Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: STUDIMI: Në këtë vend të BE, një e treta e popullsisë vuan nga sëmundjet psikike
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > STUDIMI: Në këtë vend të BE, një e treta e popullsisë vuan nga sëmundjet psikike
BoteLajmi i fundit

STUDIMI: Në këtë vend të BE, një e treta e popullsisë vuan nga sëmundjet psikike

Published: March 11, 2024
Shpërndaje

Në botë po shtohet numri i njerëzve që vuajnë nga sëmundjet psikike. Në këtë përfundim arrin raporti për shëndetin mendor “Mental Health Report”.

Aktualisht, 31 për qind e popullsisë në Gjermani është e prekur nga ndonjë sëmundje psikike. Kaq shumë të prekur ka edhe në Kinë dhe Tajlandë. Në Shtetet e Bashkuara, deri në 40 për qind e popullsisë vuan nga ndonjë sëmundje si depresioni, ankthi ose çrregullimet e të ngrënit. Ky është rezultati i një sondazhi të bërë nga instituti ndërkombëtar i sondazheve të opinionit publik Ipsos.

Hulumtimi është porositur nga kompania gjermane e sigurimeve AXA, e rezultatet janë publikuar në Raportin e Shëndetit Mendor 2024.

- Publicitet -

Hulumtimi anketoi 1000 njerëz nga secili prej 16 vendeve në Evropë, Azi dhe Amerikën e Veriut për shëndetin e tyre mendor. Krahasuar me vitin 2023, vihet re se në shumicën e vendeve situata është përkeqësuar në vitin 2024. Në Francë, Irlandë dhe Meksikë, numri i njerëzve me sëmundje mendore u rrit me gjashtë deri në shtatë për qind. Në Turqi, deri në tetë për qind. Vetëm në Filipine në vitin 2024 ka më pak pacientë se një vit më parë.

Përveç kësaj, shëndeti mendor duket të jetë një çështje brezash. Sidomos shpesh, të rinjtë nga mosha 18 deri në 34 vjeç deklarojnë se vuajnë nga ndonjë sëmundje mendore. Në Irlandë, Turqi dhe SHBA preken kryesisht të rinjtë e moshës 18 deri në 24 vjeç. Megjithatë, në grupmoshën 25-34 vjeç, SHBA-të dhe Turqia kryesojnë për nga numri i të sëmurëve mendorë.

Të rinjtë më të rrezikuar

Sipas këtij raporti, 43 për qind e të gjithë të anketuarve nga mosha 18 deri në 24 vjeç deklaruan se kanë probleme psikike. Sëmundjet më të shpeshta janë depresioni, nga i cili vuajnë 22 për qind e të anketuarve, pasuar nga ankthi, fobitë apo çrregullimi i stresit post-traumatik, nga i cili vuajnë edhe 22 për qind e të anketuarve.

Sa më të vjetër të jenë të anketuarit, aq më pak të zakonshme janë sëmundjet mendore. Vetëm 14 për qind e të anketuarve të moshës 65 deri në 75 vjeç deklaruan se vuajnë nga nddonjë çrregullim si depresioni, fobitë dhe të ngjashme.

Por ka dallime jo vetëm në lidhje me moshën, por edhe me gjininë. Gratë raportojnë se kanë probleme psikike më shpesh sesa burrat. Kështu thuhet në 16 vende. Këtu edhe gratë më të reja preken më shpesh sesa gratë e moshuara.

Si konfirmohen sëmundjet

Hulumtimi gjithashtu shpjegon se si personat e intervistuar arrijnë në njohuritë për prekjen nga sëmundjet e tilla. Në Gjermani, shumica dërrmuese (57 për qind) mori një diagnozë nga ndonjë psikolog ose psikiatër. Rreth 17 për qind morën një diagnozë të tillë nga mjeku i tyre i përgjithshëm.

Numri i gjermanëve që kanë arritur në përfundimin se vuajnë nga sëmundje të tilla përmes hulumtimeve personale, si për shembull përmes internetit, është 16 për qind. Në vendet e tjera, kjo përqindje është dukshëm më e lartë. Në Filipine, 60 për qind e të anketuarve kanë ardhur në përfundim se vuajnë nga sëmundje mendore përmes interentit, ndërsa në Turqi 36 për qind.

Ky hulumtim tregon qartë se sa e rëndësishme është ndihma profesionale në rast të ndonjë sëmundje të tillë. Shumica e të anketuarve në Gjermani (57 për qind) thonë se, falë ndihmës profesionale, janë shëruar me sukses nga sëmundja.

Por edhe në Gjermani është i lartë numri i personave të anketuar (24 për qind) që nuk pranojnë trajtim profesional nga psikologë apo psikiatër. Vetëm në Japoni më shumë njerëz (25 për qind) nuk pranojnë ndihmë profesionale në rast të ndonjë sëmundje mendore.

Sipas Shoqatës Gjermane për Psikiatrinë dhe Psikoterapi, Psikosomatikë dhe Trajtim të Sëmundjeve Nervore (DGPPN), “sëmundjet mendore në Gjermani janë ndër katër shkaqet më të rëndësishme për humbjen e viteve të shëndetshme të jetës. Njerëzit me sëmundje mendore jetojnë mesatarisht dhjetë vjet më pak se pjesa tjetër e popullsisë”.

DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve
  • Klevi Metaj rrëfen me pranga nga spitali përballjen me 6 policët: Më qëlluan të parët
  • VIDEO: “Më kërcënove se do më hiqje nga shkolla”, studentja përballet në avion me Bledi Çuçin dhe bashkëshorten e tij
  • “Na rrahën me shkopinj e shkelma”, dëshmia e 15-vjeçarit: Na mbajtën të shtrirë në dyshemenë e Ministrisë së Arsimit
  • “S’të bën burrë ajo rrobë që ke veshur, edepsëz. Nuk llogarisni as jetë fëmijësh”, gruaja u kthehet policëve në rrugë – VIDEO

Komentet e Fundit

  1. shqiptar on Dëshmia e një shtetasi amerikan në Ambasadë: Çfarë më ndodhi në Sheshin Skënderbej
  2. ¿? on ​”Kërkim falje Kuvendit të Vlorës 1912″
  3. demo on Elisa Spiropali i kërkon Ramës zgjidhje politike për krizën
  4. Shqiptar on Ky djalë ju mundi
  5. Phoenix on ​Teatri i lotëve mbi gërmadha

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?