Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar pasuri me vlerë 1 milion euro të ish-shefit të operacionales, Oltion Bistri.
Në njoftimin e SPAK, thuhet se nga hetimet e deritanishme është evidentuar se që nga viti 2015, Bistri dhe familjarët e afërm të tij kanë kryer disa transaksione të dyshimta në lidhje me shitjen dhe blerjen e pasurive të paluajtshme në një vlerë totale rreth 1 000 000 euro.
Pasuritë e sekuestruara janë tre apartamente dhe dy dyqane.
Oltion Bistri u arrestuar më 27 korrik 2023 në kuadër të dosjes “Metamorfoza”, bashkë me biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe disa persona të tjerë.
Njoftimi për mediat i SPAK:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka në hetim procedimin penal nr. 9 të vitit 2023, regjistruar për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Ekspertimi i rremë”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 78, 319/ç, 319, 110, 248, 309, 278, 283/a, 333/a, 334, dhe 287 të Kodit Penal.
Në kuadër të këtij procedimi penal po hetohet nën masën e sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale shtetasi Oltion Bistri. Nga hetimet e kryera dhe provat e administruara nga hetimi i deritanishëm i këtij procedimi është evidentuar se që nga viti 2015 e në vijim i hetuari O. B. dhe familjarët e afërm të tij kanë kryer disa transaksione të dyshimta në lidhje me shitjen dhe blerjen e pasurive të paluajtshme në një vlerë totale rreth 1 000 000 (një milion) Euro.
Në këto kushte nga Prokuroria e Posaçme është vendosur sekuestrimi për pasuritë e mëposhtme:
Sipërfaqe ndërtimore e llojit apartament, me sipërfaqe totale të apartamentit përfshirë edhe sipërfaqet e përbashkëta 400 (katërqind) metra katror, me një çmim në total prej 200 000 (dyqind mijë) Euro, e ndodhur në Tiranë.
Sipërfaqe ndërtimore e llojit apartament, me sipërfaqe totale të apartamentit përfshirë edhe sipërfaqet e përbashkëta 400 (katërqind) metra katror, me një çmim në total prej 200 000 (dyqind mijë) Euro e ndodhur në Tiranë.
Njësia dyqan me sipërfaqe ndërtimore 125 (njëqind e njëzet e pesë) metra katror, me një çmim në total prej 300 000 (treqind mijë) Euro e ndodhur në Tiranë.
Njësia dyqan me sipërfaqe ndërtimore 95 (nëntëdhjetë e pesë) metra katror, me një çmim në total prej 230 000 (dyqind e tridhjetë mijë) Euro e ndodhur në Tiranë.
Sipërfaqe ndërtimore e llojit apartament banimi, me sipërfaqe totale 110.6 m2, me çmim shitje 50 300 Euro e ndodhur në Tiranë.
Ndërkohë vazhdojnë me intensitet hetimet në kuadër të procedimit penal nr.09/2023 me qëllim sqarimin e plotë të fakteve objekt hetimi, sqarimin e plotë të përgjegjësisë penale për të gjithë personat e përfshirë, si dhe hetimin e plotë financiar të gjithë të dyshuarve si autorë të veprave penale objekt hetimi.
j.l./ dita

Duhet edhe 20 vite te tjera qe te pastrohen Halet e Sali Berishes PD dhe PS ! Pra sistemi I ndertuar nga keta eshte komplet anti shtet anti kombetar qe I ka sherbert per interesa personale klanit Berisha dhe Rama. Te gjitha ne kurriz te shqiptareve dhe sigurise tyre.
Falimderit SPAK
Vlejne me shume po ndoshta aq jane shenuar neper kontratat e shitblerjeve.
Ku ka apartament 100 metra n tirane qe te kushtoj 50 mij euro. As te fresku
Po habitem shumë, si ka mundësi që të mos i justifikojë, si ka mundësi të mos i ketë falur vjetra ndonjë biznes, kunati ndonjë apartament, vëllai ndonjë truall? Drejtuesve të administratës tonë ju falin dhurata dhe pasuri të paluajtshme, deri kur kështu? Punë të mbarë SPAK dhe pushka top tu bëftë.
Klani pd duhet të shkërmoqet nga ai vend, dhe të marrin dënimin e merituar.