Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sulmi kibernetik, reagon Posta Shqiptare: Janë ekspozuar disa të dhëna, por shërbimi nuk ka ndërprerje
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Sulmi kibernetik, reagon Posta Shqiptare: Janë ekspozuar disa të dhëna, por shërbimi nuk ka ndërprerje
AktualitetKronike

Sulmi kibernetik, reagon Posta Shqiptare: Janë ekspozuar disa të dhëna, por shërbimi nuk ka ndërprerje

Published: March 26, 2026
Shpërndaje

Posta Shqiptare ka dalë me një njoftim zyrtar pas sulmit kibernetik, i cili u mor përsipër nga hakerat iranianë.

Sipas Postës Shqiptare, janë ekspozuar disa të dhëna, por janë pak, dhe nuk ka pasur ndërprerje të shërbimit.

Reagim mbi incidentin kibernetik ndaj Postës Shqiptare:

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike informon opinionin publik se, më datë 25 mars 2026, është konstatuar një incident kibernetik që ka prekur infrastrukturën e teknologjisë së informacionit të Postës Shqiptare.

- Publicitet -

Bazuar në vlerësimin paraprak, nuk janë identifikuar të dhëna të enkriptuara apo të fshira, si dhe nuk janë konstatuar ndërprerje të shërbimeve si pasojë direkte e këtij incidenti.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, AKSK ka ndërrmarë të gjitha hapat e parashikuara nga procedurat operative të reagimit ndaj incidenteve, duke ngritur një grup të dedikuar pune, i përbërë nga ekspertë të sigurisë kibernetike. Ky grup ka nisur menjëherë punën në bashkëpunim të ngushtë me stafin teknik të Postës Shqiptare për:

* analizimin e thelluar të incidentit dhe verifikimin e çdo komprometimi të mundshëm;
* identifikimin e indikatorëve të komprometimit (IOC);
* analizën e log-eve dhe event-eve në sistemet kritike;
* izolimin dhe sigurimin e sistemeve, me qëllim parandalimin e çdo ndikimi të mëtejshëm.

Në kuadër të masave parandaluese dhe për të mundësuar një analizë të plotë teknike, disa shërbime janë vendosur përkohësisht jashtë funksioni nga vetë Posta Shqiptare, me rekomandim të Autoritetit. Aktualisht, të gjitha shërbimet publike janë rikthyer dhe janë funksionale për publikun.

Ndërkohë, në burime të hapura janë publikuar disa të dhëna të dyshuara si të eksfiltruara, të cilat po verifikohen për autenticitetin dhe burimin e tyre. Deri në këtë moment, sasia e të dhënave të mundshme të ekspozuara vlerësohet e kufizuar.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike dënon çdo akt që cënon infrastrukturat kritike të informacionit dhe mbetet i përkushtuar në garantimin e integritetit, konfidencialitetit dhe disponueshmërisë së sistemeve të teknologjisë së informacionit në Republikën e Shqipërisë.

AKSK do të vijojë të informojë publikun në mënyrë transparente mbi zhvillimet e mëtejshme dhe do të publikojë një raport përfundimtar pas përmbylljes së analizës.

Për çdo informacion zyrtar, qytetarët dhe mediat ftohen t’u referohen vetëm kanaleve zyrtare të AKSK.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Aldrin says:
    March 26, 2026 at 3:18 pm

    Po disa te dhena vetem. Ato personale.
    Keta duhen qerruar nje ore e me pare.
    Hic, asgje, vetem te dhenat jane ekspozuar

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Parashikimi i motit për sot, ja sa do të jenë temperaturat
  • Kush fitoi në Izrael? Pse sistemi i tyre zgjedhor nuk lë mundësi për të shpallur fitues të qartë
  • 28 tetor 2026
  • Zgjedhjet në Izrael, të dhënat e para flasin për rezultat të ngushtë pa fitues të qartë
  • Lehtëson apo shtrenjton?

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on ​I mungonte vetëm lufta fetare, Kryeministri përditëson “listën e zezë” të atyre që duan t’i marrin qeverinë
  2. Nalu on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë
  3. Ana on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë
  4. nastradini on Lehtëson apo shtrenjton?
  5. Adri on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?