Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tarifa dhe afatet për vërtetimin e njohjes së titujve akademikë të fituar jashtë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Tarifa dhe afatet për vërtetimin e njohjes së titujve akademikë të fituar jashtë
AktualitetShoqëri

Tarifa dhe afatet për vërtetimin e njohjes së titujve akademikë të fituar jashtë

Published: December 1, 2022
Shpërndaje

Nëse aplikimi do të jetë i rregullt, çdo qytetar që kërkon të njohë titujt akademikë të fituar jashtë vendit, do të mund të marrë vërtetimin përkatës, brenda një periudhe kohore prej 45 ditësh. Kaq është edhe afati i vendosur nga autoritetet e dikasterit të Arsimit për shqyrtimin dhe konfirmimin e vlefshmërisë së titujve akademikë që janë fituar jashtë vendit. Ndërkohë që tarifa që do të duhet të shlyeni për të siguruar këtë vërtetim është në masën e 5,000 lekëve.  Periudha e vlefshmërisë së marrjes së këtij vërtetimi do të jetë pa afat të caktuar.

E gjithë procedura për njohjen e titujve akademikë të fituar jashtë do të mund të kryhet vetëm online nëpërmjet portalit qeveritar “e-albania”. Çdo kandidat i interesuar për të marrë këtë lloj vërtetimi, duhet që të hyjë në portalin qeveritar për të plotësuar formularin e aplikimit sipas modelit të përcaktuar. Pas plotësimit të saktë të dhënave të kërkuara në këtë formular, aplikimit online duhet t’i bashkëngjitet edhe dosja e dokumenteve të kërkuara, të cilën e gjeni të detajuar në vijim të shkrimit. Për të mos vonuar në kohë shqyrtimin e aplikimit për shkak të rikthimit të dosjes për mangësi, duhet të bëni kujdes në lidhje me kushtin e përcaktuar për dorëzimin e dokumenteve që kërkohen për njohjen e titujve akademikë të fituara jashtë vendit. Kështu, sipas procedurës së përcaktuar, aplikanti, pasi ka përfunduar aplikimin online në portalin “e-albania”, do të duhet të dërgojë edhe në rrugë postare (format hard-copy), dokumentin e fitimit të titullit akademik, të njësuar me origjinalin dhe të përkthyer në gjuhën shqipe nga përkthyes të licencuar në Republikën e Shqipërisë apo nga përkthyes të licencuar në vendin e origjinës dhe vula, së bashku me të gjitha dokumentet e tjera. Nëse kjo dosje nuk dorëzohet edhe fizikisht në rrugë postare, aplikimi juaj nuk do të merret në shqyrtim.

Do të jenë nëpunësit  përgjegjës të dikasterit përkatës të arsimit që do të kryejnë nëpërmjet komunikimeve elektronike, apo shkresore verifikimin e autenticitetit të dokumentit të fitimit të titullit akademik sipas përcaktimeve të udhëzimit në fuqi. Ndërkohë që këta punonjës mund të kërkojnë dhe informacion të mëtejshëm nëse konsiderohet e nevojshme për vlerësimin objektiv për njohjen e titullit akademik të paraqitur nga kandidati aplikues. Për të vlerësuar vërtetësinë e këtyre titujve do të kërkohet informacion edhe pranë qendrave të rrjetit evropian të informimit dhe njohjes së diplomave (Enis-Naric), apo ministrisë përgjegjëse mbi statusin e institucioneve të arsimit të lartë, vlerën e titujve, kategorizimin e tyre në vendin e origjinës, si dhe informacion tjetër shtesë në funksion të vlerësimit objektiv nga ana e komisioneve përkatës. Materialet shkresore ose të printuara për të gjitha verifikimet e kryera, depozitohen më pas në dosjen e aplikantit.

- Publicitet -

Me përfundimin e të gjitha këtyre verifikimeve, sipas rastit do të merret edhe vendimi për lëhsimin e vërtetimit të njohjes. Në këto kushte, komisioni përkatës vlerëson dhe njeh, në bazë të vlerës së titullit në rang kombëtar në vendin e origjinës, si dhe sistemit të kategorizimit të titujve, sipas parimeve dhe standardeve ndërkombëtare të njohjes së kualifikimeve, përcaktuar në dokumentet, marrëveshjet dhe konventat ndërkombëtare, në të cilat përfshihet vendi ynë, duke respektuar dhe parashikimet e kuadrit ligjor në fuqi në Republikën e Shqipërisë.

Komisioni p merr vendimin për njohje ose mund të vendosë t’ia kthejë dosjen sektorit, për plotësime të nevojshme në dokumentacion, sipas udhëzimit përkatës të mirtauar më herët nga dikasteri i Arsimit. Sektori në bazë të vendimit të Komisionit përgatit vërtetimin e njohjes, për çdo aplikant. Në rastet e mosnjohjes së titullit, sektori përgatit përgjigjen përkatëse për aplikantin.

Dokumentet që duhet të ngarkohen online dhe të dorëzohen me postë në MAS

  • Dokumenti i fitimit të titullit akademik,kopje e njësuar me origjinalin si dhe e përkthyer në gjuhën shqipe nga përkthyes të licencuar në Republikën e Shqipërisë, apo nga përkthyes të licencuar në vendin e origjinës.
  • Diploma e studimeve pararendëse universitare dhe/ose vërtetimi i njësimit të diplomës i lëshuar nga institucioni përgjegjës.
  • Vërtetimin e regjistrimit të titullit akademik në database në zbatim të kuadrit ligjor të vendit përkatës.
  • Curriculum Vitae.
  • Fotokopja e kartës së identitetit apo pasaportës (për shtetasit e huaj).
  • Deklarata/skeda e nënshkruar në të cilin të jepet informacion për: eksperiencën akademike në mësimdhënie, aktivitetin shkencor–lista e artikujve/botimeve shkencore, pjesëmarrje në simpoziume, konferenca, kongrese shkencore të shoqëruar me titujt e materialeve të paraqitura, botime të punimeve shkencore në organe shkencore ndërkombëtare, si dhe informacioni i parashikuar në këtë skedë duhet të shoqërohet me dokumentacion provues përkatës.
  • Mandatpagesa e tarifës së aplikimit prej 5 mijë lekësh e derdhur në një nga bankat e nivelit të dytë.
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?