Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Takimi me liderët e Ballkanit Perëndimor, Von der Leyen: Të gjashtë shtetet e kanë vendin në Evropë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Takimi me liderët e Ballkanit Perëndimor, Von der Leyen: Të gjashtë shtetet e kanë vendin në Evropë
AktualitetBote

Takimi me liderët e Ballkanit Perëndimor, Von der Leyen: Të gjashtë shtetet e kanë vendin në Evropë

Published: 19 Shtator, 2024
Shpërndaje

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u takua në Bruksel me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor për një drekë pune, me të cilët diskutoi për zgjerimin dhe për një plan ekonomik kushtuar atyre. Në një shkrim në X pas takimit, Von der Leyen tha se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë vendin në Bashkim Evropian.

“Sot i prita liderët e gjashtë partnerëve nga Ballkani Perëndimor. Që të gjitha gjashtë vendet e kanë vendin në Evropë. Pikërisht për këtë jemi duke punuar. Njëkohësisht, ne jemi duke i sjell ekonomitë dhe tregjet e tyre më afër tonave me Planin tonë të Rritjes prej 6 miliardë eurosh për rajonin”, shkroi ajo.

Në drekën e punës morën pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Borjana Krishto, kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

- Publicitet -

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se bëri thirrje që të trajtohet aplikimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe Kosovës t’i jepet pyetësori dhe statusi i vendit kandidat për anëtarësim.

Kosova aplikoi për anëtarësim në BE më 15 dhjetor të vitit 2022, dhe tani ajo mbetet vendi i vetëm në rajon që nuk ka statusin e vendit kandidat.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se gjatë drekës u bisedua për planet e Komisionit të ri Evropian dhe për iniciativat strategjike, korridoret e gjelbra dhe rrugën evropiane.

Sipas tij, presidentja Von der Leyen kishte një qëndrim pozitiv ndaj zgjerimit. Në drekën e punës u diskutuan mbi agjendën reformuese që të gjitha vendet, përveç Bosnje e Hercegovinës, e dorëzuan me kohë në Bruksel.

Bëhet fjalë për reformat që lidhen, ndër të tjera, me sundimin e ligjit, demokracinë, reformat institucionale, parandalimin e korrupsionit dhe konflikteve të interesit, si dhe ndërmarrjen e hapave të nevojshëm për të siguruar që fondet të mos keqpërdoren.

Për të marrë fondet financiare nga Plani i Rritjes, çdo shtet nga Ballkani Perëndimor ishte i obliguar të dërgonte agjendën reformuese. Kurti u shpreh se Kosova ka qenë një ndër vendet e para që ka dorëzuar Agjendën e Reformave, duke treguar kështu përkushtimin e saj për Planin e Rritjes.

Vuçiç tha se Serbia së shpejti do të marrë këstin e parë prej 112 milionë eurosh nga Plani i Rritjes. Vuçiç shtoi se, sa i përket kushteve “të gjithë kriteret nga agjenda reformuese, nga ndihma shtetërore, tenderët publikë, të gjitha i kemi përmbushur dhe i kemi nënshkruar”.

“Mendoj se vetëm një vend nuk ka ardhur me kriteret themelore të përmbushura. Një i tillë nuk do të mund të dëmtojë përparimin e të tjerëve, ky është një parim i mirë”, tha Vuçiç.

Radio Evropa e Lirë mësoi se dokumenti mbi Planin e Rritjes që Bosnja e Hercegovina i dorëzoi Brukselit nuk plotëson kriteret për të qenë i pranueshëm për Komisionin Evropian (KE). Siç merret vesh, Bosnja e Hercegovina ka dërguar një dokument të paplotë që nuk reflekton të gjitha rekomandimet e KE-së.

Bosnja dhe Hercegovina ka humbur kështu afatin për të dërguar në kohë agjendën reformuese që është e nevojshme për të marrë fonde financiare nga Plani i Rritjes për rajonin.

Von der Leyen me këtë takim po ashtu dëshmoi se edhe në mandatin e ri do t’i kushtojë kujdes të veçantë këtij rajoni dhe në përgjithësi procesit të zgjerimit të BE-së. Sipas një përllogaritje jozyrtare, Kosova do të mund të përfitojë mbi 880 milionë euro nga ky Plan i Rritjes.

Për Kosovën dhe për Serbinë, përveç kritereve të përgjithshme që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, kusht për të përfituar nga ky Plan i Rritjes është edhe angazhimi konstruktiv në procesin e normalizimit të raporteve mes tyre, që përfshin edhe zbatimin e të gjitha obligimeve nga procesi i dialogut të lehtësuar nga BE-ja./REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kronikë Shkodër/ Kapiteni i anijes turistike të Bashkisë bën heroizëm, shpëton dy turistët e huaj dhe mbytet vetë në liqen! Kërkime për gjetjen e trupit
  • Pas Vlorës, Rama kërkon dorëheqjen e drejtorëve në Bashkinë e Fierit
  • E rëndë në Shkodër, mbytet kapiteni i anijes turistike, po tentonte të shpëtonte dy turistë
  • “Ajo që ndodhi në Theth, shqetësuese”, Rama për lirimin e hapësirave publike në vend: Jo më zaptime!
  • Gjykata e Lartë lë në burg Veliajn, rrëzon rekursin e kryebashkiakut të Tiranës

Komentet e Fundit

  1. Detari në E rëndë në Shkodër, mbytet kapiteni i anijes turistike, po tentonte të shpëtonte dy turistë
  2. TRENI në Gjykata e Lartë lë në burg Veliajn, rrëzon rekursin e kryebashkiakut të Tiranës
  3. Ethem Lalaj në Gjykata e Lartë lë në burg Veliajn, rrëzon rekursin e kryebashkiakut të Tiranës
  4. Gjek në Sa shpenzojnë turistët europianë në një natë, në Shqipëri vijnë më “koprracët”
  5. Psikiatri në VIDEO: “O Edi”, e moshuara përplaset me truprojat e Ramës, kryeministri: Ça ke që bërtet!
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?