Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, përfshirë dhe ato energjike
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kuriozitete > Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, përfshirë dhe ato energjike
Kuriozitete

Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, përfshirë dhe ato energjike

Published: May 13, 2026
Shpërndaje

Taksat për pijet me sheqer duhet të rriten dhe për ushqimet e shëndetshme duhet të ulen me qëllimin që të frenohet obeziteti që po përhapet me shpejtësi në popullatë, cilëson një studim i ekspertëve të Shëndetit Publik në vendin tonë “Politikat Fiskale Për Shëndetin: Roli i taksave mbi ushqimet për një dietë të shëndetshme”.

Sipas të dhënave më të fundit të vitit 2025 nga ISHP vendi ynë po lundron drejt një epidemie,  ku mbi 30% e burrave dhe 28% e grave shqiptare janë obezë. Kjo situatë nuk kursen as gjeneratën e re, pasi shifrat tregojnë se obeziteti tek fëmijët prek 14% të tyre.

Këto të dhëna tregojnë për një barrë e rëndë shëndetësore dhe ekonomike, duke qenë se kequshqyerja dhe konsumi i tepërt i produkteve me përmbajtje të lartë yndyre, sheqeri dhe kripe lidhen drejtpërdrejt me shpërthimin e diabetit, hipertensionit dhe sëmundjeve kardiovaskulare, të cilat mbeten shkaktarët kryesorë të vdekshmërisë në vend.

- Publicitet -

Për të adresuar këtë krizë, ekspertët e shëndetësisë propozuan përdorimin e politikave fiskale për shëndetin, të cilat përfshijnë taksat mbi pijet e ëmbëlsuara me sheqer dhe ushqimet e përpunuara, të cilat funksionojnë duke rritur koston e produkteve të dëmshme dhe duke krijuar një barrierë financiare që dekurajon konsumin e tepërt.

Nga ana tjetër, ky sistem parashikon subvencionimin e ushqimeve cilësore, si frutat, perimet dhe drithërat integrale, duke i bërë ato më të përballueshme për xhepat e konsumatorëve. Logjika e kësaj strategjie mbështetet në faktin se çmimi është faktori kryesor që dikton sjelljen e blerësit, veçanërisht te grupet me të ardhura të ulëta, të cilat janë edhe më të rrezikuara nga kequshqyerja.

Në nivel ndërkombëtar, kjo qasje ka dhënë rezultate konkrete dhe Shqipëria mund të mësojë shumë nga këto përvoja. Një shembull i mirë është Mbretëria e Bashkuar, e cila në vitin 2018 aplikoi taksën mbi industrinë e pijeve freskuese (SDIL).

Ky ligj i detyroi prodhuesit të ulnin sasinë e sheqerit në recetat e tyre për të shmangur taksën e lartë, duke çuar në një riformulim masiv të produkteve në treg.

Franca gjithashtu ka forcuar politikat e saj që nga viti 2012, duke aplikuar një taksë progresive sipas sasisë së sheqerit, ndërsa Sllovenia sapo ka ndërmarrë një hap radikal në vitin 2025, duke rritur TVSH-në për pijet me sheqer nga 9.5% në 22%. Këto vende nuk i shohin këto taksa thjesht si mbledhje parash, por si një investim, pasi të ardhurat e gjeneruara riinvestohen drejtpërdrejt në programet e edukimit shëndetësor nëpër shkolla dhe në aktivitete fizike për të rinjtë.

Në Amerikën Latine, Kolumbia ka aplikuar një model inovativ duke taksuar ushqimet shumë të përpunuara që përmbajnë nivele të larta kripe dhe yndyrash, me një rritje graduale deri në 20% deri në vitin 2025.

Hungaria, nga ana tjetër, ka një përvojë të gjatë me taksën e akcizës mbi ushqimet e pashëndetshme, e cila ka ndikuar ndjeshëm në ndryshimin e zakoneve ushqimore të popullatës.

Megjithatë ekspertët pohojnë se për Shqipërinë, zbatimi i këtyre masave mbart sfida të veçanta, siç është nevoja për të përballuar rezistencën e industrisë ushqimore dhe lobimeve të tyre të fuqishme.

Analiza e kostove në Shqipëri tregon se vetëm në vitin 2016, mbi 111,000 raste të diabetit i atribuoheshin mbipeshës, me një kosto ekonomike që kalonte 84 milionë dollarë. Kjo shifër sot është pa dyshim më e lartë, duke e bërë urgjente nevojën për një qasje të integruar.

Taksat shëndetësore duhen vlerësuar si një mbrojtje për sistemin shëndetësor që po rënkon nën barrën e sëmundjeve kronike. Kujtojmë gjithashtu se, pijet energjike kanë përmbajtje të lartë sheqeri artificial.

Duke ndjekur rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Shqipëria ka mundësinë të kthejë politikat fiskale në një mburojë për shëndetin publik, duke siguruar që mjedisi ushqimor të mos favorizojë më produktet e lira e të dëmshme.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • I kërkojnë mbrapsht mandatin, reagimi i Marjana Koçekut: Shpërndani Parlamentin, shkojmë në zgjedhje,  ju mund vetëm me kecin tim
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve në vend
  • Një listë e kërkesave në shesh, nga presidenti, te kryeministri, deputetët dhe media: Kush dhe pse duhet të jetë kundër këtyre?
  • Kriza politike e Kosovës nuk zgjidhet me zgjedhje të reja

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Një listë e kërkesave në shesh, nga presidenti, te kryeministri, deputetët dhe media: Kush dhe pse duhet të jetë kundër këtyre?
  2. Vlora 97 on Rama deklaroi se ndryshimet ligjore të 2024-s nuk e kanë prekur zonën Pishë Poro-Nartë. A ka thënë të vërtetën?
  3. Horri i bulevardit on Rama deklaroi se ndryshimet ligjore të 2024-s nuk e kanë prekur zonën Pishë Poro-Nartë. A ka thënë të vërtetën?
  4. demo on Rama deklaroi se ndryshimet ligjore të 2024-s nuk e kanë prekur zonën Pishë Poro-Nartë. A ka thënë të vërtetën?
  5. Artan on Përtej Kushnerit dhe zogjve

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?