Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sulmi kibernetik, kreu i AKSHI-t: Kemi 14 ditë pa vënë gjumë në sy
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Sulmi kibernetik, kreu i AKSHI-t: Kemi 14 ditë pa vënë gjumë në sy
Aktualitet

Sulmi kibernetik, kreu i AKSHI-t: Kemi 14 ditë pa vënë gjumë në sy

Published: July 29, 2022
Shpërndaje

Drejtorja e AKSHI-t Linda Karcanaj në një konferencë lidhur me sulmin kibernetik me të cilin u përball Shqipëria u shpreh se u deshën plot 14 ditë punë për të rikthyer sistemet.

Tashmë, bëri me dije Karcanaj, 98% e shërbimeve online janë në funksion. Ajo theksoi se hakerat kishin objektiv fshirjen e sistemeve kritike qeveritare, por falë izolimit të sulmit, asnjë e dhënë nuk ka humbur.

Karcanaj: Unë jam sot këtu për t’ju thënë se pas 14 ditësh pune të pandërprerë, ekipi i AKSHI-t, i ekspertëve të kompanive lokale, i partnerëve tanë brenda dhe jashtë vendit, më në fund u bë e mundur që edhe administrata publike t’i rikthehet normalitetit dhe proceseve të punës hap pas hapi. Përgjigja e AKSHI-t në këtë betejë kibernetike ka qenë në dy fronte kryesore: rikuperimi i të gjitha sistemeve dhe infrastrukturave kritike qeveritare dhe paralelisht dhe izolimi i aktivitetit keqdashës. AKSHI po punon ngushtësisht me partnerët e Microsoft nëpërmjet ekspertëve të tyre më të mirë të dedektimi dhe përgjigjes ndaj incidenteve kibernetike e njohur si “DART Team” Drejtuesi i këtij ekipi është me ne sot dhe do të marrë fjalën pas meje. Dart Team dhe Microsoft Threat Intelligence Center kanë udhëhequr këtë investigim forensic, jo vetëm  remote, por kanë sjellë këtu fizikisht ekspertët, janë pranë AKSHI-t, po punojnë me ne dhe kjo pas vlerësimit nga ana e tyre të qëllimit, por dhe kompleksitetit të këtij sulmi, që nuk kishte ndodhur ndonjëherë në historinë e vendit tonë. Llojet e sulmit ishin dy: Ransomware dhe ZeroCleare WipeOut. Aktiviteti i parë keqdashës nisi fillimisht në formën e një sulmi Ransomware, por mesa dimë çfarë është Ransomware tipik, ka për qëllim enkriptimin e të dhënave për të kërkuar më pas dekriptimin e tyre kundrejt një pagese, por në rastin konkret nuk ishte ashtu, ishte Ransomware decoy in.

- Publicitet -

Për të larguar vëmendjen nga objektivi i vërtetë i sulmit që në fakt ishte fshirja e të gjitha sistemeve kritike të rëndësishme qeveritare së bashku me të dhënat në to. Falë reagimit të shpejtë të sistemeve mbrojtëse dhe të stafeve teknike, nuk pati humbje të dhënash. Pavarësisht se sulmi ishte i një shkalle të lartë sofistikimi dhe sinkronizimi kundrejt sistemeve dhe infrastrukturave, u krye izolimi i menjëhershëm i tyre duke zbatuar rigorozisht protokollet dhe politikat ndërkombëtare të sigurisë kibernetike, deri në vlerësimin dhe analizën e plotë të situatës. Sistemet u verifikuan një nga një që të ishin të sigurt për çdo element para se të riktheheshin online dhe në funksionalitet. Falë bashkëpunimit me partnerët dhe punës së madhe që është bërë nga gjithë stafi i AKSHI-t të cilët gjej rastin t’i falënderoj shumë sepse këto dy javë nuk kanë vënë gjumë në sy, kemi këtë status. Faqet zyrtare të ministrive dhe sistemi i fiskalizimit u rikthyen në funksion të plotë brenda 12 orësh nga momenti i sulmit. Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor me sistemin e lejeve të drejtimit dhe sistemin e targave po ashtu. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Fondi i Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor me sistemin e recetës elektronike, Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore me sistemin e barnave. Mund të them që mbi 98% të shërbimeve online janë tashmë funksionale. Vetëm 4 ditë pas sulmit, në një kohë rekord kjo krahasuar me vendet e tjera, e-Albania u kthye në funksion për 1118 nga 1225 shërbime elektronike.

Karcanaj shtoi se po bëhet një hetim i thellë  dhe i detajuar në lidhje me këtë krim kibernetik.

Karcanaj: Paralelisht proceseve teknike që përmenda, të gjithë aktorët institucionalë janë vënë në gatishmëri të plotë dhe në komunikim të vazhdueshëm për një hetim të thellë, të detajuar të këtij krimi kibernetik. Po bëhet një hetim i thelluar i plotë, jo vetëm nga Microsoft DART, por edhe nga organet tona kompetente që bashkë me ne po punojnë ngushtësisht me FBI-në. Në këtë moment është shumë e rëndësishme që të lëmë organet përkatëse të bëjnë punën e tyre që të zbardhin sa më parë këtë krim kibernetik. 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Isufi says:
    July 29, 2022 at 5:40 pm

    Bravo, ju si institucio bashke me kryeministin duheni shoerblyer, diss me para dhe diss tel shtepiat e pushimit qe thoshte Balluku.
    Cdo njeri ju ka zili juve per harmonine qe keni ne genjeshtren, nga me i gusto tek me i shkurtri.

    Reply
  • Marko says:
    July 29, 2022 at 5:47 pm

    Ju lutem ne qe jemi jashte atdheut nuk hyjme dot…duam sherbime…pasaporta, paguajme tatime.Cdo te behet me ne? Kur do hapet. Flm

    Reply
  • qefliu says:
    July 29, 2022 at 6:03 pm

    Ca thu o Linda. Ti s’ja ke idene akoma ca ka ndodh se je komplet jashte sferes se teknologjise. Di vetem te shperndash tendera te ikubi, infosofti, dev.al, soft&solution, intech+ dhe nje tufe kompanish te tjera qe as staf dhe as ekspertize nuk kane ne lidhje me teknologjine. I ngelen vetem certifikimet e Microsoftit per te permbushur kushtet per tender. Zhvilluesit kane ikur jashte shtetit ose punojne per kliente te jashtem se i keni perzene ju me rrogat qesharake qe lejoni te marrin kur punojne per projekte tenderi dhe me peripecite e mbledhjeve qe detyrohen te behen pjese te AKSHI. Vetem ekspertize teknologjie nuk keni, na flisni dhe per sulm e per dreq e shejtan, nderkohe qarkullojne video te bllokuara brenda vendit ku fshihen te dhenat para syve dhe hapen emailet e institucioneve. I bllokoni videot se per ju i vetmi demtim eshte opinioni publik dhe jo te dhenat qe rrjedhin si listat e excelit qe kane dhjetera vite ne qarkullim.

    Reply
    • Hajt pra says:
      July 29, 2022 at 6:41 pm

      Me shume di nje shqiotar mesatar se kjo per IT.
      Dhe plaku im tha keta hakerat se paskan me shqiptaret por me iranianet dhe me sistemin politik te albanise qe merr keto pm dhe i stregon. Dhe thjesht duke pare dokumentet e mekut qe sna rruhet fare.
      Ketu ska me as tullaxhi jo me expert IT.
      Meqe ra fjale kjo zonja duket sikur ka fjete mbi dafina se e paska syrin pishe dhe shume e shplodhur duket.

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • E FUNDIT: Vendet kandidate për në BE, edhe nëse pranohen, do përballen me një “periudhë prove” 15-vjeçare pas anëtarësimit
  • Raportohet vdekja e dytë nga murtaja në spitalin e karantinës në Siberi, rritet alarmi
  • Trajneri i Irlandës i drejtohet UEFA-s: Nuk duam më ndeshje me Izraelin
  • Vrima e çelësit u bë kullojëse makaronash
  • Zbulimi i neutrinove me energji të lartë, ndahet Çmimi Nobel në Fizikë

Komentet e Fundit

  1. Patronazhisti on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”
  2. Detari on Shumica tani nuk bëjnë më fëmijë, por ky çift në Tiranë sjell në jetë fëmijën e 11-të
  3. Mr. Urith on 103-vjeçari që nuk del në pension: Historia e veteranit që shërben pije prej vitit 1963
  4. Mapo on Shumica tani nuk bëjnë më fëmijë, por ky çift në Tiranë sjell në jetë fëmijën e 11-të
  5. demo on Protestuesit, vezë mbi opinionistin, përplasen me disa deputetë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?