Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Stoltenberg propozon ndihmë ushtarake për Ukrainën, vlera 100 miliardë euro
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Stoltenberg propozon ndihmë ushtarake për Ukrainën, vlera 100 miliardë euro
AktualitetBote

Stoltenberg propozon ndihmë ushtarake për Ukrainën, vlera 100 miliardë euro

Published: April 3, 2024
Shpërndaje
FILE PHOTO: NATO Secretary General Jens Stoltenberg holds a news conference at the alliance's headquarters in Brussels, Belgium November 16, 2022. REUTERS/Yves Herman

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka propozuar një paketë ndihme ushtarake pesëvjeçare për Ukrainën me vlerën 100 miliardë euro, çka do t’i mundësonte aleancës perëndimore një rol më të drejtpërdrejt të mbështetjes për Kievin, thanë pesë diplomatë të martën. Sipas planit, NATO-ja do të merrte përsipër disa nga detyrat koordinuese të koalicionit ad-hoc, i njohur si grupi Ramstein, një hap që do të mbronte pjesërisht çdo shkurtim të mbështetjes amerikane nëse Donald Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, thanë diplomatët.

Propozimi pritet të diskutohet në një takim dy-ditor të ministrave të jashtëm të NATO-s të mërkurën dhe të enjten, me synimin për të finalizuar një paketë në prag të takimit të lartë të NATO-s në Uashington në muajin korrik. Deri më tani, NATO-ja si organizatë nuk e ka ndihmuar Ukrainën me armatime nga droja se një rol i drejtpërdrejtë mund të shkaktojë një përshkallëzim të tensioneve me Rusinë. Shumica e vendeve anëtare të aleancës i ofrojnë Ukrainës ndihma ushtarake në baza dypalëshe.

Por diplomatët thanë se brenda aleancës po shtohet mbështetja për idenë që NATO-ja ta ndihmojë ushtarakisht Ukrainën në aspektin afatgjatë dhe se aleanca mund ta marrë përsipër pjesën më të madhe të këtij roli. Në bazë të planit, NATO-ja do të krijonte një mision për Ukrainën, megjithëse ishte ende e paqartë nëse misioni do të vepronte brenda vendit, thanë diplomatët. Disa shtete ishin të kujdesshme edhe në emërtimin e operacionit si mision. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se plani është pjesërisht “për t’u mbrojtur kundër erërave të ndryshimeve politike” në çdo vend anëtar të NATO-s.

- Publicitet -

NATO-ja nuk pranoi të komentonte në detaje lidhur me propozimet e zotit Stoltenberg, por një zyrtar i aleancës tha se ministrat e jashtëm do të “diskutojnë mënyrën më të mirë për të organizuar mbështetjen e NATO-s për Ukrainën, për ta bërë atë më të fuqishme, të parashikueshme dhe të qëndrueshme”.

“Asnjë vendim përfundimtar nuk do të merret në takimet ministrore të prillit dhe diskutimet do të vazhdojnë ndërsa i afrohemi takimit të nivelit të lartë në Uashington në korrik”, tha zyrtari, i cili kërkoi që të mbetej anonim.

Diplomatët thanë se diskutimet mbi propozimin ishin në një fazë të hershme dhe ishte e paqartë nëse do të miratohej shuma prej 100 miliardë eurosh apo si do të financohej. Të gjitha vendimet e NATO-s kërkojnë konsensus nga 32 vendet anëtare të aleancës.

VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nafta drejt 300 dollarëve për fuçi? Paralajmërimi që trondit tregjet globale
  • Kosova shfaqet në hartën e Trump, çfarë fshihet pas marrëveshjes me SHBA-në?
  • LETRA: Ligji i ri i pagave të magjistratëve, Rama fton në takim krerët e drejtësisë
  • Sherri mes dy kushërinjve në Pogradec përfundon në plagosje me thikë, arrestohet autori
  • “PS dhe PD të punojnë në një klimë më të qetë”, Kryetari i delegacionit të BE: Reformat të zbatohen në praktikë

Komentet e Fundit

  1. Detari on Dyshohet se Belinda Balluku fshehu dy vila në emër të tij, Igli Tare paraqitet sërish në SPAK
  2. Mufka on Edi thotë “nuk shitet”, por trau thotë “nuk hyhet”
  3. Zyllo prej AKBN on Kush po bën pazar me Bankers?
  4. Greta on Protestat, Rama për median gjermane: Shqipëria nuk shitet
  5. O trap me zyle on Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?