Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sprovat e 8 tetorit: Pse qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg kauzës së tyre
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Sprovat e 8 tetorit: Pse qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg kauzës së tyre
Lajmi i funditPolitike

Sprovat e 8 tetorit: Pse qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg kauzës së tyre

Published: October 7, 2026
Shpërndaje

Redaksionale

​Tubimi i paralajmëruar për datën 8 tetor përpara Kryeministrisë po mbërrin në një moment kritik për vendin. Nga njëra anë janë qytetarët, socialistët e zhgënjyer dhe njerëzit e thjeshtë që kërkojnë ndryshim të sistemit. Nga ana tjetër është Partia Demokratike e Sali Berishës, e cila kërkon të mbivendosë hijen e saj mbi çdo reagim spontan shoqëror.

Paralajmërimi për rrezikun e përplasjeve dhe provokimeve është një alarm politik, nuk është vetëm logjistik. Qytetarët duhet të shmangin me çdo kusht përzierjen me Sali Berishën dhe strukturat e tij.

- Publicitet -

Shqipëria sot ndodhet e fundit në zhvillim ndërmjet vendeve ish-komuniste jo nga ndonjë fat i keq historik, por si pasojë e një sistemi kanceroz tre-dekadash. Në këtë sistem, Berisha nuk është “opozitari i pamposhtur”, por pjesë përbërëse e tij.

Ai është arkitekt i djeshëm si ish-qeverisës dhe ortak i sotëm në ndarjen e pushtetit ekonomik e oligarkik me Rilindjen. Lufta e tyre ditën përballë kamerave është thjesht teatri publik i një ortakërie që natën ndan interesat, lejet e ndërtimit dhe ruajtjen e status-quosë.

​Historia politike e Berishëse e ka dëshmuar qartë karakterin e tij të ulët, siç edhe ka treguar se për pushtet dhe mbijetesë personale, ai nuk njeh asnjë kufij e normë morale.

Edhe ata të rinj që ndoshta nuk e njohin, mjaton të sjellin në kujtesë protestën e madhe studentore të disa viteve më parë. Një lëvizje e pastër, rinore dhe shpresëdhënëse, e cila u minua, u përça dhe u mor nën kontroll nga strukturat e PD-së dhe ish-LSI-së. Rezultati? Kauza u zbeh, studenti u tradhtua dhe Rama e shpëtoi karrigen e tij i paprekur.

​Të njëjtin skenar po tentojnë të luajnë edhe këtë herë. Futja e Berishës në mes të protestuesve qytetarë nuk bëhet për të rrëzuar qeverinë, por për t’i bërë shërbimin e radhës sistemit. Sapo propaganda e PD-së të shfaqet në shesh, makineria mediatike e kryeministrit dhe ushtria e tij e militantëve do të fillojnë korin e zakonshëm: “Ja, kjo është thjesht protesta e Saliut!” Në këtë mënyrë, revolta e drejtë qytetare fshihet dhe reduktohet në një luftë të vjetër llogoresh mes dy pjesëve të së njëjtës monedhë.

Këtyre u intereson vetëm vijimi i militantizmit të verbër dhe ruajtja e tifozerive politike që mban gjallë sistemin. Ndaj, protestuesve që kanë kryer një akt të pashembullt duke vijuar për më shumë se 4 muaj këtë sakrificë, u takon të parëve të ruajnë distancën dhe identitetin.

Mos lejoni që simbolet e një partie të vjetruar të mbulojnë fjalën dhe kërkesat tuaja qytetare. Refuzoni diversionin. Çdo tentativë e militantëve apo “të fortëve” të Saliut për t’u futur në mes apo në krye të turmës duhet të izolohet.

Kjo kauzë duhet mbrojtur nga përvetësimi. Nëse duam vërtet ndryshim, sovraniteti i sheshit duhet t’i mbetet qytetarit. Berisha dhe Rama janë dy anët e të njëjtit sistem. Braktisja e llogoreve të tyre false është hapi i parë drejt ndërtimit të një opozite të vërtetë shoqërore.

DITA

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Cen durimmadhi says:
    October 7, 2026 at 7:17 am

    Ne fund Redaksionalja mbyllet me – …Braktisja e llogoreve te tyre eshte hapi i pare drejt ndertimit te nje opozite te vertete shoqerore..!
    Me keto Hapa , per te arritur ate opoziten e vertete shoqerore (qe do thuhet se vazhdon Berishizmin pa Berishen edhe pas vdekjes tij) ketij Rames i mbetet te vdese ne pushtet duke bere dha ai Hapat e tij drejt nje pushteti Zaho me zevendesime te Kociut, Gogut, Gonxhes me pinjolle te tyre e duke pritur dhe ata sigurisht te ndertohet ajo, opozita e vertete shoqerore qe permend e pret dhe Redaksionalja.

    Reply
    • Koloneli says:
      October 7, 2026 at 7:21 am

      Cfare te bejme sipas teje?
      Te marrim pushket?
      Merri ti i pari

      Vetedija qe keta perfaqsojn te njejtin sistem eshte hap me rendesi. Pensionistet e votojn Ramen sepse nuk duan Berishen. Nuk e kuptojn dot akoma qe jane pjese e te njejtit pushtet ekonomik.

      Shiko kete Etem teveqelin qe shfaqet ketu ne kete forum here pas here.

      Demokracia kete rrugë të le, te ndriçosh Etemin dhe etemrat e tjerë.

      Ndryshe mbetet ajo qe tha Dritan Goxhaj. Avni Rustemi.

      E bën ti?

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama uron Presidenten e re të Kosovës: Zgjedhja, në një fazë sfiduese për vendin dhe rajonin
  • Arratisja e të dënuarit shqiptar, Policia greke dyshon se është larguar drejt Shqipërisë ose Kosovës
  • Videot intime, Hilës i shtohet një tjetër vepër penale, shkatërroi hard-diskun e kamerave
  • Kosova bëhet me presidente, kush është Justina Shiroka-Pula
  • Çfarë ndryshimesh miratoi mbrëmë Kosova për Gjykatën Speciale, a mjafton vota e Kuvendit

Komentet e Fundit

  1. Koloneli on Sprovat e 8 tetorit: Pse qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg kauzës së tyre
  2. Cen durimmadhi on Sprovat e 8 tetorit: Pse qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg kauzës së tyre
  3. ANA on Vendet kandidate për në BE, edhe nëse pranohen, do përballen me një “periudhë prove” 15-vjeçare pas anëtarësimit
  4. Atdhetari on Pse reforma e pensioneve do jetë e dhimbshme
  5. Detari on Trajneri i Irlandës i drejtohet UEFA-s: Nuk duam më ndeshje me Izraelin

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?