Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sulmi pranë Ambasadës izraelite, policia serbe ekzekuton një person
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Sulmi pranë Ambasadës izraelite, policia serbe ekzekuton një person
AktualitetBote

Sulmi pranë Ambasadës izraelite, policia serbe ekzekuton një person

Published: August 18, 2024
Shpërndaje

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç, tha se një natë më parë në fshatin Hotkovo, afër Novi Pazarit, Sedan Ramoviç-Becan është “likuiduar”. Sipas njoftimit, ai i kishte rezistuar arrestimit.

“Ramoviç refuzoi të dorëzohej dhe qëlloi dy-tre plumba drejt policisë gjatë operacionit të arrestimit”, tha Daçiç, sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme të Serbisë.

Në njoftim u tha se Daçiç deklaroi se Ramoviç nuk ishte arrestuar në shtëpinë e tij në Hotkovo, por në një shtëpi aty pranë që i përkiste kunatit të tij, Aldin Birçoviç nga Novi Pazari, i cili aktualisht është duke vuajtur dënim në një burg në Nish.

- Publicitet -
Ai shtoi se Ramoviç po ashtu i kishte rezistuar policisë gjatë kontrolleve të kryera më herët. Ministria e Brendshme serbe tha se Ramoviç ishte në arrati pas sulmit, që Serbia e cilëson terrorist, pranë Ambasadës izraelite në Beograd në qershor dhe madje në një kohë, ai ishte fshehur edhe në Kosovë.

“Ky veprim është në vazhdën e veprimeve të kryera pas aktit terrorist pranë Ambasadës izraelite në Beograd”, tha Daçiç.

Ai shtoi se aksioni për arrestimin e Ramoviqit, që rezultoi me vrasjen e tij, u krye në koordinim me Agjencinë për Siguri dhe Informacion (BIA), me MPB-në serbe dhe me Zyrën e Prokurorit të Lartë në Novi Pazar. Më herët, autoritetet serbe thanë se Ramoviç ishte qiradhënësi i Millosh Zhujoviç, i cili më 29 qershor plagosi me shigjetë një polic që po ruante ndërtesën e Ambasadës izraelite. Roja ishte kundërpërgjigjur duke e vrarë sulmuesin.

Senad Ramoviç më herët kishte vuajtur një dënim në burgjet serbe prej 13 vjetësh e gjysmë burgim nën akuza për terrorizëm. Ai ishte arrestuar më 2007, pas një përleshjeje të armatosur me policinë në një fshat afër Novi Pazarit, kur 14 nga bashkëpunëtorët e tij ishin arrestuar po ashtu.

Në korrik të vitit 2009, Këshilli Gjyqësor i departamentit të posaçëm të Gjykatës së Qarkut të Beogradit dënoi 12 të pandehur nga ky grup me më shumë se 60 vjet burgim, në lidhje me vepra terroriste dhe për planifikimin e vrasjes të myftiut të atëhershëm të bashkësisë islame të Serbisë, Muamer Zukorliç.

Në vendimin e gjykatës ishte thënë se të dënuarit kishin planifikuar sulme ndaj një xhamie dhe një stacioni policor në Novi Pazar. Autoritetet po ashtu kishin thënë se ata kishin fshehur armë, ushqime dhe ilaçe në malin Ninaji, afër Novi Pazarit dhe kishin kryer trajnime edhe me antitanke. Në vendim ishte thënë se të pandehurit kishin planifikuar të kryenin sulme terroriste në fund të vitit 2007 dhe në fillim të vitit 2008, me qëllim që të nxisnin frikë dhe pasiguri në mesin e qytetarëve.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • STUDIMI: Rendi i lindjes së fëmijëve ka ndikim në 150 sëmundje
  • Nismë për referendum, kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura
  • Situata e zjarreve në vend: 23 vatra në 24 orët e fundit, 2 mbeten në monitorim
  • Sherr mes të burgosurve në burgun e Fierit, plagosen dy të dënuar në dhomën e ajrimit
  • Kurti pas incidentit në Kuvend: Nëse gjuajtja me vezë është çmimi që duhet të paguaj për marrëveshjen, jam i lumtur ta bëj

Komentet e Fundit

  1. xxx on Kur propaganda kthehet në boomerang: Mësimet nga disfata e Orban-it në Hungari
  2. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump
  3. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump
  4. ¿? on Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  5. ¿? on Objekte misterioze fluturojnë me shpejtësi mbi lagje të banuara, Pentagoni publikon dosje të reja mbi UFO-t

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?