Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sulmi terrorist në Pakistan, shkon në 88 numri i viktimave
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Sulmi terrorist në Pakistan, shkon në 88 numri i viktimave
AktualitetBote

Sulmi terrorist në Pakistan, shkon në 88 numri i viktimave

Published: January 31, 2023
Shpërndaje

Numri i të vdekurve nga sulmi terrorist në një xhami në Pakistanin veriperëndimor ka shkuar në 88 dhe pritet të rritet akoma më shumë. Mohammad Asim Khan, zëdhënës nga Spitali Lady Reading në qytetin e Peshawarit, konfirmoi numrin e viktimave dhe tha se rreth 50 të plagosur po trajtoheshin nga mjekët.

Ndërkohë, numri i të zhdukurve nuk është përcaktuar ende. Punonjësit vijojnë të kërkojnë në rrënojat e xhamisë që u shkatërrua një ditë më parë.

Një zyrtar i lartë i policisë tha se kishte frikë se numri i të vdekurve do të rritej pasi ka ende besimtarë të pagjetur dhe trupa të paidentifikuar. Një tjetër zyrtar i lartë i sigurisë, Zëvendës Komisioneri Shafiullah Khan, tha se dy të mbijetuar u gjetën në rrënoja.

- Publicitet -

“Jam këtu në vendin e shpërthimit dhe po mbikëqyr operacionin e kërkim-shpëtimit. Rrënojat po hiqen dhe ne sapo nxorrëm dy të mbijetuar”, tha Khan për televizionin shtetëror pakistanez.

Kryeministri Shahbaz Sharif ka dënuar sulmin në xhaminë në Peshavar. Ish-kryeministri Imran Khan, udhëheqësi kryesor i opozitës në Pakistan, denoncoi gjithashtu shpërthimin, duke e quajtur atë një “sulm vetëvrasës terrorist”. Xhamia frekuentohej nga zyrtarë të sigurisë dhe të qeverisë. Askush nuk mori menjëherë përgjegjësinë për shpërthimin vdekjeprurës.

Provinca pakistaneze kufizohet me Afganistanin dhe ka përjetuar sulme të përsëritura terroriste në muajt e fundit. Përgjegjësinë për shumicën e sulmeve në të kaluarën e ka marrë organizata e paligjshme “Tehrik-i-Taliban Pakistani”, e njohur si Talebanët e Pakastianit. Por këtë herë, organizata pretendon se nuk është përgjegjëse për sulmin vdekjeprurës.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nën hijen e ullinjve shekullorë, një mbrëmje shqiptare në një nga peizazhet më mbresëlënëse të jugut
  • Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  • Tani i Madh, Topi i Madh
  • Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  • Del njoftimi zyrtar i SPAK: Për çfarë akuzohen drejtuesja e SHISH dhe ish-kreu i Policisë së Shtetit

Komentet e Fundit

  1. Si arritëm deri këtu? on Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  2. Miri on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  3. Anonymous on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  4. Flamingo on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  5. Patriot on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?