Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Superjahti 1 miliardë dollarësh, ka vendparkim për avionë dhe nëndetëse
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Superjahti 1 miliardë dollarësh, ka vendparkim për avionë dhe nëndetëse
AktualitetBote

Superjahti 1 miliardë dollarësh, ka vendparkim për avionë dhe nëndetëse

Published: February 20, 2023
Shpërndaje

Blerja e një jahti luksoz konsiderohet si një prej lukseve më të mëdha që një milioner mund t’i lejojë vetes. Por kur bëhet fjalë për të pasur një aeroplanmbajtëse personale, gjërat ndërlikohen dhe etiketimi duhet të jetë “miliarder”, jo “milioner”.

Sepse projekti më i fundit i projektuesit të jahteve Steve Kozloff është pikërisht një mjet gjigant lundrimi, që njëkohësisht të lejon të “marrësh me vete” avionin dhe nëndetësen personale.

Projekti parashikon një mjet 215 metra të gjatë, i cili pavarësisht se do të jetë i “zhytur” në luks, do të shërbejë për operacione të vështira kërkim-shpëtimi në detet më të vështirë. Pjesa më e madhe e jahtit është parashikuar të mbushet me pajisje për studime oqeanografike dhe kërkime mjekësore.

- Publicitet -

Një tjetër hapësirë është menduar për t’iu rezervuar ruajtjes së dy helikopterëve Sikorsky S-92, helikopterë të tjerë më të vegjël dhe një avion VTOL të dizajnuar po nga Kozloff, i cili shërben për të transportuar personelin në anije. Një tjetër hangar është ndarë për të mbajtur avionë uji të vegjël Cessna Caravan. Jahti, i pagëzuar “G-Quest” gjithashtu ka vend edhe për 6 “fluturuese” me motor elektrik, një nëndetëse kërkimore U-Worx, dy makina SUV dhe 3 jetski Taiga Orcas.

Përtej mjeteve që sigurojnë udhëtim përmes detit, ajrit dhe tokës, jahti është i pajisur me të gjitha lukset e mundshme akomoduese, përfshi një laborator oqeanografik, një laborator mjekësor, një qendër zhytjeje, një qendër radiografish dhe skanimi, sallë operacionesh, stomatologjie dhe 20 shtretër spitali. Në jaht është ndërtuar edhe një suitë rreth 280 metra katrorë, një spa dhe një pishinë, një fushë basketbolli, një sallë e madhe ngrënieje dhe një bar për të kaluar orë relaksi.

Në jaht mund të qëndrojnë vetëm 26 të ftuar, por 150 pjesëtarë ekuipazhi, mes të cilëve mjekë, shkencëtarë, pilotë, infermierë, inxhinierë, të cilët do të kenë dhomat e tyre të posaçme.

Si çdo projekt i së ardhmes, edhe motorët e këtij përbindëshi të mirë të deteve, do të punojnë falë baterive ose “energjisë së rinovueshme”, me hidrogjen ose metanol.

Për ndërtimin e këtij jahti është parashikuar një investim kolosal, mbi 1 miliardë dollarë, çka mund të jetë pengesa e vetmja për ta bërë ëndrrën realitet.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kriza e mbeturinave rëndon Prishtinën dhe ambiciet politike të kryetarit të saj
  • Akti normativ kundër protestave, shoqëria civile: Cenon të drejtat dhe liritë
  • KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë, po ku do t’i gjejë ata?
  • Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  • ​Tre skenarët e mundshëm: Si pritet të zbërthehen rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit në Shtetet e Bashkuara

Komentet e Fundit

  1. Niku on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  2. . on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  3. Roni on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  4. Dudumi on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  5. vlonjati on Kutia e Pandorës që zbardhi një skemë të gjerë korrupsioni dhe pastrimi parash, në qendër të së cilës ndodhet ish-zëvendës kryeministrja e vendit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?