, edhe pse kanë kaluar tre vjet, nuk ka asnjë veprim për hetimin e çështjes McGonigal dhe nuk e ka thirrur asnjëherë Edi Ramën.

“Tani janë trembur nga kontrata me avokatin e Presidentit Trump, sepse aferat me McGonigalin, bashkëpunimi me kartelet e drogës dhe kontrolli i drejtësisë janë çështje që tani dëgjohen në Kongres dhe në Shtëpinë e Bardhë”- tha Sekretari i Përgjithshëm i PD.

Flamur Noka tha për Gazetasi.al se kontrata e tanishme është plotësisht e ligjshme dhe se PD nuk paguan asnjë qindarkë për lobimin.

“Unë jam vënë zyrtarisht në dijeni nga zoti Seci për nismën e tyre për të ndihmuar Partinë Demokratike dhe kam dhënë pëlqimin tonë për marrjen e këtij shërbimi, i cili do të financohet plotësisht nga fondacioni në SHBA”- u shpreh zoti Noka për Gazetasi.al.

Ai sqaroi gjithashtu se të premten nuk ishte në SPAK për ketë çështje, por për krimet zgjedhore të denoncuar nga PD dhe për të cilat PD thotë se SPAK u bë palë me qeverinë, duke mos i hetuar ato.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Komente
  • Shteti Ligjor! thotë:
    29 Qershor, 2025 te 12:35 pm

    Politika e PD-së ka qenë dhe është: vepro kundra ligjit, gënje se diçka do të mbetet, shantazho drejtësinë dhe fajin hidhja kundërshtarit politik. Kështu ka qenë që në kohën e Fatos Nanos dhe vazhdon me kohën e Ramës. Periudha e « qetësisë » është vetëm kur PD-ja merr pushtetin dhe në dy raste është provuar që ekonomia shkon në zgrip! Herën e parë e shkatëruan që të privatizoheshin sa më lirë dhe herën e dytë privatizuan duke ndryshuar ligjet si në rastin e Klubit Partizani! Zgjidhja është që Shteti Ligjor duhet t’u tregojë « dhëmbët » këtyre firaunëve, sepse ligji është njësoj për të gjithë dhe jo selektiv sikurse po veprohet.

    Përgjigjiuni
  • Shqiptare thotë:
    29 Qershor, 2025 te 1:47 pm

    Tradhetia antishqiptarizmi bandat serbo greke

    Përgjigjiuni
  • SPAK thotë:
    29 Qershor, 2025 te 2:16 pm

    Eshte shume e qarte per kedo qe, Saliu ngriti nje perandori krimi te organizuar nen udheqjen e tij, sigurisht me njerez hajdute dhe kriminele! Si mundet SPAK te arrestoje qofte edhe liken Saliun apo Erionin me fakte banale? Shume e qarte gjithashtu edhe qe Media te kontrolluara prej tij mediocre, vazhdojne te genjejne dhe shpikin lajme se gjoja Saliu eshte antikomunisti i vetem dhe luftohet nga komunistet e Rames! Vertet mediat si Syri, Euronews, me ne krrye kryekurven Earla, Grida Duma? O Zot c’po na shohin syte ne TV tona?!me analistin jurist te likes, manjani,djalin e fahriut ,me NTV Televizion me analist medioker te shitur, si Leonardi etj dhe keta e heqin veten si me te miret te pa shitur etj! Drejtesia eshte per te qare hallin! SPAK po behet si sigurimi i shteti! Ligji shkelet! Prokurori Ols dhe Gjyqtari bani shkelin te drejtat e njeriut etj, etj, dhe per mua keto jane krime por nuk ka se kush te hetoje! Duhet qe parlamenti i ri t;u prese doren berishianeve ne sistemin e ri te drejtesise! Ta befsha mutin sigurimi i ri i shtetit SPAK!

    Përgjigjiuni
  • demo thotë:
    29 Qershor, 2025 te 2:43 pm

    Kjo parti mori surratin e Saliut,qekur u fut Saliu tek konviktet.Cfaredo dhjami te futet ne lekure te qenit,mbetet dhjame qeni.
    Kete Lukuni nuk e ndreq as Tabaku,as Alimehmeti,,aq sa e ndreqen qytetaret intelektuale Gramoz Pashko,Neritan Ceka,Alexander Mexi,Bamir Topi,Spartak Ngjela e deri tek keta me te rinjte Tabaku dhe Alimehmeti.
    Po futi turinjte maloku n`gjellet,hudhja qenve ate gjelle.I vetmi derman per organizaten paramilitare te Sali Berishes eshte BRAKTISJA.Te braktiset nga votuesit dhe te mbetet nje zorre e verber ne politiken shqiptare,si Parti e burgosur e Ilir Metes.
    Asnje vote PD,Ky eshte ilaci.

    Përgjigjiuni
  • aSPAK personale thotë:
    29 Qershor, 2025 te 2:51 pm

    Shume komente behen vetem duke lexuar titullin. Sikur te lexohet shkrimi do kuptohet se e gjithe kjo eshte nje furtune ne nje gote uje nga SPAK.
    citohet “Kontrata eshte lidhur me Presidentin e kompanise lobuese Continental Strategy LLC Carlo Trujillo, ish keshilltar i Presidentit Trump. Ne kete kompani eshte e angazhuar edhe vajza e Shefes aktuale te personelit te White House, Susie Wiles.”
    Te shohim nese SPAK do ti therrase edhe ato per tu marre deshmine a per ti arrestuar nese i mbushet mendja Dumanit!

    Përgjigjiuni
  • Jimi thotë:
    29 Qershor, 2025 te 7:56 pm

    Shakara e SPAK-ut nuk kane te mbaruar ! E denuan Saliun per vrasjet e kryera gjate 35 viteve dhe tani po kerkojne ta denojne edhe per “lobim” !? Besoj se SPAK-u deri sa pa ikur Saliu nga kjo bote, ka per t’ja dale qe ti japi Saliut nje dekorate per te gjitha bemat e tij ne kete vend. Si lum ne per SPAK-un qe kemi !

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • “Rakisë iu hodh ujë”, ish-presidenti Moisiu: Reforma në drejtësi u prish një natë para votimit
  • Rama mbledh sot deputetët e qarkut Tiranë dhe drejtorët e Bashkisë
  • Tension pas finales së Botërorit të Klubeve, Luis Enrique godet sulmuesin e Chelsea
  • Një përshkrim shokues që duhet lexuar
  • 14 korrik 2025

Komentet e Fundit

  1. TRENI në Raportohet për fëmijë të vrarë në Gazë teksa prisnin të furnizoheshin me ujë
  2. TRENI në Raportohet për fëmijë të vrarë në Gazë teksa prisnin të furnizoheshin me ujë
  3. TRENI në Udhëheqja e FBI-së në rrezik dhe Maga e përçarë, pse çështja Epstein trazon presidentin Trump
  4. intelektuali në Shkarkimet masive në DASH, ish-ambasadorët kundërshtojnë vendimin e Marco Rubios, mes firmëtarëve edhe Arvizu
  5. Arben Tashko në Pas tensioneve në Theth, Rama njofton 6 reforma ligjore: S’ka më ‘tokë të xanum’, do bëjmë ligj të ri për kontrollin e territorit
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?