Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tronditen sërish SHBA, sulm me armë në Universitetin e Nevadës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Tronditen sërish SHBA, sulm me armë në Universitetin e Nevadës
BoteLajmi i fundit

Tronditen sërish SHBA, sulm me armë në Universitetin e Nevadës

Published: December 6, 2023
Shpërndaje

Policia e qytetit Las Vegas njoftoi se tre veta janë vranë dhe një ndodhet në gjendje kritike pasi një sulmues hapi zjarr në kampusin e Universitetit të Nevadës në Las Vegas.

Organet e rendit njoftojnë se një i dyshuar u gjet i vdekur të mërkurën, ndërsa policia reagoi ndaj një sulmuesi të armatosur dhe njoftimeve për viktima të shumta në Universitetin e Nevadës në Las Vegas.

Në një postim të universitetit në rrjetin X thuhet se një sulmues i armatosur ishte në ndërtesën e shkollës së biznesit dhe se policia po reagonte lidhur me njoftime të tjera për të shtëna pranë zyrave të unionit studentor.

- Publicitet -

Policia e qytetit Las Vegas shkroi në rrjetin X se një i dyshuar “është gjetur i vdekur”, rreth 40 minuta pas njoftimeve fillestare për të shtëna.

“Ky nuk është një test”, shkroi universiteti në rrjetin social, duke i këshilluar studentët që të fshiheshin. Studenti Matthew Felsenfeld tha se ai dhe rreth 12 shokë të klasës e fshehën në një ndërtesë pranë zyrave të unionit studentor.

“Është momenti kur i telefonon prindërit dhe u tregoni se sa shumë i doni”, tha Felsenfeld, student 21-vjeçar i gazetarisë. Ai tha se nuk dëgjoi të shtëna me armë zjarri dhe nuk pa ndonjë të plagosur, por tha se pa nga dritaret ndërsa policia u fut në ndërtesën fqinje. Pak më vonë policia i shoqëroi ata jashtë ndërtesës.

Një gazetar i agjencisë Associated Press pa një njësi të ndërhyrjes së shpejtë me shenjat e FBI-së në kampusin studentor, menjëherë pasi policia njoftoi për të dyshuarin e vdekur.

Zyrtarët e universitetit u kërkuan të pranishmëve në kampus që të vazhdojnë të qëndrojnë të ngujuar dike thënë se ende vazhdojnë operacionet hetimore.

Universiteti me më shumë se 39,000 studentë shtrihet në një sipërfaqe prej 134 hektarësh rreth 4 kilometra nga qendra e qytetit Las Vegas.

Të shtënat ndodhën në një qytet që ende ruan plagët nga sulmi i armatosur më 1 tetor të vitit 2017 ku u vranë 60 vetë dhe qindra të tjerë u plagosën. Universiteti është rreth 5 kilometra nga vendi i ngjarjes.

VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nga Saliu te Rama, kur pushteti i një njeriu djeg sërish Tiranën: Historia përsëritet 30 vite më pas
  • Pamje apolitike nga Tirana! Fiken dritat në bulevard, protestuesit hedhin molotovë dhe pllaka guri drejt policisë (VIDEO)
  • VIDEO: Aktivistja e njohur goditet në fytyrë nga predha e gazit lotsjellës
  • Përse kaq shumë vëmendje për deklaratat e Saliut në mediat e qeverisë?
  • Tirana digjet, po kryeministri?

Komentet e Fundit

  1. populli on Përse kaq shumë vëmendje për deklaratat e Saliut në mediat e qeverisë?
  2. + on Tirana në flakë
  3. xxx on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  4. Kumlla avdalle on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  5. info analitike on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?