Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Takimi i parë që prej janarit, kryediplomatët e G-20 takohen këtë javë në Indonezi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Takimi i parë që prej janarit, kryediplomatët e G-20 takohen këtë javë në Indonezi
AktualitetBote

Takimi i parë që prej janarit, kryediplomatët e G-20 takohen këtë javë në Indonezi

Published: July 6, 2022
Shpërndaje

Agresionin rus në Ukrainë dhe ndikimet tek siguria globale energjetike dhe ushqimore do të jetë në qendër të takimit të ministrave të jashtëm nga vendet më të mëdha të botës, që zhvillohet këtë javë në Indonezi. Por në vend që të ofrojnë unitet, bisedimet mund të thellojnë ndarjet mbi konfliktin në Ukrainë.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov dhe Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi do të marrin pjesë në takimin e Balit. Kjo do të jetë hera e parë që kryediplomatët Blinken dhe Lavrov do të jenë në të njëjtën sallë që nga muaji janar.

Ukraina do të dominojë diskutimet ndërsa ministrat e jashtëm nga 20 vendet më të pasura të botës takohen këtë javë në Bali të Indonezisë, në prag të takimit të nivelit të lartë të G-20 në muajin nëntor. Por kryediplomati amerikan nuk ka në plan të bisedojë me homologun rus për të negociuar dhënien fund të konfliktit në Ukrainë.

- Publicitet -

“Nuk mund të jap detaje, por sigurisht nuk pres ndonjë takim mes Sekretarit Blinken dhe zotit Lavrorv”, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price.

Kremlini ka njoftuar se presidenti rus Vladimir Putin do të marrë pjesë në takimin e nëntorit, të organizuar nga Indonezia. Edhe udhëheqësit e G-7 kanë njoftuar pjesëmarrjen.

Zëri i Amerikës pyeti Shtëpinë e Bardhë, nëse një zgjidhje e negociuar do të ishte e mundur deri në nëntor.

“Ajo që kemi vënë re nga Presidenti Putin është se ai nuk e ka mendjen, ose nuk ka dëshirë për të negociuar. Qasja jonë nuk ka ndryshuar. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën, do të vazhdojmë të ndihmojmë Ukrainën të luftojë për demokracinë dhe integritetin e saj territorial”, tha Karine Jean-Pierre, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë.

Rusia vazhdon të mbrojë qëndrimin e saj.

“Operacioni ushtarak special do të vazhdojë deri në përfundimin e detyrave të vendosura nga komandanti i përgjithshëm suprem”, tha Sergei Shoigu, Ministri i Mbrojtjes ruse.

Ukraina vazhdon të qëndrojë e palëkundur.

“Nuk kemi alternativë tjetër – ka të bëjë me pavarësinë tonë, për të ardhmen dhe fatin e mbarë kombit ukrainas”, tha Presidenti Volodymyr Zelenskyy.

Kjo vendosmëri, thotë analisti Mark Cancian, parasheh një konflikt të gjatë. Është më e ndërlikuar, thotë ai, pasi Rusia ka diçka që i intereson Uashingtonit. Autoritetet ruse kanë katër muaj që kanë ndaluar lojtaren amerikane të basketbollit Brittney Griner nën akuza për drogë. Shtetet e Bashkuara thonë se ajo është ndaluar gabimisht.

“Gjithmonë ka shtetas amerikanë që mbahen nga qeveritë e huaja. Shumica e tyre nuk tërheqin shumë vëmendje, sepse janë shkelje rutinë të ligjeve lokale. Disa prej tyre tërheqin vëmendje të madhe, sikurse basketbollistja Griner. Përfundimisht do të ketë marrëveshje. Shtimi i vëmendjes rrit edhe çmimin. Me fjalë të tjera, Rusia do të përfitojë më shumë në këmbim të lirimit të saj”, thotë për Zërin e Amerikës analisti Mark Cancian, me Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Pas katër muaj luftimesh, dhjetëra mijëra jetëve të humbura, miliona civilëve të zhvendosur, disa takimeve të niveleve të larta dhe diplomacisë së vazhdueshme, konflikti në Ukrainë tregon një të vërtetë themelore: lufta është e vështirë, por arritja e paqes mund të jetë akoma më e vështirë. / VOA

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Dy ballista…”, Rama poston videon e debatit me Shehaj dhe Kaprin
  • Padia kundër Ols Dados, zhvillohet sot seanca e Veliajt në Administrative
  • Dështojnë bisedimet SHBA-Iran në Zvicër, Teherani tërhiqet në minutën e fundit
  • Çmimet në bursë kanë rënë, qeveria shfuqizon Bordin e Transparencës për karburantet
  • Horoskopi 19 Qershor 2026, çfarë parashikojnë yjet për të gjitha shenjat

Komentet e Fundit

  1. Fatmir on Largimi i Arlinda Pogajt, Jonaid Myzyri emërohet në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara
  2. Anonymous on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Një vlonjat në Londër on Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut
  4. Na ruajt zoti on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  5. Km on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?