Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sulmet Izrael-Iran, 10 të vrarë dhe 200 të plagosur në territorin izraelit, raketa drejt Tel Avivit edhe nga Jemeni
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Sulmet Izrael-Iran, 10 të vrarë dhe 200 të plagosur në territorin izraelit, raketa drejt Tel Avivit edhe nga Jemeni
BoteLajmi i fundit

Sulmet Izrael-Iran, 10 të vrarë dhe 200 të plagosur në territorin izraelit, raketa drejt Tel Avivit edhe nga Jemeni

Published: June 15, 2025
Shpërndaje

Të paktën 10 persona u vranë dhe 200 të tjerë u plagosën nga sulmet iraniane gjatë natës në Izrael. Irani sulmoi me të paktën 100 raketa Jerusalemin dhe Haifën. Mes viktimave është edhe një djalë 10-vjeç. Katër persona vdiqën në sulmin në në veri të vendit, ndërsa 6 të tjerë në një ndërtesë që u godit në Bat Yam. Në këtë ndërtesë, sipas mediave izraelite, po kërkohet për 20 persona të tjerë të zhdukur.

Irani kreu sulmet në shenjë hakmarrjeje pas goditjes së bazave ushtarake dhe bërthamore në disa qytete iraniane, ku u vranë figura të larta ushtarake por gjithashtu edhe shkencëtarë bërthamorë. IDF tha se në orët e fundit shtatë dronë të nisur drejt territorit izraelit u interceptuan nga Forcat Ajrore Izraelite dhe Marina Izraelite. Ushtria izraelite njoftoi gjithashtu se gjatë natës kishte goditur baza të tjera raketash në Iran.

“Gjatë orës së kaluar, Forcat Ajrore Izraelite përfunduan një seri të mëtejshme sulmesh në depot dhe objektet e raketave në Iranin perëndimor”.

- Publicitet -

Rebelët Houthi, konfirmuan nga ana tjetër, se kishin marrë pjesë në bombardimin e Izraelit në koordinim me Iranin. “Disa raketa u lëshuan në 24 orët e fundit”, njoftoi grupi jemenas. Në sulmin izraelit ndaj Teheranit, më i fuqishmi që nga fillimi i luftës, u shkaktua një zjarr masiv në dy depo karburanti. Ministria e Mbrojtjes u godit gjithashtu.

Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump përsëriti sërish se SHBA nuk kanë qenë të përfshira në sulmin izraelit, ndërsa kërcënoi Iranin se nëse sulmon bazat e saj në Lindjen e Mesme, do të mësojë fuqinë e vërtetë të ushtrisë amerikane. Më herët, Irani ka akuzuar SHBA se është bashkëpunëtore në sulmin e Izraelit.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • PRIZREN: Promovohet libri “Vallëzim me hënën” i shkrimtarit Namik Dokle, i botuar në Sarajevë
  • “Je transferuar me urdhër të Ramës”, Veliaj letër gjykatëses së GJKKO-së: Hetoni urdhrin
  • Trump e quajti “nevojtore”, kush është sekreti i një prej vendeve me mirëqenien më të lartë në botë
  • SHBA-ja rikthen Rusinë dhe Ukrainën në tryezën e bisedimeve
  • Arrestohet pronari i Alta Bank, Davor Macura i afërt me pushtetin e Vuçiç

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Veliaj nga burgu: Çfarë më përcolli Toni Gogu në emër të Ramës
  2. capi on VIDEO: “Ohh, sorry”, ministrja bëhet lëmsh me fjalët, Rama i vjen në ndihmë
  3. 66 on Nga korrupsioni, te paratë e pista dhe kullat: Publikohet intervista që largoi Ramën nga studio
  4. Maria on VIDEO: “Ohh, sorry”, ministrja bëhet lëmsh me fjalët, Rama i vjen në ndihmë
  5. info analitike on Trump e quajti “nevojtore”, kush është sekreti i një prej vendeve me mirëqenien më të lartë në botë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?