Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tarifat e Trump ndaj Kosovës, Osmani i kërkon Qeverisë të pezullojë taksën për importet nga SHBA
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Tarifat e Trump ndaj Kosovës, Osmani i kërkon Qeverisë të pezullojë taksën për importet nga SHBA
KosovëLajmi i fundit

Tarifat e Trump ndaj Kosovës, Osmani i kërkon Qeverisë të pezullojë taksën për importet nga SHBA

Published: April 3, 2025
Shpërndaje

Presidentja Vjosa Osmani ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të pezullojë tarifat e importit për të gjitha produktet nga SHBA-ja, pasi kjo e fundit vendosi tarifën 10 për qind.

Osmani në një postim në X, ka thënë se kjo kërkesë bëhet për të dërguar mesazhin se Kosova është e gatshme për marrëdhënie më të fortë me SHBA-në.

“Jam e bindur se ky veprim do të hapë mundësi të reja për krijimin e vendeve të punës, shkëmbimin e teknologjisë dhe rritjen afatgjatë ekonomike”, ka shkruar Osmani.

- Publicitet -

“Zyrtarisht i kërkova Qeverisë së Kosovës që të pezullojë tarifat e importit për të gjitha produktet amerikane – një hap i rëndësishëm për të thelluar lidhjet ekonomike me aleatin tonë më të ngushtë dhe për të dërguar një mesazh të qartë: Kosova është e gatshme për një marrëdhënie më të fuqishme me Shtetet e Bashkuara, me një vizion të qartë që do t’i bënte të dyja vendet tona më të forta, më të sigurta dhe më të begata”, shkroi Osmani.

Presidentja u shpreh e bindur se se kjo lëvizje do të hapë mundësi të reja për krijimin e vendeve të punës, shkëmbimin e teknologjisë dhe rritjen ekonomike afatgjatë.

“Më shumë se një lëvizje ekonomike, ky është një objektiv i politikës së jashtme, duke riafirmuar përkushtimin tonë të qëndrueshëm ndaj aleancës Kosovë-SHBA, e ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta të lirisë dhe dekada të mbështetjes së palëkundur”, theksoi ajo.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump, ka shpallur tarifa ndaj pothuajse dyqind vendeve botërore, të cilat do të hyjnë në fuqi më 5, përkatësisht 9 prill në mesnatë sipas kohës amerikane. Në mesin e vendeve që SHBA ka vendosur tarifa janë edhe Kosova e Shqipëria me nga 10 për qind.

Gjatë vitit 2024, sipas statistikave të Doganës së Kosovës, vendi ka shënuar eksporte me SHBA-në mbi 39 milionë e 176 mijë e 701 euro, derisa në tre muajt e parë 2025 vlera e eksportit është 5 milionë e 759 mijë e 490 euro.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Një natë, shumë ritme dhe një ndalesë që nuk e kishim planifikuar
  • Sa i kushtoi Kosovës mbrojtja e të akuzuarve në Hagë?
  • Rama drejt SHBA për Asamblenë e OKB, takim edhe me shqiptarët
  • Tension para Speciales në Hagë, Policia holandeze përplaset me mbështetësit e ish-krerëve të UÇK-së
  • Gjykata Supreme e Brazilit pranon ekstradimin e Ervin Matës drejt Shqipërisë

Komentet e Fundit

  1. TaRrasBulba on Shtrenjtimi i tarifave “zbraz” bankat e shkollave private, ku po shkojnë nxënësit
  2. Teuta on Gjyqi i Historisë
  3. albi on Shtrenjtimi i tarifave “zbraz” bankat e shkollave private, ku po shkojnë nxënësit
  4. demo on “Fol mirë, se ne jemi sovrani”: Kreu i Unionit të Gjyqtarëve përplaset me Ulsi Manjan në Kuvend
  5. L.H on Gjyqi i Historisë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?