Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sulm me dron nga Hezbollahu në një bazë ushtarake në Izrael, vriten katër trupa
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Sulm me dron nga Hezbollahu në një bazë ushtarake në Izrael, vriten katër trupa
BoteLajmi i fundit

Sulm me dron nga Hezbollahu në një bazë ushtarake në Izrael, vriten katër trupa

Published: October 14, 2024
Shpërndaje

Një sulm me dronë i kryer nga Hezbollahu në një bazë ushtarake në Izraelin qendror ka vrarë katër ushtarë dhe ka lënë të plagosur shtatë të tjerë të dielën, më 13 tetor, tha ushtria izraelite. Ky është sulmi më vdekjeprurës i kryer nga grupi militant libanez që kur Izraeli nisi ofensivën tokësore në Liban dy javë më parë.

Hezbollahu, grup militant dhe parti politike që kontrollon pjesën më të madhe në jug të Libanit, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, derisa Bashkimi Evropian e ka në listë të zezë vetëm krahun e armatosur, por jo partinë, e cila ka ulëse në Parlamentin e Libanit.

Hezbollahu tha se sulmi afër qytetit Binjamina ishte në shenjë hakmarrjeje për sulmet ajrore izraelite në Bejrut më 10 tetor, kur u vranë 22 persona. Më vonë, grupi tha se kishte shënjestruar brigadën elite Golani të Izraelit, duke lëshuar dhjetëra raketa, teksa paralelisht kishte kryer sulme me dronë.

- Publicitet -

Shërbimi kombëtar i shpëtimit në Izraeli tha se gjatë sulmit janë plagosur 61 persona. Për shkak të sistemeve të avancuara të mbrojtjes ajrore që ka Izraeli, është e rrallë që kaq shumë njerëz të plagosen gjatë sulmeve me dronë apo raketa. Hezbollahu dhe Izraeli kanë këmbyer zjarr pothuajse në baza ditore që një vit, që kur ka nisur lufta në Gazë. Por, luftime së fundi janë përshkallëzuar.

Izraeli nisi një operacion tokësor në Liban më herët gjatë këtij muaji, me qëllim që të dobësojë Hezbollahun dhe të dëbojë grupin militant nga kufiri, me qëllim që të mund të kthehen në shtëpitë e tyre mijëra izraelitë të zhvendosur. Sulmi vdekjeprurës i Hezbollahut në Izrael u krye në të njëjtën ditë kur Shtetet e Bashkuara njoftuan se do të dërgojnë në Izrael një sistem të ri të mbrojtjes ajrore, për të ndihmuar Izraelin që të forcojë mbrojtjen kundër sulmeve me raketa. Megjithatë, ushtria izraelite nuk pranoi të tregonte se kur do të pranonte këtë sistem të ri kundërajror.

Izraeli po lufton me Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – në Gazë dhe me Hezbollahun në Liban – dy grupe që mbështeten nga Irani – dhe pritet që të sulmojë Iranin në shenjë hakmarrjeje për një sulm raketor të kryer nga Teherani ndaj Izraelit më herët gjatë këtij muaji. Irani ka thënë se do të përgjigjet ndaj çdo sulmi izraelit.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Vlonjati says:
    October 14, 2024 at 1:08 pm

    Tani e di vetë Izraeli , një baraz me 1000 , katër baraz me 4000 .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zbulohet një fragment papirusi 1700-vjeçar i Odisesë, ja çfarë shkruhet në të
  • Kurti nis në SHBA fushatën kundër vendimit të Hagës, takohet me kongresmenin amerikan
  • Rritja e shpejtë e çmimit të banesave dhe kreditë, Moody’s paralajmëron Shqipërinë
  • Atentati në Sarandë, policia merr në pyetje rreth 20 persona
  • Si e arritëm dhe e kaluam mesataren e BE-së me çmimet e ushqimeve

Komentet e Fundit

  1. Socialist Polican on Si e arritëm dhe e kaluam mesataren e BE-së me çmimet e ushqimeve
  2. Realist on Si e arritëm dhe e kaluam mesataren e BE-së me çmimet e ushqimeve
  3. labi on Bedri Islami: Vendimi ndaj liderëve të UÇK-së, i papranueshëm dhe disproporcional! Shqipëria të futet në lojë
  4. K R on Tërmet politik në Gjermani: E djathta ekstreme fiton në Meklenburg, e majta e shtetëzimeve merr kryeqytetin, CDU prek fundin
  5. Berlin on BE-ja shpik “anëtarësimin e asociuar” për Kanadanë, çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?