Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Takimi në Bruksel pa rezultat, Kurti publikon versionin e tij për Asociacionin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Takimi në Bruksel pa rezultat, Kurti publikon versionin e tij për Asociacionin
KosovëKryesore

Takimi në Bruksel pa rezultat, Kurti publikon versionin e tij për Asociacionin

Published: May 3, 2023
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar mbrëmë pas mesnatës vizionin e tij për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Pas takimit të 2 majit në Bruksel, Kurti tha se draft-statuti i ekipit menaxhues, anëtare e të cilit është një deputete serbe, mbetet i papranueshëm për Kosovën.

Kurti tha se ky ekip tashmë është dekomisionuar.

- Publicitet -

“Një draft-statut i tillë çfarë lexuam është fundamentalisht i papranueshëm me kushtetutën e Kosovës, ligjshmërinë dhe të drejtat në Kosovë. Përkundër kësaj ne jemi të interesuar të gjejmë zgjidhje dhe përkitazi me këtë unë kam prezantuar një draft-vizion se çfarë do të ishte korniza që rregullon të drejtat e pakicave në Kosovë”, tha Kurti në Twitter, ku edhe ka publikuar draft-vizionin e tij që e paraqiti në takimin me Vuçiçin e Borrell.

Today the Management Team presented an “ASMM” draft statute. They are now decommissioned. I fundamentally disagree with the draft. It represents the desire for a Republika Srpska in Kosova.
Here’s the vision I presented today for implementation of Art. 7 of the Basic Agreement. pic.twitter.com/11kLztgxfF

— Albin Kurti (@albinkurti) May 2, 2023

Në tri pikat e para propozimi tregon për të drejtat që duhet t`i gëzon komuniteti serb.

Kurse, në piken 5 dhe 6 flitet për komunikimin e Asociacionit me Qeverinë e Kosovës dhe mekanizmat tjerë.

“Do të parashikohet një kanal i drejtpërdrejtë komunikimi me Qeverinë e Republikës së Kosovës, mes të tjerash, përmes pjesëmarrjes në Këshillin Konsultativ për Komunitete”, thuhet në piken 4 të propozimit.

Në piken vijuese tregohet se ky mekanizëm mund të financohet edhe nga Serbia, duke i respektuar disa procedura.

“Do të ofrojë mundësi për t’u financuar nga buxheti i Kosovës, organizatave ndërkombëtare, institucione dhe donacione të vendeve të treta, duke përfshirë Serbinë, të cilat duhet të dërgohen të gjitha përmes procedurave dhe rregullave të Ministrisë së Financave të Kosovës”, thuhet në pikën 5 të propozimit.

Në pikën 6 thuhet se Asociacioni do të parashikojë mundësinë e bashkëpunimit me të gjitha institucionet, përfshirë komunat, për qëllime të mbështetjes së punës dhe misionit të tyre për anëtarët e saj.

“Do të njohë plotësisht karakteristikat kushtetuese të Republikës së Kosovës siç janë respektimi i pavarësisë, uniteti i sistemit institucional, integriteti territorial i Republikës dhe do të kontribuojë në realizimin e plotë të saj në praktikë. Do të përdorë ligjet aktuale për të ofruar mundësinë e ushtrimit të disa shërbimeve jofitimprurëse përmes krijimit të shoqatave në fushën e kulturës, artit, shkencës dhe arsimit, si dhe shoqata të studiuesve dhe të tjera për shprehjen, nxitjen dhe zhvillimin e identiteti serb”, thuhet në pikën 7 dhe 8 të propozimit.

Në pikën e parafundit thuhet se ai do të parashikojë procedurën e regjistrimit në organin qeveritar të Kosovës, përgjegjës për administratën e përgjithshme dhe procedurat për pajtueshmëri me ligjin e Kosovës në fuqi.

“Do të sigurojë dhe promovojë respektimin e pluralizmit politik, lirinë e fjalës, lirinë e asociimit dhe të drejtën për të mbrojtur lirisht identitetin politik dhe fetar të serbëve në Kosovë”, thuhet në pikën e fundit të propozimit.

Në fund të tekstit, kërkohet vullneti i të dy vendeve për të treguan përkushtimin e tyre për respektimin e të drejtave të komuniteteve të tyre.

“Së fundi, si një angazhim modest shoqërues që mbështetet në frymën e natyrshme liberale të Marrëveshjes Themelore, e cila, në preambulën e saj nënvizon se “mbrojtja e pakicave kombëtare është kusht themelor për paqen”, ky projekt duhet të mishërojë vendosmërinë e përbashkët të Kosovës dhe Serbisë për të qëndruar të sinqertë dhe të përkushtuar për të siguruar që komunitetet e tyre të afërme jo-shumicë të jetojnë sipas të njëjtave standarde të mbrojtjes së të drejtave të njeriut të zakonshme midis shoqërive demokratike dhe kohezive që nuk lënë askënd pas”, është thënë në propozimin e kryeministrit Kurti.

j.l./ dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat
  • Çfarë do diskutojë Rama të shtunën me Grupin e PS
  • Tragjedi në plazhin e Tales, po laheshin në det, mbyten dy vajza të mitura
  • Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  3. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  4. Tártari on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  5. Kafshën time ma Përgojoni on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?