Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Superleku, i dëmshëm, apo edhe pozitiv? Çfarë ndodh me kreditë, depozitat, inflacionin (kush është fituesja e madhe e situatës)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Superleku, i dëmshëm, apo edhe pozitiv? Çfarë ndodh me kreditë, depozitat, inflacionin (kush është fituesja e madhe e situatës)
EkonomiKryesore

Superleku, i dëmshëm, apo edhe pozitiv? Çfarë ndodh me kreditë, depozitat, inflacionin (kush është fituesja e madhe e situatës)

Published: June 8, 2023
Shpërndaje

Nënçmimi rekord i euros në tregun financiar shqiptar, fenomen që ka vënë në vështirësi eksportuesit e disa segmente prodhuesish, ka nxitur një debat të nxehtë, që fokusohet në masë të madhe te efektet negative të një leku kaq të fortë, duke lënë jashtë diskutimit efektet pozitive.

Por cilët janë praktikisht efektet pozitive dhe negative të nënçmimit të euros, apo cilët janë humbësit dhe fituesit?

Sigurisht që humbësit e mëdhenj janê ata që kanë nënshkruar kontrata të shtrira në kohë me blerësit evropianë. Thjesht duke ju referuar të dhënave zyrtare, bie në sy se vetëm gjatë muajit prill importuesit e prodhuesit kanë humur rreth 80 milionë euro nga zhvleftësimi i kësaj të fundit.

- Publicitet -

Një tjetër sektor që ka shprehur shqetësime, është turizmi, por ai e ka shumë më të lehtë se eksportuesit e prodhuesit t’i axhustojë çmimet me kushtet aktuale.

Rënia e fuqisë konsumatore për disa kategori që të ardhurat i kanë në euro, sepse me të njëjtën sasi eurosh do të mund të blejnë më pak lek.

Zhvlerësimi i kursimeve në euro, është një problem tjetër i dukshëm, duke parë se ato do të humbisnin ndjeshëm nga konvertimi në lek, ndërkohë që këto depozita, kanë edhe norma më të ulëta interesash nga bankat.

Ndërkohë që problem shumë më i mprehtë janë qytetarët e varur nga remitancat. Nga emigracioni hyjnë ço vit një total remitancash në vlerat 700-800 milionë euro. Këto të ardhura thelbësore për shumë familje shqiptare vuajnë shumë këtë zhvleftësim, pasi me të njëjtën sasi eurosh të marra nga familjarët jashtë kufijve blihen më pak mallra e shërbime, por gjithashtu humbasin edhe kur i depozitojnë në banka.

Por, cilat janë efektet positive?

Shqipëria ju gëzua një norme inflacioni më të ulët se mesatarja e rajonit a më gjerë. Sipas Bankës Qendrore, një normë kaq e ulët inflacioni i detyrohet në masë të madhe mbiçmimit të lekut ndaj monedhës së përbashkët evropiane.

Në këtë kontekst, qytetarët që i kanë të ardhurat në lek mund të përfitojnë nga ulja e çmimit të mallrave të importit, pavarësisht se kjo gjë nuk është reflektuar në masë te konsumatorët, ndërkohë që ka filluar të aplikohet disi nga njësitë e mëdha të tregtisë me pakicë.

Përfitues të drejtpërdrejtë janë edhe bizneset importuese, të cilat mund të blejnë më lirë mallrat në vendet e Bashkimit Evropian.

Individët që kanë të ardhura në lek dhe kanë marrë një kredi në euro janë fituesit e mëdhenj, pasi paguajnë këste më të vogla. Me një vlerë më të ulët lekësh, ata mund të blejnë më shumë euro.

Turistët shqiptarë që do vendosin të pushojnë jashtë kufijve kanë aktualisht shansin t’i gëzohen çmimeve më të ulëta, ndërkohë që përfitues janë edhe personat që marrin shërbimet shëndetësore në Euro, ashtu si dhe të rinjtë që studiojnë jashtë kufijve e që pagesat i bëjnë në monedhën e përbashkët evropiane.

Gjithashtu individët që kanë pasur dëshirë të udhëtojnë si turistë në vendet e Europës, tashmë kanë mundësinë më të mirë për ta bërë, pasi një biletë ose një rezervim në euro mund të sigurohet duke shpenzuar më pak lekë (këtu janë përfshirë ata individë që të ardhurat e tyre janë në lek)

Për sa i përket bizneseve ndikon pozitivisht te importet që kryen në euro pasi ato bëhen më të lira. Importet janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë, pasi përbëjnë pjesën më të madhe të bilancit të pagesave.

Një gjë mund të thuhet me siguri: Qeveria është fituesja e madhe e nënçmimit kaq të fortë të euros. Për vitin 2022, borxhi publik ra në shifra drastike, sa 64% e PBB, dhe një pjesë e mirë e kësaj rënieje i detyrohet pikërisht uljes së kostove të shërbimit të borxhit.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protestuesit tentojnë të bllokojnë hyrjen e Kuvendit, përplasje fizike me policinë, ndërhyn FNSH
  • Tensione jashtë Kuvendit: Opozitë e shitur! Incident me Tërmet Peçin, e ndjekin nga pas: Hajdut! Godasin me vezë makinat e deputetëve (VIDEO)
  • INVESTIGIM | “Harta e Kuqe” që fshin një fshat: Si po mbytet turizmi familjar i Manastirit nën vilat e “Investitorëve Strategjikë”
  • Protestuesit rrethojnë socialistin Tërmet Peçi: Hajdut, analfabet!
  • Presidenti dekreton ligjin për amnistinë penale, 466 persona pritet të lirohen nga burgu

Komentet e Fundit

  1. K R on Eurodeputetë të tjerë i bashkohen protestës në Ditën 30
  2. K R on Tensione jashtë Kuvendit: Opozitë e shitur! Incident me Tërmet Peçin, e ndjekin nga pas: Hajdut! Godasin me vezë makinat e deputetëve (VIDEO)
  3. K R on INVESTIGIM | “Harta e Kuqe” që fshin një fshat: Si po mbytet turizmi familjar i Manastirit nën vilat e “Investitorëve Strategjikë”
  4. Saranda on INVESTIGIM | “Harta e Kuqe” që fshin një fshat: Si po mbytet turizmi familjar i Manastirit nën vilat e “Investitorëve Strategjikë”
  5. Anna Anna on Ndërrojnë jetë brenda pak orësh dy punonjës të IEVP “Jordan Misja”, reagon Drejtoria e Burgjeve

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?