Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë në Kosovë, arrestohen dy persona në Mal të Zi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë në Kosovë, arrestohen dy persona në Mal të Zi
AktualitetBote

Të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë në Kosovë, arrestohen dy persona në Mal të Zi

Published: October 8, 2023
Shpërndaje

Organet e rendit në Herceg Novi të Malit të Zi njoftuan se kanë ndalur një 48-vjeçar nga Kosova me inicialet (I.B.) i cili akuzohet për krime lufte kundër popullsisë civile.

“Ky person kërkohet nga Interpoli dhe UNMIK-u në bazë të një procedure penale të ngritur kundër tij nën dyshimet për krime lufte kundër popullsisë civile”, thuhet në njoftimin e policisë malazeze.

Gjykata e Lartë e Podgoricës bëri të ditur se ka caktuar masën e paraburgimit me qëllim ekstradimi të individit në fjalë. Ditë më parë, në qytetin e Bjelo Poles në veri të Malit të Zi u arrestua një i dyshuar tjetër për krime lufte kundër popullsisë civile në territorin e komunës së Pejës në vitin 1999. Ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit me qëllim ekstradimi.

- Publicitet -

Mali i Zi thotë se do të njoftojë organet përkatëse të Kosovës për rastin në fjalë dhe presin dokumentacionin përkatës për ekstradimin e të dyshuarit.

Analistët malazezë thonë se policia e Kosovës e ka thelluar edhe më tej bashkëpunimit ndërkombëtar me institucionet e zbatimit të ligjit të shteteve të rajonit, dhe me organizatat ndërkombëtare të sigurisë, me qëllim arrestimin e personave të kërkuar dhe sjelljen e tyre para drejtësisë.

Ndërkaq, përfaqësuesit e partisë pro-serbe dhe pro-ruse në Malin e Zi, ish-Fronti Demokratik, i bënë thirrje qeverisë teknike të Kryeministrit Dritan Abazoviç që të mos marrë pjesë në arrestimin e serbëve dhe malazezëve të shpërngulur nga Kosova, sepse siç thanë ata, “kjo do të destabilizojë edhe më tej situatën politike në vend”.

Kjo parti tha se, “gjatë shtatë ditëve të fundit, në bazë të kërkesës së Prishtinës, dy serbë të zhvendosur në Mal të Zi, Zhivko Vuksanoviç dhe Momçilo Bulatoviç, u arrestuan nën dyshimet për krime lufte pas dy dekadash e gjysmë”.

Në dhjetor të vitit 2019 gjykata e Podgoricës e denoi shtetasin malazez, Vlado Zmajeviç me 14 vjet burgim pasi u gjet fajtor për krime lufte kundër civilëve. Zmajeviç, ish-vullnetar dhe pjesëtar i ushtrisë jugosllave është dënuar për vrasjen e katër civilëve shqiptarë në fshatin Zhegër afër Gjilanit në vitin 1999.

Rreth 13,500 njerëz u vranë gjatë masakrës serbe në Kosovë gjatë viteve 1998-1999 ndërsa më shumë se 1,600 persona ende figurojnë të pagjetur.

 

j.l./ dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Një cirk i dështuar
  • Xhafaj kritika KLGJ: Gabim i madh zbatimi i hartës së re gjyqësore, ua thashë që në fillim
  • Çfarë do të ndodhë me protestën
  • Dështon konsensusi në Strasburg për rezolutën Shqipëri-BE, PS dhe PD përplasen për amendamentet
  • EMRAT: Krim në familje, burri vret me çifte bashkëshorten në Shkodër, bie në pranga

Komentet e Fundit

  1. O nëne, o nëne on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. K O R C A on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. Phoenix on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Anonymous on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Komshiu on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?