Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Strehimi: Kriteret si do përfitohen kreditë e buta nga punonjësit e administratës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Strehimi: Kriteret si do përfitohen kreditë e buta nga punonjësit e administratës
EkonomiKryesoreShoqëri

Strehimi: Kriteret si do përfitohen kreditë e buta nga punonjësit e administratës

Published: July 19, 2023
Shpërndaje

 

 

Edhe punonjësit e administratës publike do të bëhen pjesë e skemës së përfitimit nga programi i kredive të buta të strehimit. Në ndryshimet e bëra në ligjin e strehimit, janë detajuar  kushtet që punonjësit e administratës publike duhet të përmbushin për të përfituar nga kredia e butë e strehimit, format se si do të bëhet plotësimi i kërkesës për përfitim dhe shqyrtimi i saj, si dhe masa e subvencionimit të kredisë.

- Publicitet -

Kushte e përfitimit

Autoritetet bëjnë me dije se çdo i punësuar në administratën publike, që të përfitojë kredi të lehtësuar për strehim, duhet të plotësojë disa kushte që kanë të bëjnë jo vetëm me përfundimin e periudhës së provës në institucionin ku janë të punësuar, por edhe të mos kenë banesë në pronësi në emër të tyre dhe në emër të secilit prej anëtarëve të familjes, teksa duhet të banojnë në një ambient me sipërfaqe më të vogël se ajo e përcaktuar në standardet në fuqi për projektimin e banesave.

Sa i takon kritereve të veçanta që duhet të përmbushen në ndryshimet ligjore të zbardhura në Fletoren Zyrtare përcaktohet se kjo ka të bëjë me nivelin maksimal të të ardhurave që duhet të ketë familja e të punësuarit në administratën publike. Në çdo rast normat e strehimit do të miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit përgjegjës për strehimin.

Kërkesa për përfitim

I punësuari në administratën publike që plotëson kriteret e përgjithshme dhe ato të veçanta të përmendura më lart, fillimisht duhet që të paraqesë kërkesën për kredi të lehtësuar pranë institucionit ku është i punësuar. “Kërkesa paraqitet pranë strukturës së institucionit, e caktuar në rregulloren e brendshme të institucionit, ose e ngritur posaçërisht me urdhër të titullarit të institucionit për të shqyrtuar kërkesat për kredi për strehim”, thuhet në ndryshimet ligjore të bëra në ligjin për strehimin social. Në vijim, titullari i institucionit të administratës publike harton listën me të punësuarit e institucionit që plotësojnë kriteret për të përfituar nga ky program i strehimit social, të cilën ia përcjell për miratim ministrit përgjegjës që mbulon institucionin ose Kryeministrisë, brenda kuotave të miratuara në total për këtë program”, bëjnë me dije autoritetet.

Procedurat për paraqitjen e kërkesës, shqyrtimin dhe miratimin e listës së të punësuarve në administratën publike, si dhe dokumentacioni që duhet të paraqesë ai, miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për strehimin.

Masa e subvencionit dhe shuma e kredisë

Për blerjen e një banese në treg i punësuari në administratën publike përfiton kredi me interes deri në 3%. Diferenca ndërmjet interesit të përcaktuar sipas marrëveshjes së nënshkruar nga ministri përgjegjës për financat dhe ministri përgjegjës për strehimin me institucionet financiare dhe interesit që paguhet nga përfituesi, subvencionohet nga buxheti i shtetit.

I punësuari në administratën publike përfiton kredi në masën e barabartë me vlerën e banesës në treg nëse me vendim të Këshillit të Ministrave është miratuar një garanci shtetërore për huan ose kur institucioni financiar parashikon financim 100 për qind të vlerës së banesës. Po sipas ndryshimeve të bëra, i punësuari në administratën publike, që banon nën normat e strehimit sipas përcaktimeve të këtij ligji, përfiton kredi të lehtësuar në masën jo më shumë se 60 për qind të vlerës së banesës në treg që i takon sipas përbërjes së tij familjare. Vlera e banesës mbi të cilën llogaritet shuma e kredisë përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit përgjegjës për strehimin, bazuar në vlerat mesatare të banesave në treg për përbërjen familjare të të punësuarit në administratën publike.

Përfitimi në kushte të veçanta

Në rast se gjatë zbatimit të kredisë, i punësuari në administratën publike kalon në statusin invalid, i paaftë për punë dhe për të vijuar marrëdhënien e punës, kredia vijon të përfitohet me të njëjtat kushte të lehtësuara. Po ashtu edhe në rastet kur gjatë zbatimit të kredisë i punësuari në administratën publike humb jetën, kredia vijon të përfitohet nga anëtarët e familjes të të punësuarit në administratën publike me të njëjtat kushte të lehtësuara.

Ndërprerja dhe kalimi në kredi tregtare

Kredia konvertohet drejtpërdrejt në kredi tregtare në rastet kur i punësuari në administratën publike largohet me dorëheqje nga vendi i punës përpara afatit 5-vjeçar nga lidhja e kontratës së kredisë së lehtësuar për strehim, me përjashtim të rastit kur i punësuari në administratën publike largohet me dorëheqje nga vendi i punës për t’u punësuar në një institucion tjetër të administratës publike dhe kur i punësuari i administratës publike arrin moshën e daljes në pension i është dhënë masë disiplinore “largim nga detyra” nëpunësi civil pezullohet nga ushtrimi i detyrës me kërkesë të motivuar të tij për shkaqe të një interesi të ligjshëm, në përputhje me ligjin për statusin e nëpunësit civil në fuqi.

Zbatimi i programit të kreditimit të lehtësuar

Kuotat e përgjithshme të kredive të reja për kategoritë prioritare të të punësuarve përfitues në administratën publike miratohen çdo vit me vendim të Këshillit të Ministrave. Ministrat përgjegjës sipas fushave të përcaktuara në kuotat prioritare përcaktojnë kuotat për institucionet e varësisë dhe ua përcjellin titullarëve të këtyre institucioneve.

Programi i kreditimit të lehtësuar për të punësuarit në administratën publike realizohet nga bankat e nivelit të dytë me të cilat është lidhur marrëveshja nga ministri përgjegjës për financat dhe ministri përgjegjës për strehimin. Fondet e nevojshme planifikohen në buxhetin e shtetit në programin e strehimit, që mbulohet nga ministria përgjegjëse për strehimin. 4. Rregullat për bashkërendimin e punës së institucioneve të administratës publike me ministrinë përgjegjëse për strehimin dhe atë për financat dhe me bankat e nivelit të dytë për planifikimin e fondeve, zbatimin e programit dhe monitorimin, miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit përgjegjës për strehimin.

Kushtet emergjente për strehim

Punonjësit e administratës publike do të konsiderohen në kushte emergjente për strehim, kur bashkë me familjet banojnë në banesa në rrezik shembjeje, në banesa që nuk plotësojnë kushtet higjieno-sanitare, në banesa në proces legalizimi që pësojnë dëme për shkak të fatkeqësive natyrore, në banesa që prishen për shkak të ndërtimeve të veprave publike, të cilët nuk përfitojnë kompensim financiar nga procedurat e shpronësimit, dhe të ndërtimeve në proces legalizimi që nuk legalizohen, por trajtohen nga shteti nëpërmjet programeve të strehimit të përshtatshme.

 

Kushte të përgjithshme dhe të veçanta për të përfituar:

  • I punësuari në administratën publike, që të përfitojë kredi të lehtësuar për strehim, duhet të ketë përfunduar periudhën e provës në institucionin ku është punësuar, sipas legjislacionit që rregullon marrëdhënien e tij të punësimit
  • Të mos ketë banesë në pronësi në emër të tij dhe në emër të secilit prej anëtarëve të familjes
  • Të banojë në një banesë me sipërfaqe më të vogël se ato të përcaktuara në standardet në fuqi për projektimin e banesave.
  • Kritere të veçanta, niveli maksimal i të ardhurave që duhet të ketë familja e të punësuarit në administratën publike, si dhe normat e strehimit miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit përgjegjës për strehimin.

 

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama vijon të relativizojë temën e pronësisë: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit
  • Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  • Asfalia greke, UDB, rusët, Albin Kurti dhe iranianët: A është kjo e vërteta e protestës së Tiranës?
  • Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  • “Ai na tha që jemi grekë…” Edhe i riu me aftësi ndryshe, në protestë

Komentet e Fundit

  1. sadiku on Protesta dhe analiza e deklaratave të Edi Ramës për Zvërnecin
  2. Ke parajsa e satëme on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  3. Glaukias on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  4. Glaukias on Rreth 200 milionë euro për Zvërnecin, nga vëllezërit sirianë, drejt llogarive të Artur Shehut
  5. Futja kot on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?