Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Stabiliteti i Kinës në pikëpyetje pas shkarkimit të Ministrit të Mbrojtjes
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Stabiliteti i Kinës në pikëpyetje pas shkarkimit të Ministrit të Mbrojtjes
AktualitetBote

Stabiliteti i Kinës në pikëpyetje pas shkarkimit të Ministrit të Mbrojtjes

Published: October 24, 2023
Shpërndaje

Kina shkarkoi nga detyra Ministrin e Mbrojtjes të martën, zyrtari i dytë i lartë që largohet brenda tre muajsh, duke nxitur pikëpyetje mbi qëndrueshmërinë e kabinetit të Presidentit Xi Jinping. Gjenerali Li Shangfu, i cili nuk ishte shfaqur në publik prej 2 muajsh, u shkarkua nga detyra si Ministër i Mbrojtjes dhe këshilltar, njoftoi media shtetërore kineze. Kina njoftoi gjithashtu se Qin Gang, i cili u shkarkua nga posti i Ministrit të Jashtëm në korrik, u lirua gjithashtu edhe nga detyra e këshilltarit.

Ligjvënësit më të lartë të Kongresit Kombëtar Popullor miratuan largimin e dy zyrtarëve, njoftoi televizioni shtetëror kinex CCTV, por pa dhënë më shumë detaje. Nuk u emërua një zëvendës për vendin e lënë bosh nga zoti Li, çka do të thotë se Kina është pa një ministër mbrojtjeje ndërsa përgatitet të mirëpresë zyrtarët e huaj të mbrojtjes në dialogun për siguri rajonale, që do të mbahet në Pekin, mes datave 29-31 tetor. Zoti Li u shfaq për herë të fundit publikisht në 29 gusht. Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi muajin e kaluar se zoti Li ishte nën hetime për korrupsion.

Ai mbajti detyrën vetëm disa muaj, pas emërimit në mars. Zoti Li, i cili është vënë nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara për shkak të blerjeve të avionëve luftarakë rusë dhe sistemeve raketore të avancuara, është ministri më jetëshkurtër i mbrojtjes në Kinë. Ish ministri i Jashtëm, Qin Gang mbajti detyrën më pak se një vit përpara se të mos dilte më publikisht dhe të zëvendësohej nga Wang Yi. Nuk janë dhënë shpjegime zyrtare mbi shkarkimin e tij, por gazeta “Wall Street Journal” citoi burime sipas të cilave zoti Qin pati një marrëdhënie jashtëmartesore gjatë kohës që shërbeu si ambasador në Shtetet e Bashkuara.

- Publicitet -

Mos shfaqja publikisht e dy zyrtarëve dhe shkarkimi i tyre kanë nxitur pikëpyetje tek diplomatët në lidhje me ndryshimet e papritura në udhëheqjen e Kinës në një kohë kur rritja ekonomike e vendit është e ngadaltë dhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara janë tensionuar për një sërë çështjesh. Dy zyrtarët u panë nga analistët e politikës kineze si të zgjedhur me kujdes nga Presidenti Xi, duke e bërë veçanërisht të dukshme mungesën e tyre, pas më pak se një viti në detyrë. Ata kishin role të larta dhe të ekspozura gjerësisht ndaj opinionit publik dhe gjithashtu shërbyen si këshilltarë të Këshillit Shtetëror të Kinës, pozitë që tejkalon kompetencat e ministrit. /VOA

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  • MESAZH KRYEMINISTRIT
  • Protesta, Rama e heq Albin Kurtin nga lista e “armiqve të jashtëm”
  • ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  • MEPJ dënon heqjen e flamurit të ambasadës së Izraelit: Akt i turpshëm dhe i papranueshëm

Komentet e Fundit

  1. ¿? on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  2. xxx on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  3. Drin on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  4. ILIR on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  5. Anonymous on Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt ‘lejeve strategjike’ të qeverisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?